Ruçi: Opozita të lerë mënjanë luftën elektorale, të bashkëpunojmë për integrimin e vendit në BE

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një bashkëbisedimin me gazetarët ka bërë bilancin e sesionit parlamentar që lamë pas. 

Në fjalën e tij para gazetarëve Ruçi tha se fokusi kryesor që duhet të udhëheqë pozitën dhe opozitën në këtë sesion të ri parlamentar është integrimi i vendit në BE. 

Më tej Ruçi tha se opozita duhet që të lërë mënjanë luftën elektorale, pasi sipas tij në këtë momente “ylli polar” është hapja e negociatave, fitojmë të gjithë, fiton Shqipëria. 

“Nga shtatori deri në dhjetor të 2018, fokus është integrimi në BE. Reforma zgjedhore shtyhet me 6 muaj. 

Opozitës iu krijuan të gjitha kushtet për të marrë pjesë në Kuvend. Prej 2017, iu janë shtuar orët që kanë diskutuar në Kuvend. 

 673 diskutime deputetësh dhe 54% të këtyre diskutimeve nga opozita. Një seancë tjetër është kërkuar nga opozita, 101 kërkesa për informacion, 91 nga opozita. Rikthyem në Kuvend një standart të munguar prej vitesh. Institucionet e pavarura kanë raportuar rregullisht në Kuvend.  

Së shpejti, miratuam nisjen e sistemit të Vettingut në Polici. 294 grupe interese paraqitën qindra amendamente, prej të cilave 50% u miratuan. 

 Komisioni për Sigurinë Kombëtare, dhe komisionet e tjera, nisëm një praktikë pune ku është raportuar rregullisht nga institucionet. Unë e thashë dhe dje, që grupet parlamentare të lënë mënjanë luftën elektorale, jo ta pushojnë luftën, përkundrazi ta intesifikojnë, por ta lenë mënjanë.  

Ylli polar është hapja e negociatave, fitojmë të gjithë, fiton Shqipëria. Duhet të kontribuojmë të gjithë.  

Kuvendi ka hartuar tashmë një plan veprimi si edhe ka plotësuar një performancë të mirë. Duhet t’i ngjasojmë parlamentit kroat.  

Do t’ju kërkoja që këtë standart ta fillojmë dhe ta zbatojmë që në këtë sesion. Shtylla kryesore e Reformës në Drejtësi do të jetë vazhdimi i procesit të Vettingut. 

 Të ketë konsesus të gjerë nga të gjitha palët. T’i paraprijmë vitit, dhe të rrisim etikën parlamentare.– tha Ruçi. (TemA) 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Ruçi: Opozita të lerë mënjanë luftën elektorale, të bashkëpunojmë për integrimin e vendit në BE”

  1. Shaba says:

    Pirdh o Gramoz pirdh! Tani do te degjojn ty ata posi or jo. Aty lidhe gamorin ti.

  2. Malo Kanina says:

    Shoku Gramoz, nuk ke se ç’bënë, ti e dhe, or vëlla, modelin se si duhet të jenë opozitarët, i bëre dhe bust për ta përjetsuar. Modeli është urtësia dhe durimi legjendar i Pjetër Arbënorit. Respekti dhe dashuria jote për të gjithë ata që u ke thyer brinjët tashmë është e njohur dhe vlerësuar në çdo ambient, kombëtar apo ndërkombëtar qoftë ky. Folu dhe një herë opozitarëve me atë urtësinë dhe butësinë tënde të njohur, pa ke për të parë se do të dëgjojnë ata. Me pak vështirësi ata do ta kuptojnë porosinë tënde të çmuar, që ” jo ta pushojnë luftën, ta intensifikojnë, por ta lënë mënjanë”. Se si do ta intensifikojnë dhe njëkohësisht lënë mënjanë, ky mbetet një ekuacion që Flamur Noka dhe Taulant Balla duke u bërë bashkë mund ta zgjidhin….

  3. M.K. says:

    Është e çuditshme, shfaqen lloj-lloj komentesh dhe nuk shfaqet ky që kam bërë këtu. Unë nuk fyej askënd, thjesht jap një mendim, që juve ndoshta nuk u pëlqen. Por, besoj, komentet nuk kanë si qëllim tju kënaqin ju dhe politikën tuaj redaksionale.

  4. M says:

    Evropa mbase do per integrimin e Shqiperise , por e keqja eshte se politikanet nuk duan se humbasin privilegjet, pasurine dhe postet qe kan zaptuar
    Nje pjese e ketyre jan baktacinje
    Nje pjese jan te krimbur
    Nje pjese te inkriminuar
    Pjesa me e madhe te degraduar ( dje agjent te sigurimit, njerez te bllokut, katile te monizmit, sot kan nderuar qimet paraqiten si shpetimtare pa ideale, antikombetare, antinjerezore, pa respekt per historine,per heronjte, per paraardhesit, njerez qe perbuzin te djeshmen dhe te nesermen, kjo vjen nga injoranca, menyra e trajtimit, respektin ndaj shoqerise, Ne shikim te pare respekti lidhet me dashurine per familjen dhe atdheun, por megjithate respekti lidhet edhe me friken, keto dy ndjenja sado te ndryshme, shkojne ne menyre te persosur dhe behen dy forca levizese ne jete
    Respekti nuk eshte e drejte e asnjerit, por duhet te jete detyre
    Respekti per nje ligj, ne te vertet vjen nga respekti per njerezit ku na e dorezojne, nuk eshte njerezore frymezimi i te fuqishmeve , per te detyruar te pafuqishmit dhe nuk eshte e njeanshme , eshte respekt per drejtesi dhe dialog)
    Keta te krimbur dhe te degraduar duhet te shkulen nga renjet e te digjen, qe te fitoje Shqiperia

Lini një Përgjigje te Malo Kanina Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *