Propozimet e Thaçit për korrigjim të kufijve, blof politik?

4 Shtator 2018, 18:24Blog TEMA

Nga Agon Hamza

Njëra ndër sfidat kryesore të mendimit dhe praktikës politike është krijimi i dallimit ndërmjet urgjencave reale dhe atyre të imponuara. Në fakt, politika fillon atëherë dhe aty ku përfundon terreni i urgjencave të imponuara. Më shumë se sa kualifikimi poetik i saj si arti i të mundshmes, politika është, mbi të gjitha, procesi i ndryshimit të statusit të së pamundshmës në atë të së mundshmes. Në psikoanalizë ekziston një tezë (më vonë e zhvilluar nga filozofia politike), sipas së cilës nuk mund të shohësh gjithçka nga gjithkund. Totaliteti i situatës mund të shihet vetëm nga brenda vet situatës. Sfida kryesore këtu është të gjendet perspektiva adekuate prej së cilës do të mund t’i kuptonim specifikat e situatës.

Nga kjo perspektivë, problemi me Kosovën dhe proceset aktuale politike e ekonomike, qëndron në faktin se të gjitha këto procese janë inicuar mbi presupozimin se ekzistojnë disa rregulla të qëndrueshme në sfondin e situatës. Thënë ndryshe, proceset politike në vend, janë inicuar mbi farsën se specifikat e totalitetit të Kosovës mund të kuptohen nga perspektiva e shtetit-komb – e, që Kosova nuk është. Kjo është njëra prej arsyeve që kur kjo situatë dështon në mënyrë të vazhdueshme, si rezultat i pamundësisë së saj strukturore, ne shtyhemi dhe kthehemi prapa pothuajse në pikën e fillimit. Me këtë rast, mekanizmi ideologjik i urgjencës ri-aktivizohet, shpallen zgjedhjet e jazhtëzakonshme, ripërtrihet tregimi për destabilitet e konflikt, e kështu me rradhë. Këtu pyetja e madhe, por që nuk mund të zhvillohet në këtë tekst, është: cila është mënyra e duhur për të bërë politikë partiake në një shtet-jo-komb inkonsistent? Por, ajo që vijon më poshtë, do të jetë përpjekje për t’i diskutuar pasojat e pyetjes paraprake.

Tani që çështja e negociatave me Serbinë është shndërruar në çështjen kryesore politike dhe shoqërore në vend, koncepti i urgjencës merr kuptim tjetër. Dhe është pikërisht ky lloj i urgjencës false si përcaktuese e jetës sonë, që duhet analizuar për t’u kundërshtuar pastaj.

Të fillojmë kështu: është shumë e vështirë, pothuajse në nivel të  pamundësisë, që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rezultojë me ndarje të vendit në këtë konjukturë historiko-politike. Mirëpo, kjo aspak nuk nënkupton që vetëm ndarja është rrezik ekzistencial për Kosovën. Përkundrazi, përjashtimi i opsionit të ndarjes si bllof politik (ku tezat e ‘korigjimit të kufinjëve’, apo ‘shëmbimit të territoreve’ qëndrojnë si eufemizëm), është arsye e mjaftueshme për shqetësim. Në fakt, pikërisht për shkak se ndarja e vendit nuk është opsion serioz politik, ne duhet të fillojmë të shqetësohemi për situatën në të cilën ndarja është perde tymi politik.

Arsyeja pse situata politika shfaqet si shkak për shqetësim është fakti se Presidenti Hashim Thaçi e prezentoi idenë e ndarjes së vendit vetëm si blof politik. Por, në të vërtetë kjo nuk është asgjë e re – Presidenti Thaçi e ka ndërtuar gjithë karrierën e tij politike duke rrëmbyer apo duke u katapultuar në projekte politike (lufta çlirimtare, deklarata e pavarësisë), ose duke krijuar probleme dhe agjenda false (sikurse negociatat me Serbinë). Në këtë kontekst, urgjenca për të hyrë në të ashtuquajturën fazë finale të dialogut me Serbinë ka disa problem e enigma.

Problemi i parë, konstituiv i gjithë këtij procesi, mund të formulohet nëpërmjet një pyetje shumë naive vet-referuese: pse gjithë kjo urgjencë për të nënshkruar një marrëvëshje politike dhe juridikisht të obligueshme me Serbinë? Ka diçka të pakuptimtë në nxitimin e Presidentit Thaçi – nëse për një moment e abstrahojmë faktin që ai shfrytëzon negociatat si levën e vetme për të mbetur në pushtet. Por, kjo nuk është asgjë e re. Kjo është tashmë pothuajse common sense. Tragjikja qëndron në faktin që një njeri, pavarësisht se kush është ai/ajo, mendon se fati i tij/saj individual është kauzalisht i ndërlidhur –  apo akoma më keq: përcaktues – i fatit të kolektivitetit. Kësisoji, jeta e tyre shndërrohet në teatër të ideve të tyre dhe ekzistenca e tyre merr përmasa të Absolutit. Ky është problem i Presidentit Thaçi, por kurrsesi i vendit. Dhe sfida qëndron në këtë pikë: reduktimin dhe kufizimin e e jetës së Presidentit Thaçi përbrenda personit të Presidentit Thaçi, e jo të idesë së tij për Presidentin Thaçi.

Por, më e ndërlikuar dhe enigmatike se kjo është çështja e funksionit politik dhe ideologjik të propozimit të Presidentit Thaçi për ndarjen e vendit. Çka ka prapa serisë së propozimeve të tij për demarkim të kufirit, shkëmbimit të territoreve, ndarjes, njohjes reciproke nëpërmjet një marrëveshje juridikisht obliguese, etj? Pothuajse çdo ditë jemi të bombarduar me ide të ndryshme për dhe rreth zgjidhjes përfundimtare të problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vetëm me qëllim të maskimit dhe mistifikimit të zgjidhjes reale. Sipas të gjitha probabiliteteve, marrëveshja politike ndërmjet Presidentit Thaci dhe atij Vucic, do të jetë marrëveshje për krijimin e Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës. Kjo ndryshe quhet edhe “Zajednica”, apo Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Këtu qëndron ironia e situatës: përderisa Slobodan Milosheviq, Radovan Karadgjiq apo Ratko Mladiq¬ kanë vdekur apo janë dënuar për gjenocid dhe krime të tjera kundër njerëzimit, projektet e tyre politike po vazhdojnë të implementohen. Së pari në Bosnjë e Hercegovinë, e tani edhe në Kosovë. Zgjidhja përfundimtare (përfundimi i së cilës nuk do jetë as përfundimtar, e as vendimtar) do të marr formën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por që do të jetë me fushë dhe thellësi të zgjeruar të kompetencave.

Negociatat me Serbinë nuk janë çështje e urgjencës së Kosovës dhe popullit të saj. Problemi qëndron në faktin se ne jemi zhytur në to, nga forcat dhe njerëzit që nuk kanë potencë dhe efikasitet të luftojnë që të mbeten gjallë politikisht, por që pretendojnë të kenë kontroll mbi realitetin politik. Çarja me urgjencat e imponuara mes tjerash nënkupton shfaqjen e një forme tjetër të temporalitetit që e vë në funksion një formë tjetër të racionalitetit politik e intelektual. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në konjukturën e sotme e cila mbizotërohet nga konfuzioni ideologjik, dhe ndarjeve false politike. Për fund, duhet theksuar se në këtë proces politik që nëse nuk është inicuar drejtpërdrejtë nga Vucic, atëherë definitivisht është i udhëhequr prej tij, fati i Kosovës është më i rëndësishëm se sa ai i personit Thaçi.

5 komente në “Propozimet e Thaçit për korrigjim të kufijve, blof politik?”

  1. Malo Kanina says:

    Deri tani mendoja se kishim vetëm një shëmbull që shfaqte armiqësi të theksuar ndaj thjeshtësisë, zonjën Dume, por shoh se mbiu edhe një tjetër. Këta, si rregull, nuk të bëjnë të ditur problemin, por rreken të tregojnë sa të ditur janë rreth problemit që trajtojnë. Shkurt, sofist të shkallës sipërore.
    Nuk mendoj se do e teproja, po t’ju rekomandoja zonjës Dume dhe zotit artikullshkrues, të lexonin dhe rilexonin atë libërth me nja 120 faqe, model i thjeshtësisë së përcjelljes të mesazhit, me titullin “I huaji”, me të cilin Albert Kamy fitoj çmimin nobel.
    Sa për ndonjë koment rreth mesazhit që përcjell artikulli, më vjen keq, por ai është përmbytur me më shumë ujë sa dhe “Katrina” derdhi përmbi New Orleans.

    1. Kapit Tupalla says:

      Përqendrohu pak për ta kuptuar artikullin … nëse do thjeshtësi artikulli thot
      MOS KENI FRIKË NGA NDARJA, KORIGJIMI, SHKËMBIMI … SEPSE NUK DO TË NDODH, POR NGA ZAJEDNICA !!!!

  2. Baliu says:

    Jo blof politik, por Kosova prap monedhe per kusuritje ndermjet qendrave te vendosjes. Taqi eshte vetem nje pion i instaluar me kujdes aty ku ju duhet, nje zagar i paskrupullt dhe i shantazhuar per te kryer pune te ndyta.

  3. Makuteria says:

    Nuhat Hamza drejt:
    Synini I gjithe kesaj mjegulle eshte krijimi
    I Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës, perndryshe “Zajednuca’.
    Këtu qëndron ironia e situatës:
    Slobodan Milosheviq, Radovan Karadgjiq apo Ratko Mladiq, dënuar për gjenocid dhe krime të tjera kundër njerëzimit,
    Dhe
    projektet e tyre politike vazhdojnë të implementohen.!!!!!
    Sakte.
    Sepse Rusia punon per vete. Eshte fakt efektiviteti max.
    Le Andej Ne vec Oseti, Ceceni….Krime, Siri
    etj, po edhe ne mes te EuropesPlake
    ja del ta beje Kasapin e Ballkanit- Serbine perseri bastion te hekurt te saj
    te cilen Perendimi duhet ta nderoje!!

    Fakt:
    Republika serbska në BosnjëHercegovinë, e ne Dejton, me masaker Te Srebrenices brenda,
    ne 2018 edhe në Kosovë (Rusia)
    arrin kthen Rroten mbrapsht?!
    Sepsee
    Rusia
    punon fort.
    Shume mbahen me I Forti por faktum rezultoka Ariu Rus!!!!(ShikoJe edhe erdoganin si kercenon me mikun putin…)

    USA e BE DESHTIM mbas deshtimi,
    PSE?.
    Se Rusia punon me efikasitet te plote !

    E pat fajin kimfilbi, thane njehere. Po kETA qe e vune filbin komunist aty…ca kane?
    Uhuhuhuh.
    Mbi te tera
    E ka fajin Burokracia e Larte perverso-makute qe ideal ka vetem PPP/ PushtetParanePis!!

    Ja riqnes thaq c’i bon
    MakuteriaInteligjente!
    Kamikaz I gerditshem, shok ka PiktorPerversin e drogum,
    bilbilos percartshe: — UuuuuuuNE Mesia do j’u bie paqen…. Madheshtine….
    – ju kamikaze te mykur!!
    Eh,
    MjeranXhahili ditzi!
    Do bohet telef Mesia zgjebs, kaq…..

  4. Po Rep Serbska si ne Bosnje, synohet ne perfundim, kot s’u bo Zahednica. Idea e Kushes Serbe qe s’resht se punuari per Serbine, I lumte!, ne saje te Rusise qe gjithashtu nuk fle por punon!!!

    E qarte qe Perendimi hedh pordhen 7 oke dhe…. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje