Uzuni prezantohet te Lokomotiva e Zagrebit, Laçi arkëton 350 mijë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Myrto Uzuni është prezantuar paraditën e sotme në ambientet e klubit të tij të ri, Lokomotivës së Zagrebit.

Falë paraqitjeve pozitive që ka bërë me fanellën e Laçit, 23-vjeçari ia tërhoqi interesin e kroatëve, të cilët nuk nguruan që ta bënin lojtarin të tyrin për 350 mijë euro.

Fillimisht drejtuesit e Lokomotivës i kanë dhënë në dorë 100 mijë euro kesh kurbinasve për të lejuar Uzunin të nënshkruante me ta.

Pjesën tjetër të shumës pritet që klubi bardhezi ta marrë më vonë.

Përveç 350 mijë eurove që do të arkëtojë, Laçi ka mbajtur edhe 20% të kartonit të lojtarit beratas.

Lokomotiva e ka prezantuar lojtarin në ambientet e klubit, ndërsa ka njohur edhe tifozët me përforcimin më të ri përmes faqes zyrtare në “Facebook”. 23-vjeçari është shprehur i lumtur për transferimin, ndërsa ka premtuar që do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën që të arrijë objektivat.

“Jam shumë i lumtur që erdha te Lokomotiva e Zagrebit! Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për klubin nga ish-lojtarët shqiptarë. Kam parë klubin dhe e di që këtu bëhet një punë e madhe me lojtarë të rinj.  Unë falënderoj klubin për angazhim, premtoj që do të bëj më të mirën për të kontribuar në suksesin e skuadrës”- u shpreh beratasi.

Uzuni ka realizuar 10 gola në kampionat me kurbinasit dhe një të tillë në raundin e parë të Europa League, në ndeshjen ndaj Anothosis. Ai ishte protagonist edhe në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ku shënoi golin e barazimit 1-1.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *