VIDEO/ Rama flet për Zahon: Nëse shkolla do më thoshte hiqja celularin, do isha njeriu më i kënaqur

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në familjen Karaj për t’i dhuruar librat dy fëmijëve të tyre Greisit dhe Reit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

I shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi” Dorina Kuka Rama ka ndarë disa shqetësime me prindërit e një nga to ishte dhe ndalimi i celularëve në shkolla.

 Shefi i qeverisë tha problemim e celularit e kishte me djalin e tij të vogël Zahon dhe se nëse do ia kërkonin në shkollë t’i hiqte celularin do ishte njeriu më i kënaqur.

Në qoftë se mua shkolla do të më thoshte do ia heqim celularin Zahos, nuk është bërë akoma për shkollë unë do isha njeri më i kënaqur. 

Sepse është komplet jashtë kontrollit të vetes, jo më të mësuesit dhe tëndit kur është në shkollë. Vetëm keq ka ajo punë, s’ka asnjë të mirë, s’ka asgjë pozitive”, u shpreh Rama.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...