Përgjimi Biba-Bianku/ Materiali i plotë nuk gjendet. Prokuroria, materiali i publikuar montazh për të cënuar të vërtetën

Hetimi i Prokurorisë së Tiraëns për audio përgjimin mes Denar Bibës dhe gjyqtarit Ledi Bianku mund të rezultojë një flluskë sapuni.

Burime nga akuza e kryeqytetit konfirmojnë se në dispozicion të Prokurorisë është venë vetëm materiali i publikuar në Exit.al dhe nuk është mundur të bëhet biseda e plotë.

Në bisedën e bërë publike hetuesit thonë se ka ndërhyrje.

Pjesë komunikimi janë hequr apo afruar nga njëra-tjetrën.

Ky fakt sipas tyre ngre dyshime se ndërhyrjet mund të jenë bërë për ta nxjerrë bisedën jashtë kontekstit.

Por për të verifikuar qëllimin e bisedës hetuesit thonë se duhet të ekzaminojnë të gjithë bashkëbisedimin mes tyre.

Është e paqartë se cili do të jetë hapi tjetër i prokurorisë për këtë rast p[asi audio e plotë duket e pamundur për tu gjetur.

Një ditë pas publikimit të materialit prokuroria regjistroi një hetim për veprën penale të ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Opozita i kërkoi Prokurorisë të hetojë për korrupsion Denar Bibën dhe këshilltarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaci, për shantazh ndaj Biankut.

Opozita pretendon se e ka shantazhuar Biba, duke i kërkuar të mbështesë qeverinë në kërkesën drejtuar Gjykatës së Strasburgut për të shtyrë ekzekutimin e vendimeve për çështjen e kompensimit dhe kthimit të pronave.

Biba i ka mohuar akuzat, ndërsa Gjykata e Strasburgut sqaroi se biseda e përgjuar nuk ka ndikuar në marrjen e vendimit të saj për të aprovuar kërkesën e qeverisë shqiptare.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...