Faza e parë e pranimeve, Administrim Biznes, Administratë Publike, Financë Bankë dhe Juridik degët më të kërkuara
Vijojnë aplikimet për bursa. Në rritje regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Psikosociale
Pas 6 ditë aplikimesh për raundin e pare të pranimeve në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë diferencohen degët me Boom kërkesash nga maturantët.
Degët më të kërkuara deri tani janë Administrim Bisnes,Administriatë Publike, Financë Bankë, Juridik , ku vendet thuajse janë plotësuar. Fluks në rritje ka pasur në fakultetin e shkencave Psikosociale, ndërkohë që trendi mbetet i njejtë në degë të tilla si ato të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave Politike.
Nga dje, kanë nisur aplikimet për transferim studimesh dhe programe të dyta studimi , regjistrimi për të cilat do të vijojë deri në 14 shtator. Sipas të dhënave zyrtare nga UMSH, vihet re një shtim i regjistrimeve nga Kosova, me nr dy herë më të lartë se vitet e kaluara. Vijonë aplikimet për të gjithë ata maturantë të cilët duan të përfitojnë një nga bursat e studimit që ofron UMSH.
“Rreth 10% e studentëve për vitin e ri akademik do të marrin bursë, mbështetja e nxënësve të ekselencës dhe kategorive të ndryshme sociale është një nga prioritetet kryesore të politikave që ndjek Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, prej vitesh tashmë”, shprehen drejtuesit e UMSH.
Sipas tyre, 4 lloje bursash ofrohen në 3 fakultetet : Ekonomi, Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe Shkenca Psikosociale. Bursat e plota ofrohen për familje me ndihmë ekonomike, jetimë, fëmijë dëshmorësh, studentë me aftësi të kufizuara si dhe nxënës me mesataren 9.8-10.
Me kuotën minimale prej 500 Euro` , do të pranohen aplikantët e spikatur në konkurse , gara ose organizata të ndryshme. Me kuotën 1000 Euro do të pranohen studentët e regjistruar për here të parë me mesataren mbi 8.5 në shkollën e mesme/studimet Bachelor.
Me kuotën 1500 euro do të pranohen deri në 3% e studentëve me të ardhura relativisht të ulëta. Në lidhje me masterat për vitin e ri akademik, Bordi drejtues i UMSH ka vendosur se të gjithë studentët e UMSH-së që vazhdojne pa ndërprerje studimet ne programin Master do të kenë çmimet preferenciale :
Aplikimi do të specifikoje për cilin grup burse aplikon nxënsi apo studenti i interesuar dhe më pas vendimi do të merret nga një Komision i veçantë i përbërë nga drejtues të UMSH dhe staf akademik.
Çdo përfitues burse e ruan këte të drejtë, për të gjithë ciklin e studimeve , për sa kohë vazhdon të jetë në të njëjtat kushte (në rastet e të ardhurave, aplikimi duhet berë çdo vit ), me ato të pranimit si dhe rezulton me frekuentim me te lartw se 90% te procesit mësimor, shlyen detyrimet mësimore brenda vitit akademik përshire sezonet e zakonshme dhe ato të ndërmjetme ose të vjeshtës.
O zot,universitet karagjoze shqiptare.