Përgjimi Biba-Bianku/ Materiali i plotë nuk gjendet. Prokuroria, materiali i publikuar montazh për të cënuar të vërtetën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Hetimi i Prokurorisë së Tiraëns për audio përgjimin mes Denar Bibës dhe gjyqtarit Ledi Bianku mund të rezultojë një flluskë sapuni.

Burime nga akuza e kryeqytetit konfirmojnë se në dispozicion të Prokurorisë është venë vetëm materiali i publikuar në Exit.al dhe nuk është mundur të bëhet biseda e plotë.

Në bisedën e bërë publike hetuesit thonë se ka ndërhyrje.

Pjesë komunikimi janë hequr apo afruar nga njëra-tjetrën.

Ky fakt sipas tyre ngre dyshime se ndërhyrjet mund të jenë bërë për ta nxjerrë bisedën jashtë kontekstit.

Por për të verifikuar qëllimin e bisedës hetuesit thonë se duhet të ekzaminojnë të gjithë bashkëbisedimin mes tyre.

Është e paqartë se cili do të jetë hapi tjetër i prokurorisë për këtë rast p[asi audio e plotë duket e pamundur për tu gjetur.

Një ditë pas publikimit të materialit prokuroria regjistroi një hetim për veprën penale të ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Opozita i kërkoi Prokurorisë të hetojë për korrupsion Denar Bibën dhe këshilltarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaci, për shantazh ndaj Biankut.

Opozita pretendon se e ka shantazhuar Biba, duke i kërkuar të mbështesë qeverinë në kërkesën drejtuar Gjykatës së Strasburgut për të shtyrë ekzekutimin e vendimeve për çështjen e kompensimit dhe kthimit të pronave.

Biba i ka mohuar akuzat, ndërsa Gjykata e Strasburgut sqaroi se biseda e përgjuar nuk ka ndikuar në marrjen e vendimit të saj për të aprovuar kërkesën e qeverisë shqiptare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Përgjimi Biba-Bianku/ Materiali i plotë nuk gjendet. Prokuroria, materiali i publikuar montazh për të cënuar të vërtetën”

  1. Shpifja eshte veper penale says:

    Vepra Penale eshte kur shpifet per qellime perfitimi sic eshte rasti ne fjale qe nuk pranon te dorezoje pergjimin pra le te gjykohet per shpifen

  2. Spy says:

    Kush e di sa sa miq ka pergjuar Bianku!!!! Bumberang si i Dritan Priftit.

  3. Muli says:

    Po mortja ta haje organin e akuzes qe nuk e detyron te dorezoje videon e plote.
    Arta Marku nuk qenka fare per kete detyre.

  4. Kiu Muzaka me hosten says:

    Cfare gjyqtari Strasburgu eshte ky i pamoralshem,theret shokun per kafe dhe e incizon,me e poshtra eshte se e publikon mbas 4 vjetesh,ja pra kush jane horrat e Sali Qenit.

  5. Juristi says:

    Po e ku e ha bianku ate kokerr ulliri!!! Po te pranoje qe e ka bere ai pergjimin ilen kove pusi. Para Gjykates se Strasburgut dhe para Kodit Penal shqiptar. Pergjimi i paautorizuar dhe ruatja per publikim ose publikimi i pergjimit eshte veper penale, neni 121 i Kodit Penal

  6. Gri says:

    He zonja Bianka! Jepi! Me duket se Biba paska pas te drejte kur kerkoj te dorezosh pergjimin tend “miqesor”, te pabese dhe te dhjere!
    Bib, ktheju ketij. Biankes, denoncoje per pergjim te paligjshem. Me nje fjale rrsson nje top m… turinjeve!
    Tipa si ky Bianka e kane prish dhe e kane demtu me shume kete vend. Ky psh eshte tip we shfrytezon dhe abuzon me Gjykaten e Strazburgut!
    Une mendoj se edhe ky gjykates karavidhr duhet ti nenshtrohet gjykimit ne Veting edhe per kete rast.

Lini një Përgjigje te Shpifja eshte veper penale Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *