Mjeku shqiptar vjen nga Amerika, i kalon pushimet duke vizituar falas bashkëfshatarët e tij: Populli im meriton respekt

4 Shtator 2018, 15:14Sociale TEMA
Mjeku shqiptar vjen nga Amerika, i kalon pushimet duke vizituar falas

Nga Alma Nikolli

Profesioni i mjekut më është dukur gjithnjë më i dobishmi, më njerëzori, më i vështiri e më shpresëdhënësi… I sëmuri e mbledh gjithë dhimbjen në sy dhe mundohet që me një shikim t’ia transmetojë atij që do mund ta shpëtojë, mjekut.

E në jo pak raste mjeku nuk i ngre aspak sytë për ta parë e lexuar, shikimi i arrin deri te xhepi i pacientit. Gjithsesi, këtë herë dua të flas për anën humane të mjekësisë, ama duhet të përmendja pak të kundërtën e saj që ta vlerësoj më fuqimisht një veprim të rrallë.

Para pak ditësh “Altini i Mrizit” (Altin Prenga) postoi në Facebook fotografinë e një mjeku që kishte ardhur nga Amerika me pushime dhe vullnetarisht po bënte kontrolle shëndetësore për bashkëfshatarët.

Sikur m’u lehtësua pak frymëmarrja e vështirësuar prej një gripi veror. E për të shmangur takimet gjithnjë të pakëndshme me mjekët vendosa ta kaloja në kushte natyrore, pa ilaçe. Dhe sa mirë që mora një “dozë” nga ai postim.

Një doktor që të viziton pa lekë, po që është lajm…lajm i bukur fort! Me shpetësinë e tastierës dhe ndihmën e Altinit hyra në kontakt me mjekun Angjelin Shtjefni.

Doktor Angjelini është larguar nga Shqipëria në vitin 1996. Për një periudhë shtatë vjeçare, nga viti 1987 deri në vitin 1994 ka punuar në zonat më të thella të Pukës, siç i cilëson ai. Ai u emërua nga regjimi komunist për të punuar në fshatrat Tuç, Lak Rroshi e Qafe Bari, menjëherë pasi u diplomua si Mjek i Përgjithshëm në vitin 1987. Një rastësi e bukur, unë kam lindur dhe kam kaluar vitet e para të jetës në një nga këto fshatëra të thella…

Mjeku që lindi dhe u rrit 30 metra larg shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës, tashmë është integruar në sistemin mjekësor të Amerikës, ku punon në një spital në Jacksonville, Florida. Për disa ditë erdhi në atdhe dhe ofroi falas disa shërbime shëndetësore për bashkëfshatarët…Mbi të gjitha ofroi shpresë.

Doktor Angjelini më rrëfeu:

Dëshira për të ndihmuar bashkëatdhetarët nuk më ka munguar kurrë, jo vetëm në mjekësi por edhe në fusha të tjera. E realizova këtë vit, qëllimi ishte kompleks, por mesa pashë unë gjatë këtyre tre ditëve, edukimi rreth shëndetit çalonte në mënyrë të theksuar.

Pa përmendur vështirësitë ekonomike. Ofrova falas analizat e urinës, sheqerit, kolesterolit, antibiotikë të llojeve të ndryshme, ilaçe për tension të lartë, diabet, alergji, dhimbje artikulare-muskulare, etj.

Ishte një kënaqësi e veçantë për mua të shoh jo vetëm bashkëfshatarët e mi, por edhe të tjerë që kishin dëgjuar dhe erdhën. Gjithçka ishte falas për këdo që kishte nevojë. Ai popull meriton më shumë se sa një recetë dhe se në ç’farmaci të shkojë. Meriton respekt dhe profesionalizëm.

25 komente në “Mjeku shqiptar vjen nga Amerika, i kalon pushimet duke vizituar falas bashkëfshatarët e tij: Populli im meriton respekt”

  1. Torino says:

    Respekte.Kaq.Fjalet Jane te teperta.Komentet po ashtu.

  2. mik says:

    Bravo. Nje shembull admirues.

  3. Lumi A says:

    Rrespekte per kete njeri te mire.

  4. Bardhi Tolabi says:

    Respekt pafund,per mjekun human,Angjelin Shtjefni!

  5. Lumia says:

    Befsh hajer! Njeri I mire, me zemer e kulture.

  6. xhemal says:

    do ishte mire te shkruhej me shume per njerez te tille me zemer te madhe patriot i vertete,nje intelektual i rralle i uroj gjithe te mirat

    1. Flm says:

      Nje Bravo te madhe Angjelin Stefanit ….
      O Xhemal … perse kemb-ngul ne trashesin dhe injorancen tende. Eshte njoll e madhe ti thuash atij njeri human “mjek patriot”, dmth ai njeri po ti vinte nje i semur fukara Serb, nuk do ta sheronte ??? ndoshta mund te thuash “mjek human”.
      Atij njeriu i dhimbset fukaralleku i atyre njerezve.
      ####
      Filozofi Helen dhe “Ati i mjekesis” Hipokrati e ka cilesuar si detyrim mjekimin falas, kjo 450 vite para Krishtit. Lexoni ne internet per “betimin e Hipokratit” qe detyrohen mjeket perpara se te diplomohen ne te gjithe Boten.

  7. Nje kerkues says:

    Zoterise , bravo i qofte qe vjen e ndihmon por nuk eshte mjek ne amerike . Sipas nje kerkimi te thjeshte ne google ai eshte nje infermier me i specializuar qe mund te punoj si ndihmes mjek . Rregulli i pare kur paraqitesh para pacientit esnte qe te tregosh poziten dhe nese zoteria prezantohet si mjek ben nje gabim shume te madh . Mbase ky eshte nje gabim i zonjes qe ka shkruar artikullin sepse Angjelini meqe i ounon ne Amerike i di shume mire keto rregulla .

    1. Linda says:

      Zoti kërkues. Ai nuk bene asnjë gabim te prezantohet si doktor ne Shqipëri sepse aty ka marrë diplomën ne mjekësi. Se si prezantohet në USA nuk e di as ti e asnjeri prej nesh. Gjithsesi gjest I admirueshem

      1. Kerkuesi says:

        Zonje / zonjushe , une nuk kam as nje gje me Angejlinin . Sic e thate ju dhe shume te tjere eshte prove karakteri dhe perkushtimi cfare ka bere . Edhe une e nisa me bravo komentin . Sic e kam shkruar the me poshte ne nje koment tjeter cdo lloj profesioni eshte i vyer dhe kur punon per humanizem eshte akoma me i vleresuar . Do doja qe personi qe e ka shkruar artikullin te ishte me korekt me lexuesit dhe me i sakte . Kjo nuk i heq aspak meritat Angjelint ! Gjithe te mirat !

    2. Kerkuesi2 says:

      KA te drejte Kerkuesi. Une banoj ne SHBA dhe eshte plotesisht e vertete ajo qe thote ai/ajo.
      Fakti qe eshte RN (negistered nurse) nuk ia ul vlerat Angjelinit si Ndihmes mjek bamires. Mbase shkruesi i artikullit nuk i ka njohurite e duhura per sistemin mjeksor ne SHBA.

    3. Nga larg says:

      Germo o Tare, germo,
      Meqe paske kenaqesi te hulumtosh, nje “nurse practitioner” ose “physician assistant” ne Amerike del me i formuar se nje nga ata mjeket shqiptare dhe shume prej tyre jane me te pregatitur se vete mjeket, kete ta them me bindje te plote nga experienca personale. Te garantoj se ne dy vjetet e specializimit si NP ka mesuar me teper se ne 4 vjet ne Shqiperi. Ai ka sherbyer si mjek ne ato zona dhe do te jete mjek gjate gjithe jetes se e ka marre diplomen e mjekut me perpjekje e jo si ato diplomat qe jepen sot. Keto dite popullit i sherbeu nje mjek i arsimuar dy here. Gabim beni ju qe e paragjykoni dhe jo ai.

      1. Kerkuesi says:

        Une nuk paragjykoj zoteri . Eshte shume e thjeshte . Ka mbaruar per mjekesi ne shqiperi . . A eshte zoteria i licensuar per te ushtruar peofesionin ne shqiperi ? Sic del nga artikulli ka punuar deri nga mesi i viteve 90 po ketu gjerat kane ndryshuar shume . Qe te ushtrosh profesionin duhet license . Dhe as “ nurse practioner “ nuk ta jep kete te drejte te ushtrosh ne shqiperi . Nuk e ve m dyshim qe dyhet te jete i pergatitur por Ne qofte se dikujt nga pacienteve qe sheh zoteria u ndodh dicka kush e mban pergjegjesine ? Nuk kam as nje gje me Zoterine por mundohuni njerez qe ti bejme gjerat ne rregull , sic duhet dhe mos u leshoni me kete patriotizmin e semure se nuk na ndihmon te shkojme perpara .

  8. DINGO says:

    Ky mban premtimin e HIPOKRATIT ,qe te gjithe Doktoret e botes bejne.qe eshte te sherrosh njerezit dhe te besh mire.
    Ja dhe nje Malok i zbutur ne Amerike.Shqiperia ka tmerr sa degjon DOKTOR,se na Kujtohet Doktor Mortja Sali Qeni.

  9. Nje bravo per kete mjek,por keta mjeket tane i lexojne keto radhe,po shoket e tij qe kane mbaruar shkollen me te ,ku jane?
    Ta beej cdo mjek i joni te pakte 2 here ne vit kete gje do te ishte shembulli me i mire.
    Mjek eshte edhe sali berisha por u kthye ne vampir.

  10. Vertetoj says:

    He mo,a behet shqiperia?!
    Po behet!!!
    E deshmojne dite per dite njerez te thjeshte qe duan te shprehin humanizmin dhe te perhapin njeçik kulture perdimore.
    Nuk- na- duhet- asgje- perveç – te – duam- vendin- tone- dhe -te-respektojme-njerzit.

  11. Petrit says:

    Nje mesim i mire per ju komentuesit analfabet te paçavurres tema qe ne çdo rast shani “malokët”
    Veriorët qe ju i quani malokë jane njerez me zemer te madhe perfshi ketu edhe te madhin e kombit lexhenden e gjalle Prof. Dr. Sali Berisha.
    E ndersa ju qe komentoni ketu me emra fallso
    nuk asgje tjeter veqse ordiner e te pashkolle

    1. fieraku4u says:

      HA GJIZE, AGUSH HA…

    2. Vertino says:

      Ti petrit bashke me Dr.Mortien S
      Berisha ti hani mutin ketij mjeku human si dhe gjithe albanezeve.tung

  12. Enk says:

    Desha ti pergjigjesha kti kerkimtarit te google <> ,qe çfardo qe te punoj ne USA ky doktor zemer flori,ska rendesi shumesepse kete servis vullnetar dhe human ai e ka ushtruar ne Shqiperi,nga ku eshte dipllomuar si doktor i pergjithshem.Kshu qe para se te leshosh kto komente mbi investigim tend do ishte me mir te kuptoje artikullin para se te perdorje googellin tend.
    Rrespekte doc.

    1. Nje kerkues says:

      Po ta kesh lexuar mire komentin tim une e nisa me bravo komentin. Zoterise nuk ja heq as une as njeri diplomat qe ka marre . Cdo lloj pune eshte e nderuar dhe behet akoma me vleresuar kur behet ne menyre vullnetare . Por gjerat duhen shkruar sic jane . Jam shume i sigurt qe Angjelini do merrte te njetat urime edhe po te ishte shkruar e verteta se rendesi ka karakteri e perkushtimin. Gjithe te mirat!

  13. labi says:

    na duhen shum si puna ktij njeriu te mbar ,zoti e bekoft bravo e madhe

  14. altin maloku says:

    E keni vene re kur hyn ne lokalin e kti malokut te mrizi i prengs sikur ke hy ne kishe foto te priftave anembane edhe formen lokali e ka si kryq,kta bythqira vec me propagand jane mundu me ngrit vedin keshtu kane vepru historikisht tu ba buste gjithkund tu vu emna rrugesh kryqa neper cdo cep,gazetaret te ketij komuniteti edhe fuksat kriminelat tradhetaret i bajn heronj vetem se e ka emnin pjeter,perfundimisht kta alpina per fe bajn cdo gja bashkohen me grek serb malazez italjan turli pederit vec ti bashkoj kryqi,antishqiptar te betum.

  15. Bob. says:

    I DASHUR Kerkues !Pa dashur t’ju fyej ,duke lexuar koment in tuaj,mu kujtua nje monolog qe degjova para ca ditesh ne nje local ne Llogara
    Nje zone (e huaj) e pyeti pronarin e lokalit qe ku mund te lidhej me Wi Fi?Dhe pronari me te qeshur ia ktheu.:E shikon ate Pishen atje?Po -the gruaja.Hyp atje se te vjne sinjali wi fi. Keshtu dhe ti i nderuar mik.Kerko ne Goggle

    1. kerkuesi says:

      I nderuar Bob ,

      Jemi ne nje vend te lire ku cdo njeri ka te drejten e fjales dhe te mendimit ndryshe . Nese juve ju pelqen te genjeheni eshte e drejta juaj . Une preferoj te informohem . Gjithsesi mendoj qe eshte patriotizem i semure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje