Transferimet e studimeve në UET, rektori Tonin Gjuraj: Studentët kanë një mundësi të artë për një studim më cilësor

4 Shtator 2018, 15:21Sociale TEMA

Si në çdo universitet tjetër në Shqipëri, edhe në Universitetetin Europian të Tiranës, ka nisur ditën e djeshmë, procesi i transferimit të studimeve nga njëri universitet në tjetrin, sipas udhezimit nr. 26 të Ministrisë së Arsimit të datës 30 korrik. Sipas rektorit të UET prof. Dr. Tonin Gjuraj, për studentët që dëshirojnë të vijnë pranë UET kanë një mundësi të artë të rishohin statusin e studimeve të tyre universitare. Bëhet fjalë për një institucion 12-vjeçar brenda sistemit të arsimit të lartë me 100% të programeve jo vetëm të licensuara por të akredituara dhe të riakredituara.

Sot ka nisur procesi i transferimeve, mund të specifikoni dhe të flisni pak më me detaje për procedurat që duhet të kryejnë studentët për tu transferuar në UET?

“Është e vërtetë, procesi i transferimeve të studimeve bazohet mbi udhëzimin e datës 30 korrik, udhëzimi nr.26. Procedurat për aplikim në këtë udhëzim janë shumë të qarta. Afati i aplikantëve për të transferuar studimet fillon sot më 03/09/2018 deri më datën 14/09/2018. Kjo është periudha ku studentët në të gjitha IAL-të publike ose jo publike, kanë të drejtë të transferojnë studimet. Këto studentë që janë të vendosur për të transferuar studimet nga një institucion në një institucion tjetër apo i njëjti program studimi ose një program tjetër i përafërt, ka një sërë dokumentacioni që duhet ta përgatisin dhe të drejtohen pranë sekretarive përkatëse sipas programit që ato dëshirojnë të transferojnë studimin. Në rastin e institucionit tonë ato duhet të vijnë pranë zyrës së pranimeve dhe zyrës së kontratave dhe ne do t’ju shpjegojmë procedurat në mënyrë të hollësishme.

Cilat janë kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, që duan të transferojnë studimet?

Nuk ka kritere të përcaktuara, pasi studentët që transferojnë studimet i kanë përmbushur kriteret e vazhdimit të studimeve Universitare. Është një listë dokumentacioni që kryesisht ka të bëjë me pikë kreditet që ata kanë në instuticionin ku janë deri në këtë moment, sepse do të ekuivalentohen, pra do të njihen këto pikë kredite nga IAL ku ata dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Fillimisht bëhet një kërkesë pranë institucionit që dëshirojnë të vazhdojnë studimet dhe pastaj janë disa dokumentacione të tjera që do sqarohen pranë sekretarive mësimore. Është shumë e rëndësishme të respektohet ky afat, por shumë e rëndësishme është për studentët që ata të jenë të kujdesshëm pasi kanë të drejtë të transferojnë studimet dhe me një program të përafët studimi apo degë siç ne e kemi thënë. Në Universitetin Europian të Tiranës ne kemi akumuluar një pervojë të gjatë. Kemi 10 vite që merremi me transferimin e studimeve. Institucioni vetë ka 12 vite që ekziston dhe ne në total kemi 3500 studentë që kanë transferuar studimet pranë Universitetit Europian të Tiranës 10 vitet e fundit.

Cilat janë avantazhet për transferimin e studimeve pranë Universitetit Europian të Tiranës?

Për studentët që dëshirojnë të vijnë pranë UET kanë një mundësi të artë të rishohin statusin e studimeve të tyre universitare. Po bëhet fjalë për një institucion 12-vjeçar brenda sistemit të arsimit të lartë me 100% të programeve jo vetëm të licensuara por të akredituara dhe të riakredituara.

Aplikimi për transferim studimesh mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të njekur nga kandidati në IAL-et publike ose në IAL-et jopublike të licensuara dhe të akredituara për programin përkatës të studimit, vendase apo të huaja.

Studentët që transferohen duhet të kenë shumë kujdes për të pasur një listë të qartë të IAL-ve publike dhe jo publike por edhe të programeve të cilat janë të akredituara dhe të riakredituara pasi këtu e ka vlerën diploma të cilën ata marrin. Ai po vjen në një institucion ku programi është i riakredituar dhe natyrisht cilësia është e certifikuar sepse ne siç e dimë institucioni është i akredituar dhe i riakredituar në pikëpamjen institucionale dhe në të gjitha programet e studimit. Unë i ftoj të gjithë studentët që të vijnë çdo ditë duke filluar që sot deri më datën 14 shtator pasi ne kemi pranë çdo departamenti komisione të posaçme, për tju ardhur në ndihmë këtyre studentëve që aplikojnë për të transferuar studimet.

Një tjetër avantazh, institucioni jonë ka shpejtësi në vendimarrje dhe ka fleksibilitet në njohjen e krediteve. Këto komisione këshillojnë në mënyrën e duhur studentët të cilët duan të transferojnë studimet. Mbi bazën e krediteve që ata kanë fituar, janë të lirë të kalojnë në vitin pasardhës. Studentët mund ti drejtohen institucionit në katin e parë të Godinës A ku është zyra e pranimeve, ku jepet këshillimi i duhur akademik e më pas në zyrën e kontratave. Brenda ditës komisioni pranë departamentit ekuivalenton pikët kredite dhe dokumentacioni merr një rrugë ku data 14 shtator ti gjejë gati dhe ato më pas të vazhdojnë rregjistrimin përfundimtar dhe të shkojnë në programin e studimit ku ata dëshirojnë ose një i përafërt. Kur bëhet fjalë për një program të përafërt, dua të them se nëse një student në bachelor në një IAL tjetër ka vazhduar studimet për Histori dhe rrugës ka kuptuar që dëshiron Marrëdhëniet Ndërkombëtare apo Antropologji, ne jemi në gjendje ta bëjmë diçka të tillë sepse janë programe të përafërta brenda disiplinës së Shkencave Sociale. Pra, studenti që i ka vazhduar studimet në një program tjetër bachelor, ne krijojmë këtë fleksibilitet, duke u bazuar në këtë udhëzim që e përsëris sërish daton në fundin e korrikut. Udhëzimi nr 26.

1 komente në “Transferimet e studimeve në UET, rektori Tonin Gjuraj: Studentët kanë një mundësi të artë për një studim më cilësor”

  1. Klea says:

    Doli ky mashtruesi hajdut dhe xhepist. Si sju vjen zor te nxirrni kete monster!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje