Studiuesit ngrenë alarmin: Një bakter që u reziston të gjithë antibiotikëve është përhapur në spitale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një patogjen i rrezikshëm që i reziston çdo lloj antibiotiku të njohur deri tani po përhapet në spitalet e globit. Një ekip studiuesish të Universitetit të Melburnit në Australi zbuluan tre shtame superrezistente të staphylococcus epidermidis, një bakter që është përhapur në të gjitha globin vitet e fundit.

“Jo gjithmonë përfundon në infeksion. Por te një pjesë më e vogël e njerëzve, ky bakter mund të çojë në infeksione serioze, që kërkojnë trajtim kompleks”, thotë një nga studiuesit pas publikimit të gjetjeve në revistën “Nature Microbiology”.

S. epidermitis, i afërt me superbakterin MRSA, gjendet zakonisht në lëkurën e njeriut dhe nuk përbën rrezik për shumicën e popullatës. Megjithatë, te njerëz që kanë sistem imunitar të dëmtuar apo janë në procesin e shërimit pas një operacioni ose një implanti, ky bakter mund të çojë në infeksione të rënda, që përfundojnë edhe me vdekje.

“Zbulimi qëndron në faktin se ky bakter është përhapur në spitale në mbarë botën gjatë viteve të fundit”, thonë studiuesit. “Ky është vetëm një shembull tjetër i përdorimit të tepruar të antibiotikëve, çka i ka nxitur bakteret të bëhen gjithnjë e më rezistente”.

Studimi arrin në përfundimin se praktikat spitalore, duke përfshirë edhe përdorimin e tepruar të antibiotikëve në repartet e kujdesit intensive, mund të kenë nxitur evolucionin e këtij organizmi, duke e orientuar drejt infeksioneve potencialisht të pashërueshme. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Studiuesit ngrenë alarmin: Një bakter që u reziston të gjithë antibiotikëve është përhapur në spitale”

  1. f says:

    hahahahha sa kam qesh! “Bakter” thote tjetri….

  2. Emma says:

    Po bakter eshte, pse cfare tjeter? Qenke njeqelizor ti ‘f’…

Lini një Përgjigje te Emma Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *