Shqiptarët e Zvicrës “pendohen” për festën me “shqiponjën”, Xhaka: Do të isha budalla nëse do ta bëja përsëri

Granit Xhaka dhe Gjerdan Shaqiri u bënë protagonistë të padiskutueshëm në kampionatin botëror “Rusi 2018”, pasi arritën t’i shënojnë Serbisë dhe festuan me simbolin e shqiponjës dykrenare, të shoqëruar edhe nga kapiteni helvet, Stephan Lichtsteiner.

FIFA hapi një hetim për atë rast dhe në fund u mjaftua me një dënim me gjobë për dy shqiptarët dhe mbrojtësin e Arsenalit, ndërsa në Zvicër shpërthyen polemikat, nëse duhej bërë ai lloj festimi apo jo.

Gjithsesi sot vetë protagonistët kanë premtuar se nuk do të festojnë më me shqiponjë, ndërsa theksuan se kërkojnë ndjesë, nëse kanë shqetësuar ndokënd me atë gjest, ndonëse ky nuk ishte aspak qëllimi i tyre.

Deklaratat futbollistët me origjinë shqiptare i bënë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në grumbullimin e kombëtares zvicerane, ku morën pjesë trajneri Petkoviç, drejtuesi i Federatës dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar.

“Do të isha budalla nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”, deklaroi Xhaka në konferencë, ndërsa Shaqiri kërkoi ndjesë me nota ironie në fjalët e tij, duke thënë: Sigurisht që kërkoj falje, nëse njerëzit ndjehen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...