LSI, thirrje qytetarëve: Refuzoni pagesën e “Rrugës së Kombit”, është vjedhje

Lëvizja Socialiste për Integrim iu ka bërë thirrje shqiptarëve, që most a paguajnë taksën për të kaluar në “Rrugën e Kombit”.

Petrit Vasili thotë në emër të LSI-së, se kjo taksë është një vjedhje e turpshme.

“Qytetarë, refuzojeni pagesën e Rrugës së Kombit se është vjedhje.

Kryeministri per vete shkon ne shtepi ne SURREL pa paguar asnje lek,ndersa kukesianet e varfer duhet te paguajne lekun e fundit per te hyre ne shtepi.

Qeveria hajdute kerkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit,qe me parate e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve.

Pasi i beri leket rrush e kumbulla per vetura luksoze,ëc e zyra per qejf te saj tani do qe t’ju rjepe leket qytetareve te varfer.

Qytetaret paguajne qindra milion euro per rruget ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe eshte me cmimin me te tmerrshem ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve.

Qytetarë, refuzojeni pagesën e Rrugës së Kombit se është vjedhje e turpshme”, shkruan Vasili.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...