Spekulimi me gazetarët azilantë

4 Shtator 2018, 20:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në vitin 2011 kam pasur një problem në Ambasadën angleze, ndërsa aplikoja për vizë. Algoritmi i Konsullatës më klasifikonte si njeri me rrisk të lartë për azil politik në Angli.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në atë kohë, shumë miqësore me mua, ndërhyri tek konsulli, duke i shpjeguar që “personi është gazetar dhe ka biznesin e vet këtu dhe nuk ikën për azil”.

Konsulli më dha të drejtë, por kur kalova nga dhoma tjetër, përsëri kompjuteri më skualifikoi. Situata ishte sa komike, për shkak të mbështetjes që kisha për vizë nga Ambasada, aq dhe dramatike për mua, se duhet të përcillja djalin në shkollë në Cambridge.

Arsyeja ishte e thjeshtë. Tek dokumentat shtesë që më kishin kërkuar në Ambasadë rreth veprimtarisë sime si gazetar, unë kisha përfshirë një raport të Departamentit të Shtetit dhe një të BE, rreth problemeve që kisha me qeverinë Berisha, me hedhje të makinës në erë, shkatërrim biznesi, dhunë fizike nga biznesmenët e tij etj, dhe algoritmi i kompjuterit më klasifikonte si të dyshimtë.

Dhe mu desh të marr vizën me një garanci financiare të madhe nga “Digitalb”, për të tejkaluar situatën, sa komike, dhe dramatike. E gjitha vinte nga dyndjet e shumë qytetarëve në Perëndim, që rregjistroheshin si azilantë, duke pretenduar se ishin gazetarë.

Mu kujtua sot ky detaj kur pashë se një raport i një sindikate gazetarësh në Shqipëri, thotë se 45 gazetarë janë ndjerë të kërcënuar dhe kanë kërkuar të largohen nga Shqipëria dy vitet e fundit. Raporti vendoset në një kontekst emocional, pas sulmit mbi shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala dhe pas një kërcënimi serioz nga një bandit lokal, mbi një reporter të një televizoni në Laç.

Të dyja janë ngjarje shumë të rënda dhe të dyja duhen zbardhur deri në fund, por këtu duhet të ndajmë masivitetin e njerëzve që kanë nevojë për azil si gazetarë, me gazetarët realë që mund të ikin, edhe pse janë kërcënuar vërtet.

Statistikat e nxjerra nga konteksti janë një dëm më i madh, pasi fshehin të vërtetën.

Ka qenë po kështu një skenë cinike me gazetën “TemA” më 2010, ndërsa qeveria e mbylli me policë, dhe një shoqatë gazetarësh protestonte se gazeta kishte lënë gazetarët pa punë, por nuk thoshte që qeveria e kishte mbyllur.

Kërcënimi në punë i një gazetari, është bashkëshoqërues i karrierës së tij. Është si ndryshku që shoqëron hekurin gjithandej.

Një gazetar që nuk është kërcënuar asnjëherë në jetën e tij, sidomos në vende si Shqipëria, nuk është gazetar, por punonjës shtypi. Dhe këtu duhet të bëjmë një dallim thelbësor.

Ka plot arsye për një njeri që do të ikë në emigracion. Miliona shqiptarë kanë emigruar nga vendi prej vitit 1990 dhe para vitit 1944. Të gjithë për halle kanë ikur.

Të ikësh për halle sociale, ndërkohë që ke punuar dhe në shtyp, është tjetër gjë, dhe të largohesh nën kërcënimin e jetës për shkak të punës si gazetar, është tjetër gjë.

Gazetarët më të njohur në vend janë kërcënuar thuajse të gjithë, por nuk ka ikur askush nga vendi. Por gazetarë që kanë marrë azil në vite për shkak se kanë qenë punonjës shtypi, ka me qindra.

Dhe ky spekulim duhet të marr fund.

Kur i referohemi debatit për lirinë e shtypit në Shqipëri, duhet të jemi seriozë në atë çfarë e bën mbytës mjedisin e gazetarisë në Shqipëri, dhe atë çfarë detyron një hallexhi të iki nga Shqipëria, pasi ka marrë rrogën si gazetar.

Nuk kanë ikur më 1997, asnjë nga gazetarët e “Koha Jonë”, dhe ata që rriheshin rrugëve nga badigardët e Berishës, dhe ata që futeshin në burg.

Nuk kanë ikur më pas ata që përballeshin me banditët e mbetur të ’97-s, dhe mund ta vazhdoj listën deri sot, tek gazetarët që përballen realisht me kërcënime, siç janë gazetarët që mbulojnë kronikat e zeza, si Klodiana apo Artani, apo ata që bëjnë shkrime serioze investigative.

Unë nuk e vë në dyshim se 45 gazetarë janë ankuar në zyrat e azilit në Perëndim se kanë ikur si të kërcënuar, dhe dikush prej tyre mund të ketë qenë dhe punonjës shtypi, por duhet të jemi më seriozë kur themi 45 gazetarë. Janë shumë, dhe për të qenë në Shqipëri.

33 komente në “Spekulimi me gazetarët azilantë”

  1. Duket pak si e cuditeshme qe kercenohen njerzit e sali berishes ata qe i lepijne prapanicen saliut nepermjet shtypit sahanlepires.
    Dhe kercenohen nga vete njerzit e saliut nga mamurrsi laci apo bathorja e laknasi.
    Kjo eshte vete dora e zeze e antishqiptarit sali qe ka etje per gjak per pushtet per dhune ne kete prag shtatori te zi qe ju vesht familja hajdute me te zeza.

    1. ben says:

      Po u kercenua Mero kercenohen gjithe gazetaret.
      Po I leshojne bresheri kallashi ndonje gazetareje po I vene pistoleten te koka tjetrit po u kercenua me jete nje tjeter nuk quhet se Mero nuk eshte I kercenuar.
      Ashtu tu befasha
      Po je ti mire e sigurt bashke me ed ramen mire eshte gjithe shqiperia.
      Bile duket se ka ardhur koha qe te vini tel me gjemba ne kufi per mos te ikur shqiptaret se pastaj nuk do kete me skllever per te punuar per ju.
      E di si je bere ti Mero bashke me ate meron tjeter ed ramen
      Si ajo caresha e rusise qe kur protestonin ruset se nuk kishin buke e cuditur pyeti se pse nuk hane biskota.
      Edhe boto edhe ndonje koment kunder rilindjes se nuk u be qameti se edhe enveri lejonte ndonjehere kritiken. Se e ke bere forumin temes si forumi I debileve te rilindjes.

      1. Thanks ? Sali says:

        Meron se kercenon njeri se ate e mbron Ilir Meta, Tualet Palla, Edvin Rama, Erjon Brace, Arta dhe Lu Lu i Kyrgistanit.
        Sa budallenj, Meron e kerdypi Saliu dhe skerkoi azil.

    2. 1997 akuzon shtrigun e Viqidolit says:

      Nuk është gjë fare kjo farse e kurdisur nga Shqupistat sikur eshte bere hataja..me gazetare dhe gaztore
      Me problem eshte se kane aplikuar gjysem miljoni shqiptare per lloto amerikane se sa kjo me gazetaruce dhe Lala -uce.
      .
      Por ne historine e shteteve te pakten ne 200 vjetet e fundit nuk ka bere vaki kjo ikje dipllomatesh si hordhi me karkaleca ne 1997 me regjizorin kryesor SaliMortja
      .
      Lexoni dhe mos kini turp per kohen e Koleres Berishiane

      .

      1997
      Diplomate me pantallona të shkurtra
      .
      Në aeroportin e Londrës, në vitin 1997 grupi i diplomatëve shqiptarë do të binte në sy jo vetëm për nga numri i madh, por për nga veshja e tyre. Rreth 30 shqiptarë të pajisur me pasaporta diplomatike do të shëtisin në një ambiente e terminalit me pantallona të shkurtra. Veshja aspak serioze duket se nuk i bindi policët anglezë për misionin diplomatik të Shqiptarëve me gjithë pasaporta e tyre të rëndësishme. Më pas skandali rezultoi se nuk ishte vetëm në paraqitjen e tyre, por edhe në mënyrës sesi një pjesë e shqiptarëve kishin siguruar dokumentet diplomatike, duke mos qenë diplomat karriere, por emigrant të zakonshëm.
      .
      Londër, 1997 Ambasadori kërkon azil politik
      Në shtator të vitit 1997 ambasadorit tonë në Angli Pavli Qesku, i mbaron mandati dhe i vjen urdhri i largimit nga detyra. Por Qesku nuk e cilëson një vendim politik dhe duke akuzuar persona të veçantë me pushtet kërkon azil politik në Angli. Sipas shkrimeve të gazetave të kohës, në 27 shtator 1997, Ambasada Shqiptare në Londër është kyçur duke mos pasur personel në të

      .
      Londër, 1997, sekretari i Ambasadës kërkon azil

      Nën shembullin e ambasadori edhe Sekretari i Parë i Ambasadës Shqiptare në Londër, Rudolf Marku, ka kërkuar azil politik. Pas komunikimit të largimit nga ish-ministri i jashtëm në shtator të 1997-s, Paskal Milo, Marku nuk pranon kthimin e tij në Shqipëri, por bën kërkesë për azil në shtetin ku shërbente. Argumentet e Markut ishin se në Shqipëri jeta e tij ishte e kërcënuar dhe nuk mund të kthehej në Tiranë. Me sekretarin Marku për të njëjta arsye kërko azil dhe shoferi i Ambasadës. .
      .
      .POR ME SKANDALOZE në dokumenta zyrtare te 1997-s ku gjendeshin emrat e personave qe ishin pajisur ne shkelje fladrante te ligjeve pa plotesuar asnje kriter- me pasaporta diplomatike, Mes tyre, edhe mbesa asokohe vetem 29 diteshe e Berishes. Eshte nje liste personash, te cilet kane marre pasaporta diplomatike dhe sherbimi nga mesi i korrikut ne fund te tij dhe me to kane ikur jashte vendit. Shume prej tyre u rikthyen vetem ne 2005.

      Plot 476 urdhera per vetem 2 jave. Këto pasaporta janë lëshuar nga data 7 korrik, deri në 23 korrik 1997. Shkresat e firmosura nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kolec Topalli, si dhe nga Shefi i Protokollit të Presidencës, Maxhun Peka, fillojne te gjitha me frazen “Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë…”
      .
      Thuajse të gjithë emrat që përmenden në këto lista kanë ikur nëpërmjet Rinasit dhe stacioni i parë ku qëndronin ishte kryeqyteti austriak, Viena. Për të gjithë ata që e mbajnë mend korrikun e atij viti, kujtojnë se ai ka qenë një muaj shumë i nxehtë. Këta njerëz pajiseshin me pasaporta brenda ditës, për të mos thënë për një orë a dy, merrnin në dorë pasaportën dhe ia mbathin drejt Rinasit. Dhe incidenti ndodhi me Vienën. Në aeroportin ndërkombëtar të Vienës, ndodhi ajo që pritej. Aty u dha alarmi për atë që po ndodhte…
      .
      … Nga shpejtësia në shumicën dërrmuese njerëzit që pajiseshin me pasaporta shërbimi nuk kishin kravata për fotografitë që viheshin në pasaportë. Ata bënin fotografi të çastit, ashtu të djersitur, me këmisha të zbërthyera dhe madje dhe me kanotiere. Kështu hipnim në avion dhe kështu zbrisnim në Vienë, për t’ia mbathur diku tjetër.

      Kjo shkaktoi një tronditje të vërtetë tek autoritetet e aeroportit të Vienës. Alarmi shkoi deri në qeverinë austriake, e cila ngriu menjëherë hyrjen pa vizë të shtetasve shqiptarë me pasaporta diplomatike dhe shërbimi sipas një marrëveshje të arritur pak vite më parë. Kjo ngrirje do të vazhdonte për 10 vjet me radhë nga pala austriake, pra deri në vitin 2007.
      Disa nga 476 emrat ne dokumentet e botuara sot ne DITA:

      Me pasaportë diplomatike:
      Keltis Kruja, mik i Shkelzen Berishes, asokohe minoren bashkë me gjithë anëtarët e tjerë të familjes së tij

      Me pasaporta shërbimi
      Sali Lusha
      Sokol Olldashi
      Dashamir Shehi
      Sadik Çela
      Isemadin Haxhiaj
      Ismet Haxhiaj
      Besnik Mulosmani
      Ali Mulosmani
      Përparim Mulsomani
      Fatos Hoxha
      Rasim Lumneshi
      Bedri Blloshmi
      Desada Metaj
      Zyhdi Dajti
      Avni Neza
      Marjan Gryka
      Desada Metaj
      Selim Hoxha
      Sokol Bizhga, etj
      etj

      1. M t q r says:

        I lumi ti per vehten tende!
        Pije ndoj ilaq per barkeqitje se simptomet e kolers i paske qe merresh me pantollona te shkurta te 1997.

        1. kamikazja e kombinatit says:

          Nuk te pelqejne pantallonat e shkurtera ne 1997 ?
          Kqyre bre jaron kete kamikazen tjeter ne 2014 me pantallona te gjata

          “INXHINIERJA” ME GJIMNAZ….

          Zyhra Kola, gruaja e cila u përfshi para dy ditësh në një incident me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mirqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, tha dje se ajo është shkarkuar për motivacion politike. Në një prononcim për mediat, Kola theksoi se nuk ishte inxhiniere mekanike në profesion por specialiste në Drejtorinë e Regjistrimit të Automjeteve, deklarat e cila hodhi poshtë të gjithë amullin e krijuar në Panairin e Punës dy ditë më parë.
          Konkretisht Kola theksoi se nuk kishte mbaruar as shkollën e lartë por ishte me një dëftesë arsimi të mesëm profesional dhe kishte theksuar se ishte inxhiniere mekanike pasi kishte përfaqësuar ish-kolegen e saj të shkarkuar. Por këto deklarata të saj duket se vijojnë akuzat e bëra ndaj qeverisë dy ditë më parë se e kanë shkarkuar për motivacion politik dhe shfajësohet pas publikimit në media të të dhënave të saj.SituataZyhra Kola është një anëtare e Partisë Demokratike në Njësinë Bashkiake numër 5 në Tiranë si edhe ish-anëtare e shtabit elektoral të PD-së.
          .
          Ajo nuk kishte përfunduar arsimin e lartë, por pavarësisht kësaj kishte zënë në Drejtorinë e Regjistrimit të Automjeteve një post shumë të mirë prej specialisti. Por krahas kësaj, ajo që shkon invers me deklaratat e saj se është shkarkuar me motivacion politik është fakti se ka filluar punë në këtë institucion pas vitit 2005 kur Partia Demokratike kishte ardhur në pushtet. Kola theksoi dje se ishte shkarkuar nga puna në 21 mars të vitit 2014. “Në një bisedë që kam pasur me një shef personeli aty më thotë që Zyhra e di që je specialiste, e dimë që je shumë korrekte në punë por ti je zgjedhur tek njësia 5 kryetare e Lidhjes së Gruas Demokratike.”Unë nuk jam e zgjedhur në asnjë nga strukturat e Partisë Demokratike.
          .
          Unë jam vetëm tek themelimi i PD-së”, theksoi Kola. Por sipas të dhënave të saj në regjistrin elektron të Gjendjes Civile, Zyhra Kola është e datëlindjes 1956, pra aktualisht në moshën 58 vjeçe dhe në moshën 49-vjeçare kishte arritur që të bëhej specialiste pa pasur arsimin e lartë. Krahas kësaj, nga të dhënat e marra në faqen e saj në “facebook” rezulton se Kola është një anëtare e flaktë e Partisë Demokratike.nga ato kamikazet e dhime…

          o M t q r !

          Nuk mbrohet Sala me keto Kola dhe Skypiona
          Biles jane keto qe po e bejne me te urryer SHTRIGUN E VIQIDOLIT

    3. Skypion says:

      Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte ai , per te cilin analisti yne thote “… kur pashe raportin e nje sindikate gazetaresh ne Shqiperi…”!
      UGSH-ja drejtohet nga gazetari Aleksnader Cipa; ky, sic te gjithe e dime, eshte gazetar i majte; qe do te thote eshte gazetar socialist; megjithese , jo i nivelit militantesk si, bie llafi, te Vangjelit , Nanos, Nazarkos dhe i atij ne sherbim me kohe te plote prane Qeverise, sic eshte edhe rasti i analistit tone te nderuar.
      Dhe kjo sindikate gazetaresh, qe drejtohet nga nje i majte, i cili, megjithe levdaten modeste qe i bera me siper, jo ne pak raste skandalesh, edhe pse si me ndrojtje, ka mbrojtur Qeverine dhe Edi Ramen, kjo sindikate pra jep kete shifer. Te besohet apo jo, kjo mbetet ne doren e lexuesve te ndricuar dhe trushpelare te ketij forumi. Keta mund te zgjedhin se ke te besojne: zotin Cipa apo zotin Baze.
      Pa dashur te ndikoje te koleget e mi komentatore, trushkulur dhe te dashur, doja te vije ne dukje vec nje detaj te vogel: zoti Cipa i perket sojit te socialistave denbabaden; nuku ka nderruar asnjehere bindjet e tija; socialist ka qene, socialist eshte, dhe eshte krenare per kete; perkunder analistit tone te nderuar, i cili , jo vetem qe eshte nje i djathte ( te pakten keshtu pelqen ta quajne, ai), por pjesen me te madhe te jetes gazetareske e ka kaluar ne sherbim intensiv te Sali Berishes dhe pushtetit te tij. Koha ne sherbim te zotit Rama, eshte sa nje e treta pothuaj, e asaj ne sherbim te zotit Berisha.
      Te kuptohemi, kjo eshte vetem nje e dhene, qe nuk mund te merret si argument per te hedhur poshte a per te ngritur lart, ate qe thote njeri e me te cilen ironizon tjetri. Ka edhe nga ata qe rrine shtrember gjithe kohes, por edhe thone ndonje gje drejt. Nuk e di nese ky eshte rasti per ndonjerin nga gazetaret tane, Cipa dhe Baze.
      Por, ajo qe di me siguri, dhe qe po me kaq siguri e di qe e dini edhe ju , eshte qe nder qindra mijera shqiptare qe kane kerkuar dhe vazhdojne edhe tani qe flasim te kerkojne azil neperbote, mund te gjenden edhe ndoca dhjetera gazetare; pa as me te voglin dyshim.
      Natyrisht, qe keta azilkerkues-gazetare, nuk jane te llojit te analistit tone apo te atij te zotit Cipa, te cilet kane njemijeenjearsye per t’i qendruar besnik atdheut, Shqiperise.
      Ata jane gazetare si Klodiana Lala, me pak te njohur, e mbase pikerisht pse jane te tille, edhe ndjehen shume me te kercenuar se gazetarja me e njohur e kronikes, sic eshte Lala e qe ka qene e tille edhe para atentatit me kallashnikov.
      Nese gazetaret socialiste, me meditje, honorare, me punesim sezonal a te plote, ne sherbim te pjesshem a 24 ne 24, ndaj Qeverise, kane njemijeenje arsye per te qendruar ne Shqiperi, te tjeret kane njemilionenje per te ikur nga syte kembet prej saj.

      1. Rrushi says:

        Po more skopkon po,por ajo sindikate qe thua ti ben edhe biznes me keta emra,sic ka bere edhe ajo e te perdhjerurve qe u ka dhene dokumente te antaresimit edhe ish sekretareve te PPSH te rretheve,si Halit Elezi i Lushnjes qe dot ks marre azil politik ne SHBA,bile po shkruan edhe nje liber per nder te te perndjekurvr,meqenese vete bente demaskimet e tyre para se te futeshin ne butg!
        Ha ha haaaa! Doni me per sindikatat e dhjera?

    4. Zagora says:

      Te gjitha keto ngjarje jane pjese e skenarit te Berishes per te krijuar imazh te rreme per te shpetuar koken nga krimet e tyre makabre.
      Por nuk ka SHISH tek ne,si dikur Sigurimi qe t’i lexonte letrat pa i shkruar!
      U be zhurme e madhe qe ju vu dinamit shtepise se prinderve te gazetares Lala,aq sa u moren edhe te huajt!
      Po pse goditen shtepine e prinderve kur vete gazetarja ka shtepine e ssj?
      Pra ky eshte mashtrimi i madh,se ne fakt dinamiti ju vu vellait te saj jurist ne burgje!
      U vrane 2-3 vete ne Shkoder dhe quhet se krimi ka pushtuar Shkodren!
      Marrezi!
      Berisha e ka patur Shkodren qe me 2 prillin e famshem si kavie eksperimentale per qellimet e veta kriminale,por shkodranet te droguar me antikomunizmin e tyre idiot akoma nuk e kuptojne qellimin e tij ogurzi,por vazhdojne lojen e tij makabre!
      Koken hengshi o budallenj!
      Berisha ju permbyti 4 here dhe ju tallte se e kemi bere Shkodren si Venecia dhe ju ulurinit di ujqerit “Berisha,Berisha ti je bota”!
      Hani mutin e Berishes tani!

  2. KiKi says:

    Kur do hyje policia ne lagjet Rus dhe Dobrac te Shkodres?

    Flm

  3. Iliri nga Gjermania says:

    Ke te drehte z. Baze.
    45 Gazetare per Shqiperine jan shum ne numer.
    Por keta nuk jane Garetare si ju i mirefillt,
    por jan ose kane qene Tregtare qe kane shitur Banane dhe Kikirika, dhe qe lane disa vjete i Pagon Klani Berisha si Gazetare me kursin e Plepave 6 Mujore, si Gjykatesit dhe Prokuroret.
    Jane Plera nuk jane Gazetare Zoti Baze.

  4. Korroziu says:

    Kadareja ne nje shkrim tregon, se nje gjirokastrit qe u griste biletat te hyrja e kinemase, njerezve qe i blinin ato per te pare filmat, ankohet se dikush e ofendoi. Atehere portieri i vjeter i kinemase se qytetit iu zbraz: Cilin ofendon ti more i poshter, mua qe ia kam kushtuar jeten kinematografise?!”

  5. Bebi says:

    E vertete, gazetaret nuk kane ikur nga Shqiperia, se majtas apo djathtas e kane arritur te shqyejne nganje cope prone/toke/pallat/llogari bankare, spo i hyj emrave. Dhe per shkak te pushtetit te parase, zengjinet e rinj – mero baze, sander frangaj etj.- guxojne tu mohojne edhe pershkrimin e punes qe bejne.

    Z. Mero, sa gazetar ke ti ne portal?

  6. Zigur Qarri says:

    Nuk solidarizohesh me gazetaret,sepse demtohet imazhi i “rilindjes”?Huazojm nje realitet tjeter atehere,
    qe i shkon per shtat “rilindjes” ,nese nuk te pelqen realiteti qe konstaton drejtuesi i unionit te gazetareve!
    Perse e zbythen shqiptaret Berishen,per ta zevendesuar me nje Berishe tjeter?Thjeshte,vetem perdorimi
    simboleve te shenjta,te tilla si Rilindja,fshehin mbrapa tyre shperdorimin,per te arritur qellimin me mashtrim.
    “Drejtuesi i Unioni të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa thotë se në periudhën 2017-18 janë shtuar më tej
    gazetarët e kërcënuar në detyrë, që kërkuan azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës,
    dhe shumë të tjerë kërkuar shtetësi në vende të tjera.“12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe
    SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera. Pothuajse të
    gjithë këta kanë plotësuar dosjet me prova dhe dokumenta për kërcënime në detyrë dhe po përgatiten të
    largohen” – tha zoti Çipa.Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,
    Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Taulant Balla,Engjell Agaçi,
    Denar Biba,Edi Rama,Erion Veliaj,Jurgis Çyrbja

    1. Rrushi says:

      Po more skopkon po,por ajo sindikate qe thua ti ben edhe biznes me keta emra,sic ka bere edhe ajo e te perdhjerurve qe u ka dhene dokumente te antaresimit edhe ish sekretareve te PPSH te rretheve,si Halit Elezi i Lushnjes qe dot ks marre azil politik ne SHBA,bile po shkruan edhe nje liber per nder te te perndjekurvr,meqenese vete bente demaskimet e tyre para se te futeshin ne butg!
      Ha ha haaaa! Doni me per sindikatat e dhjera?

  7. rudini says:

    Rrine o Mero, ata qe jane provinciale ne formim dhe lidhen ose me njerin krah ose me tjetrin, dhe presin deri sa te vij momenti te behen miljonere.Ti u bere nje here miljoner me Salen dhe pastaj ti mori,pastaj u bere me Edin.Je fiks.

  8. VOAL says:

    A e ka lexuar këtë shkrim tendin realist redaksia e Zerit te Amerikes në Shqip, o Mero?

    Percilluaja pak, aman, se lane nam… I kishin bere jehone sot “kerenimit te 45 “gazetereve” azilante.
    Zeri i Amerikes ne Shqip eshte bere krejt qesharake me emisionet dhe mbulimet e tyre te ngjarjeve “ne Ballkan”, por kujt t’i thuash mo? Krieredaktorit??

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte shume e qarte qe ka nje spekulim te skajshem se si gjithe keta “gazetare” kane kerkuar azil. Si c’do shtet tjeter ka krim te organizuar. Por kjo s’do te thote te abandonosh prefesjonin tend. Profesjoni eshte I shtrenjte sepse ne azil perfundon pjatalares. Nuk mendoj se mendojne te aplikohen ne shtetet ku do shkosh sepse duhet te kesh nje gjuhe te larte gramatikore dhe twikat qe ka nje gjuhe. Profesjonin nuk mund ta lesh ne nje vend te lire. Liria eshte te besh te pamunduren te mbijetosh. Qofte ne Amerike, qofte ne Shqiperi. Po e ke pasjon profesjonin qe ushtron, leviz guret s’ka rendesi ne c’toke eshte.. Brutalitetet qe ka ushtruar Sali Berisha mbi shtypin, te lene gojehapur si kane ndodhur.. Mafjozllik I shtetit.. Tani shteti mbase eshte pak I dobet, por nuk I ben ASGJE pressit.. Kjo eshte demokracia.. Pressin e ke ne Sicili, Kolumbi, Meksike dhe pjese te rrezikshme te rajoneve dhe bejne profesjonin.. Ky eshte nje deshtim e pjeses se tranzeksjonit udhehequr nga NJEREZ MAFJOZ SI SALI BERISHA.. Mjeshtri s’te thote gje.. Beni c’fare te doni thote..

  10. Gjeloshi says:

    Policia nuk ka pse hyn ne Rus apo Dobrac para se ju shkodranet te kuptoni se kete shtet donit kete keni!
    Tani hani kokat me njeri tjetrin deri sa te lodheni e ta kerkoni vete Enver Hoxhen!
    Ky stan kete bylmet ka!

  11. llaman says:

    Ne fakt mund te sjell nje shembull te nje gazetari (telereporter), Vasil Qesari, i cili madj hapi dhe nje televizion lokal ne Vlore pikerisht ne periudhen Janar-Mars-1997 dhe u detyrua te kerkoje strehim politik ne France per arsye te kercenimeve nga bandat e Berishes, kurse televizioni u mbyll brutalisht.

  12. Peza says:

    Ju shkodranet ndarjen dhe urrejtjen fetare e krahinore e keni patur ne gjak me kohe!
    E mbani mend qe skuadra e futbollit ishte vetem me myslimane e asnje katolik dhe vetem vone nga halli pranuat Millan Vason aty se ishte talent ?
    Po ekipi i volejbollit a ju kujtohet se ishte vetem me katolike?
    A ju kujtohet sa me urrejtje flisnit ndaj
    dukagjinasve!
    Ju kujtohet se kur luante Partizani ne Shkoder dhe sa here qe kapte topin i madhi Panajot Pano ju ulurinit “Greku”,”Greku”?
    Po Caf Susten qe beri kerdine ne Shkoder dhe u fut ne nje shtepi ku kishin shtruar nje tepsi me byrek Tinka Kurti,Tano Banushi etj?
    Pastaj u desh rrafshimi i shtepise me tanke qe te vritej ai!
    Kjo eshte Shkodra dje dhe sot!
    Krimin Shkodra aty e ka patur e nuk erdhi sot!
    Po dikur,para 90-tes kur u theren 2 vete para pallatit te sportit ne oren 13.00 ju kujtohet gje!

    1. Zigur Qarri says:

      “Ju shkodranet”,eshte fajesim kolektiv.Çdo njeri mban pergjegjesi vete per ate qe bën ,çdo dash varet nga kembet e veta.
      Me vetedije apo pa vetedije,ti bën po te njejten gje per te cilen akuzon shkodranet,nxit urrejtjen krahinore.

      1. Peza says:

        Jo more Zigur,jo nuk nxit urrejtjen krahinore se nuk e zbulova une krimin ne Shkoder por e gjeta aty qe ne vitet 70-te e ketej!
        Merru me te vertetat qe permend une e mos ha mut kot o Zigurrrrrrrrr!
        Ne se do ishte individuale,atehere pse thone se e paska fajin weveria?
        Po mijra te ngujuar nga gjakmarrja vetem ne malesite e Shkodres mos i shkaktoi qeveria?

        1. Konteineri says:

          Dmth Rama as ka bere as do beje gje po thua?

          Se mori persiper te beje shtet gjasme. Apo sbehet shqiperia me shqiptar?

          Ka vendos edhe minister bythmir bushatin pale.

  13. Sabia says:

    Mero nuk ja vlen te merresh me kete fake news e para jane fake gazetare e dyta nuk i pranon kush sepse bota nuk jane budallenj te marrin mendjen e Tan Hoxhes ,Jul Shotes apo Artan Kristaqit.

  14. Keta gazetaret kane ikur se i ka rene djali nga lisharsi erion kristos.
    Vend i pa sigurt te te bjer djali nga lisharsi,vetem ne Shqiperi ndodh.
    Ne kihen e saliut nuk kemi ndegjuar qe te bjer ndonje femi nga lisharsi.

  15. SKYPIONIT?? says:

    SKYPIONIT ??

  16. Titi says:

    Komenti i BEN eshte me realizti.Mero na e beri Saliun Skenderbe tani po na ben Ramen,dhe kerkon te jete i besushem.Jooooo Mero djali,nuk jane aq budallej sa kujton ti njerezit.

  17. vons says:

    E ke gabim shume per gazetaret Mero. Ne Shqiperi, ka shume gazetare, sepse ka shume televizione. Dhe disa prej tyre thjeshte bejne larje parash te droges. Ku mendon ti se I ka marre leket Digjitalbi per te t’i dhene ty si garanci per te shkuar ne Angli. Pse nuk I kishe vete ato leke ti?! Po te ishe marre me droge, a mendon se do t’i kishe leket vete. (sigurisht digjitalbi ka edhe leke te pastra, e kuptoj). Pra numri 45 eshte nje numer I vogel, dhe shoqata e ka dhene per nje numer gjoja te vogel. E ke gabim qe eshte normale qe gazetaret te kercenohen ne vendin e tyre. Ketu nuk eshte rajon lufte ku gazetaret mund te kercenohen. Asnje, as edhe nje nuk duhet te kercenohet.

  18. Nik says:

    Deri tash nuk kam degjuar nje gazetar qe ka bere emer me profesionin e tij ne Shqiperi dhe ka kerkuar azil!
    Keto statistikat e “gazetareve” azilante jane shume te dyshimta per te qene te verteta. Proçesi i “argumentimit” ligjor te rastit per azil nuk u shmanged trukeve dhe sajesave ne funksion te qellimit.
    Nik

  19. Eri says:

    Po cuni jot nuk ikte dot vetem i shkreti…. ti canten plot me leke ja ke bere gati… i duheshe edhe babiiiiiE vodhet ate shtete kjo e kembe… ti me gjithe shtypin duke shitur genjeshtra te parapagura

  20. Sali trimi says:

    Ti skypion je pa dyshim UFO nga e shkuara. Ne te shkuaren shoku Enver na spjegonte cishte kapitalizmi ne ndryshim nga socializmi. Sot je ti qe po na spjegon socialiste denbabaden dhe kapitalistet(ti i quan te djathte). Ku ke qene ti UFO deri tani qe nuk ke pare se leshte jane te trazuar ne Shqiperi dhe veshtire te dallosh te djathtin apo te majtin nga botkuptimi. Shembullin me tipik e perfaqeson Sala qe hiqet si i djathte kur origjine e ka nga sekretar partie i kohes se Enverit. Shembulli i dyte tipik eshte Rama qe nuk ka qene kurre komunist dhe sot perfaqeson socialistet. Rama para se te ishte socialist ishte demokrat dhe para te qenit demokrat dilte lakuriq ne plazhe. Ti Skypion hiqesh i zgjuar si Enveri dhe na spjegon te majtin dhe te djathten por haron se cke thene ne komentin para ketij komenti. Ja bere me sy analistit qe nuk eshte ashtu si duket dhe sot e quan te majte. E dredh ti Skypion si gjithe te majtet dhe te djathtet ne Shqiperi dhe ne shpirtin tend nuk ekziston qenia sociale. Ti ke prere bileten kunder qeverise dhe dhe per hir te ketij interesi ti vazhdon te paraqitesh si sekrecioni i plgageve kanceroze te Berishes. Te lutem hiq dore nga propaganda komuniste ne kete site sepse na hoqe trurin.

  21. Emigranti says:

    era e qelbur e keti skpjonit artan………… vjen deri keu ne shba. bastard i felliqur, shet bythen me sevilizma e per para te pista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje