“Lufta ndaj terrorizmit s’është dhe s’do të jetë e lehtë, por s’ka alternativë dhe s’duhet të ndihet e dekurajuar”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Izrael për punimet e “Konferencës së 18-të Ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit”, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Luftës kundër Terrorizmit (ICT). 

Gjatë vizitës së tij, Bushati zhvilloi disa takime bilaterale.

Ai u takua me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Izraelit Benjamin Netanyahu, Ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal Tzachi Hanegbi, Lideren e Opozitës Tzipi Livni, Drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre (AJC) David Harris dhe Kongresit  Botëror të Hebrenjve (WJC) Robert Singer.

Ministri Bushati në fjalën e tij në konferencë prezantoi angazhimin dhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, duke vënë theksin në shpalosjen e nismave të reja që lidhen me rolin e edukimit, harmoninë fetare, respektimin e të drejtave të njeriut e minoriteteve, vlerave të tolerancës ndaj diversitetit, dhe në hartimin e zbatimin e politikave të posaçme strategjike, sociale, politike, ligjore, edukative dhe ekonomike.

Bushati tha se “lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë dhe nuk duhet të ndihet e dekurajuar. Ashtu si rrjetet terroriste janë transnacionale, kështu duhet të jetë edhe bashkëpunimi ynë”.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka është e nevojshme për të prishur lidhjen mes radikalizimit dhe terrorizmit duke adresuar çështjet e ndryshme dhe komplekse në mjedise ku ushqehen akte terroriste. Duhet të miratojmë një “përpjekje të të gjithë shoqërisë” duke u angazhuar me shoqërinë civile, komunitetin dhe udhëheqësit fetarë, dhe të rinjtë”, u shpreh Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Lufta ndaj terrorizmit s’është dhe s’do të jetë e lehtë, por s’ka alternativë dhe s’duhet të ndihet e dekurajuar””

  1. Bazarhesap says:

    Antari I organizates terroriste(FETO) flet per terrorism ne vendin me apardetik ne bote(Israel)😣😣😣😣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *