VIDEO/ Skandali seksual në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsk braktis intervistën kur e pyesin për raportin intim me Bill Clinton

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shtëpia e Bardhë 20 vite më parëu përfshi në një skandal seksual ku u zbulua se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me ish-praktikanten Monica Lewinsk.

Clinton është pyetur shpeshherë nga mediat dhe ai ka pranuar se nuk i ka kërkuar falje personalisht Monicës për mënyrën sesi ajo u trajtua.

Së fundmi Monica ishte e ftuar në një intervistë në Jerusalem ku u pyet mbi këtë histori.

“Në një intervistë së fundmi, ish-presidenti Clinton u shpreh se nuk të ka kërkuar kurrë falje personalisht. E pret ti të të kërkojë falje?”, e pyeti gazetarja.

“Më falni. Nuk mund ta bëj dot këtë” – tha Monica e cila u ngrit në këmbë dhe braktisi intervistën, duke i lënë të gjithë të pranishmit me gojë hapur.

Më vonë ajo bëri këtë sqarim në Twitter:

“Unë u largova sepse është shumë e rëndësishme për gratë që të mbrojnë veten dhe të mos lejojnë të tjerët t’i kontrollojnë ashtu siç duan. Më vjen keq për audiencën që priti, por nuk e kisha planifikuar në këtë mënyrë”, shkruante Monica.(TemA)

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *