Takimi Basha-Trump, histori suksesi për lobistin amerikan, Muzin: Ai është ylli në ngjitje në politikën europiane

4 Shtator 2018, 15:22Politika TEMA

Ish-lobisti i Partisë Demokratike në Uashington, Nick Muzin pretendon se takimi mes liderit demokrat Lulzim Basha dhe Presidentit amerikan, Donald Trump në qershor 2017 është një nga arritjet e kompanisë së tij.

Nga Besar Likmeta

Lobisti që më parë ka përfaqësuar Partinë Demokratike në Uashington, Nicolas Muzin ka regjistruar një kompani të re lobimi, në faqen e internetit të së cilës e paraqet takimin midis Bashës dhe Trump si një nga arritjet e ndëmjetësimit të tij.

“Klientët tanë vijnë nga e gjithë bota, duke kërkuar të lidhen me vendimmarrësit në Uashington DC dhe të diskutojnë çështje të rëndësishme,” shkruhet në faqen e internetit të kompanisë. “Stonington Global është krenare për sukseset tona të fundit,” shtohet aty, duke publikuar disa fotografi nga takimet e realizuara nga kompania ndërmjet klientëve të saj dhe liderëve amerikanë.

Një prej fotove tregon takimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha me Presidentin Donald Trump.

I pyetur nga BIRN, lobisti Muzin refuzoi të komentonte mbi pagesën e bërë nga PD për takimin mes Bashës dhe Trump, duke nënvizuar se ata e mbajnë punën që bëjnë për klientët e tyre konfidenciale.

“Siç mund ta kuptoni, ne e mbajmë konfidenciale të gjithë punën që bëjmë për klientët tanë,” tha Muzin.  “Por mund t’u them se ne jemi krenarë që kemi përfaqësuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, të cilin e konsiderojmë një yll në rritje dhe lider të ardhshëm të Europës,” shtoi ai.

Partia Demokratike gjithashtu refuzoi të komentonte mbi postimin e kompanisë Stonington Global, duke nënvizuar që marrëdhënia e saj me lobistin Nicolas Muzin kishte përfunduar.

“Partia Demokratike nuk komenton pretendimet e bëra për qëllime marketingu nga kompani dhe persona privatë, të cilat bëhen me qëllim tërheqjen e blerësve për shërbimet që ato shesin,” tha ajo nëpërmjet një zëdhënëseje.

“Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte dhe asnjë kontakt me zotin Muzin që prej qershorit të vitit 2017, kur ka mbaruar kontrata mes tyre,” shtoi ajo.

Basha u takua me Trump gjatë një vizite dy ditore në SHBA në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Pas kthimit në Shqipëri, kreu i  PD-së tentoi ta kapitalizonte pa sukses takimin për mbështetje elektorale.

Kompania Stonington Global është themeluar nga Nick Muzin dhe Joe Allaham. Muzin ka punuar më parë si këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan, Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016.  I edukuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit. Allaham është një biznesmen hebre i lindur në Damask dhe i lidhur me elitat vendimarrëse në Lindjen e Mesme.

Në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, Stonington Strategies – kompania paraardhëse e Stonington Global e themeluar nga Muzin, lidhi dy kontrata për përfaqësimin e Partisë Demokratike në Uashington, të cilat kishin si qëllim t’i siguronin takime të nivelit të lartë me administratën amerikane.

Sipas të dhënave të deklaruara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA nga Muzin Capitol Partners – kompania mëmë e Stonington Strategies, kontratat u lidhën nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP” dhe kapnin nje vlerë totale prej 675 mijë USD.

Ndryshe pretendon Partia Demokratike. Sipas raportit vjetor të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo e fundit deklaron se gjatë vitit 2017 në total ka shpenzuar 26.4 milionë lekë në konsulenca, nga të cilat Muzin Capitol Partners ka përfituar vetëm 3.1 milionë lekë (25,000 USD).

Diferenca mes raportimeve të Muzin Capitol Partners në Departamentin e Drejtësisë në SHBA dhe raporteve të dërguara na KQZ nga Partia Demokratike, e shtynë Prokurorinë e Tiranës në nëntor  të hapte një hetim kryesisht ndaj kësaj të fundit për veprat penale të falsifikimit dhe mosdeklarimit-fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal.

15 komente në “Takimi Basha-Trump, histori suksesi për lobistin amerikan, Muzin: Ai është ylli në ngjitje në politikën europiane”

  1. Arber iliri says:

    Dikush genjen per nja 650 mije dollare, o Muzin o Lulzimi.Kjo eshte historia e suksesit ne kete rast qe duhet zhbiruar per te verteten e saj per 650 mije dollare.Goxha shume edhe per pasanike pale per njerez jo te pasur.

  2. Toni says:

    Ky ylli u shua brenda nates, qe flak kashte

  3. Life is game says:

    Pordhe te vjetra me kozmetike te re!
    L.B. eshte gjithnje me raport mjeksor! Njerezit se duan. ER o intereson te jete LB ne Pd. Sepse ER do te jete Km deri ne 2030! Bay Muzin per 2017!

  4. K9 says:

    Kane gjetur teveqele si Lulzimi, Edvini, Salehu, Iliri e company, ketu ne llumin e Ballkanit, qe i kane vene kollaren. Te mbushin me komplimenta idiote te tipit ” lider i Europes”, te masin kryet dhe te hedhin litarin ne qafe. Problemi eshte nje sistem grabitje vertikal, qe fillon me Shtepine e Bardhe, perhapet si kancer ne te gjithe boten me kompani amerikano sioniste dhe zhvat, shantazhon dhe rrjep vende te botes se trete, si ne, qe udhehiqemi nga horrat qe duan ata, me te cilet pasi na kane lare trurin mund te na zhvatin si duan.
    Populli me i varfer i Europes, i detyruar te paguaj sa 7000 rroga shterore, nje fotografi ordinere mes dy loqesh.
    Kulmi!

  5. mondi says:

    Po te mendohet se ky do te jete yll ngjitje per europen do te jete fatkesia me e madhe e saj .Ne 2005 ka ardhur ne politike dhe ka marre nje mandat deputeti ne njesine 7 me vjedhje te votave dhe pas kesaj ka marre disa poste ministrore njerin me zi se tjetri eshte prezantuar .Si ky njerzit ne politike i bejne demin me te madh shoqerise kulturuar e te qytetruar.Uroj ti kete ditet e numruara ne politike dhe pas humbjes sigurte ne lokalet 2019 te gjej arsyen per te shuar andej nga erdhi

  6. Hi Luli by Luli?! says:

    Sukses?
    Kam turp si shqiptar per 1 min takim te Bashes me Trump dhe 1 min takim te Rames me Obamen ,
    Ky i dyti me pe4 turp, jo vetem pagoi ( si i pari) por u fut si gruaja e dikujt.

  7. Yll ky aman xhdo degjojme tjeter as kercacke nuk eshte

  8. 7her 7 =42 Pordhe e madhe says:

    7 here 7 = 42 eshte nje pordh ne rritje dhe do te kapi nga treshja me te gjatin dhe ta shterngoje fort

  9. M.....Mecit says:

    O besooooo te thuash per lulushin qe esht nje yll ne ngritje!!!!!!! buuuuuuuuuuuuuu, apo kush e thot ai MUZIN qe ka mare nga lulushi 1 milion dollar per te taku TRAPIN, kjo esht site thuash se NARD NDOKA ka DALE ne PLAY BOEY, ose te thuash per ILIR METEN qe eshte me fukarai i shqiptarve!!!!!!!!!!!??????????? Po ti o Besar ke rrjedhur komlet nga trute se nuk ka si shpiegohet ndryshe….

  10. teodori says:

    Po ,eshte vertet sukses. Te arrish te shesesh nje gomar per kale ne USA. Por kjo nuk mund te ndodhe ne Europe dhe aq me teper ne Shqiperi tek Shqiptaret qe e njohin kete lloj race.

  11. ME EMER says:

    .. nuk riten vlerat me njerez te huaj ..!Populli eshte ai qe te vlereson ..!Mjaft me vend e pa vrnd me te huajt , se na keni diskredituar..!

  12. ALBAN DEGA says:

    LOBIMI DHE RIVIRGJERIMI !

    – Jo vetem te pamoralshme por edhe genjeshtare!

    – Fotografía e Bashes me Trumpin dhe fitorja e tij e Pirros!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Aq e sukses home qe fotografía qehajait te Berishes ne krye te Partise Babale sa ai pesoi humbjen me te rende elektorale ne historine e saj 27 vjecare…
    Lulezim Basha loboi, pagoi dhe arriti Fitoren e Pirros !
    Per pak sa PD me nje lukuni aleatesh partiake qe kane me shume kryetare se sa anetare, nuk perfundoi e treta mbas LSI-se !
    A e di cili eshte mendimi im per lobingun e partise dhe qeverie pa dallim!?
    Eshte si puna e atyre vajzave te shumta shqiptare qe pasi kane ladruar nga huri ne hu shkojne e qepen per te maskuar virgjerine e shpartalluar dhe per tu ngelur ne dere jo vetem imigrantave por edhe mendje-anadollakeve qe e matin moralin dhe ndershmerine me nje cipe qe ne 34 per qind te rasteve ne Bote nuk eshte prishur nga seksi, por per aresye krejt te tjera natyrore ose aksidentale!
    Edhe vajza te tilla me akte te tilla pervecse imorale behen edhe genjeshtare !
    Edhe partite apo qeverite qe zbatojne politika te drejta, ligjore, demokratike nuk kane nevoje te paguajne lobiste, matrapaze, mashtrues, speekullatore te birit e te litarit me taksat e qytetareve apo kuotat e anetareve te tyre !
    Jam plotesisht dakord me qendrimin e Presidentit Amerikan Donald Trump qe ka permutar se do te ndaloje cdo lloj lobimi per kete Mafia me kollare blu te seksereve dhe dallkaukeve kudo qofshin ata !
    Ato jane jo vetem para te vjedhura qytetareve por edhe krejt te paefektshme, sic e tregoi katrahura e Lulezim Bashes dhe Partise Babale te tij ne Zgjedhjet Parlamentaré te 25 qershorit 2017 !
    Eshte populli, qytetaret me te drejte vote dhe jo lobistet ata qe votojnr dhe percaktojne fatin e Partise politike dhe llojin e qeverisjes !
    Ndaj do te ishte ne nderin e ketij Kuvendi qe te miratonte nje ligj per ndalimin e lobingut ne Shqiperi si pjese e Reformes Elektorale qe eshte nje nga Kushtetutes e hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian !

  13. Kuq e Zi says:

    Ha! Ha! Ylli ne ngjitje, nuk na doli gje tjeter vecse,
    Nje nga shume qimet e nje boleje te vetem, si Sali kerma

  14. Alban Dega says:

    LOBIMI DHE RIVIRGJERIMI !

    – Jo vetem te pamoralshme por edhe genjeshtare!

    – Kumbulla dhe Bostani…

    – Fotografía e Bashes me Trumpin dhe fitorja e tij e Pirros!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Aq e sukseshme qe fotografía e qehajait te Berishes ne krye te Partise Babale dhe aq e fuqishme qe lobimi i Muzinit, sa ai pesoi humbjen me te rende elektorale ne historine e saj 27 vjecare…
    Lulezim Basha loboi, pagoi dhe arriti Fitoren e Pirros !
    Per pak sa PD me nje lukuni aleatesh partiake qe kane me shume kryetare se sa anetare, nuk perfundoi e treta mbas LSI-se !
    A e di cili eshte mendimi im per lobingun e partise dhe qeverie pa dallim!?
    Eshte si puna e atyre vajzave te shumta shqiptare qe pasi kane ladruar nga huri ne hu shkojne e qepen per te maskuar virgjerine e shpartalluar dhe per tu ngelur ne dere jo vetem imigrantave por edhe mendje-anadollakeve qe e matin moralin dhe ndershmerine me nje cipe qe ne 34 per qind te rasteve ne Bote nuk eshte prishur nga seksi, por per aresye krejt te tjera natyrore ose aksidentale!
    Edhe vajza te tilla me akte te tilla pervecse imorale behen edhe genjeshtare !
    Nuk eshte nje dukuri e re. Ajo ka ndodhur me cdo kohe e nga menyrat me primitive me plaka e “ mjeke popullore “ qe u kane kushtuar edhe jeten mijera vajzave te reja ose infeksione e deri palindshmeri .
    Kam qene 11 a 12 vjec kur nje vajze ne fshatin tim te bukur vdiq papritur. U be alarm dhe pas anaizave dhe hetimeve ajo ishte dy muajsh shtatezene me nje badhkefshatar gati po aq i pashem sa ajo. mbasi i kishte treguar per gjendjen e saj ai e kishte sikterrisur.
    Shkon tek nje plake ne fshat dhe kerrabza e perdorur per deshtim i preke nje ene kryesore gjaku dhe pas disa oresh jep shpirt. U be alarm dhe pas nje hetimi skrupuloz, i dashuri i saj zbulohet por nuk ishte shkaktari fizik i vdekjes se saj dhe shpeton me nje keshillim dhe paralajmerim se per gjene me te vogel do perfundonte ne burg …
    Ne funeral degjoj nje bisede midis dy pleqeve 70 e ca vjecare per rivirgjerimin e vajzave.
    Ne nje fshat fqinj kish qene nje vajze shume e bukur.. Nje jave para se te martohej i kishte kerkuar ndihme nenes se saj se kishte humbur virgjerine me nje djale tjeter dhe se ishte ne hall te madh pasi ai do ta kthente ne gjini ose do ta vriste, sic e percaktonte Kanuni …
    – Te ndihmon nena bija ime, i thote ajo. Ate dite qe do te martohesh do te marrish nje kokerr kumbull dhe para se te shkosh ne krevat vendose tek vendi! Gjithcka do shkojne per mrekulli… Flij e qete zemra ime !
    Pas dy javesh e bija kthehet ne gjini per viziten e pare sic ishte zakoni….
    Mbasi te gjithe fjeten e Jema e pyet te bijen se si kishte shkuar puna per te cilen ishte krejt e sigurte qe kishte pasur sukses pas e bija as u kthye as nuk u vra…
    E bija i hidhet ne qafe dhe e falenderon per keshillen qe ia kishte shpetuar fytyren dhe jeten !
    Por kishte nje brenge se pasi kishin kryer pune e kishte vendosur kumbullen tek koka e krevatit dhe burri e kishte kullufitur megjithe berthamen…!!!
    – Ah moj bije i thote e jema… Rri pa merak fare se ty ate ka henger nje bostan te tere megjithe fara!
    Kuptohet qe eshte nje humor popullor, por mesazhi eshte qe dukuria e rivirgjerimit eshte po aq mashtruese sa edhe ajo e lobimit !
    Edhe pasojat e tyre jo vetem fizike por edhe psikologjike, ekonomike edhe politike te ketyre seksereve dhe mbleserve te pafytyre jane te ngjashme ne politike edhe ne jeten e perditeshme dhe familjare .
    Rreth 60 per qind e martesave me mbleseri, per interes e me mashtrim perfundojne ne ndarje apo trauma te medha jo vetem per badhkeshortet por edhe per familjet e tyre !
    Rreth 65 per qind e lobimeve perfundojne ne disfata te plota!
    Pse !?
    Rrena, mashtrimi i kane kembet e shkurtera. Sado te fuqishme te jene keto rrjete merimange nuk mund te kene besueshmerine dhe fuqine e shtetit demokratik, te ambasadave, te agjencive te shumta ligjzbatuese, te Departamenteve perkatese si Departamenti i Shtetit, Departamenti i Sigurimit te Atdheut, Agjencia e Sigurimit Kombetar, Departamenti i Drejtesise ……satelitet e tyre ne hapesira, rrjetet sekrete kudo ne Bote .
    Kryesorja e kryesoreve, partite apo qeverite qe zbatojne politika te drejta, ligjore, demokratike nuk kane nevoje te paguajne lobiste, matrapaze, mashtrues, speekullatore te hurit e te litarit me taksat e qytetareve apo kuotat e anetareve te tyre per ti rivirgjeruar !
    Jam plotesisht dakord me qendrimin e Presidentit Amerikan Donald Trump qe ka premtuar se do te ndaloje cdo lloj lobimi per kete Mafia me kollare blu te seksereve dhe dallkaukeve kudo qofshin ata !
    Ato jane jo vetem para te vjedhura qytetareve por edhe krejt te paefektshme, sic e tregoi katrahura e Lulezim Bashes dhe Partise Babale te tij ne Zgjedhjet Parlamentaré te 25 qershorit 2017 !
    Eshte populli, jane qytetaret me te drejte vote dhe jo lobistet ata qe votojne dhe percaktojne fatin e partise politike dhe llojin e qeverisjes !
    Ndaj do te ishte ne nderin e ketij Kuvendi qe te miratonte nje ligj per ndalimin e lobingut ne Shqiperi si pjese e Reformes Elektorale qe eshte nje nga kudhtet per hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje