Agron Gjekmarkaj: Opozita shqiptare po kopjon atë italiane, ju tregoj emergjencën brenda PD e LSI

5 Shtator 2018, 17:01Blog TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj

Aventino është një nga shtatë kodrat, mbi të cilat shtrihet Roma. Dikur në antikitet ajo popullohej nga plebenjtë, të cilët pas shumë betejash fituan të drejta politike si patricët.

Sa herë që atyre tentohej t’u hiqeshin këto apo të merreshin masa represive ata vetëpërjashtoheshin nga jeta politike dhe ekonomike e qytetit dhe izoloheshin në kodrën e tyre derisa vinin lajme se institucionet ishin tërhequr. 

Po kështu në vitin 1924 opozita italiane braktisi Parlamentin në shenjë proteste kundër vrasjes së deputetit socialist Meteoti nga skuadrat fashiste. 

Të grupuar në një sallë tjetër të Monteçitorios (pallati i Parlamentit), deputetët e opozitës e quajtën lëvizjen e tyre tërheqje në Aventino, sipas fjalimit të liderit socialist Filipo Turati. Opozitës italiane nuk i shkoi mirë dhe u konsiderua gabim sepse i dha dorë Musolinit të vendoste diktaturën në emër të stabilitetit, qetësisë e plot të tjera justifikime.

Me këtë parantezë nuk dua të krahasoj Edi Ramën me Musolinin dhe as Lulzim Bashën me Filipo Turatin. Do zgërdhihej i madh e i vogël me një guxim të tillë.

Por të hënën një paralele modeste u hoq mes Shkodrës dhe “Aventinos”. Opozita mungoi në hapjen e sesionit të ri parlamentar dhe mirë bëri.

Ajo e bashkuar u mblodh në Shkodër për të dhënë një mesazh, duke bërë aktin e duhur. Nuk ka rëndësi sa e pritën dhe kush e priti Lulzim Bashën.

Atje, me gjasë, nuk ka shkuar për miting apo për testuar mbështetjen e tij, por për të sensibilizuar opinionin publik për gjendjen e kriminalitetit në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Një e vërtetë, e cila flet më të vdekur e të plagosur, nuk ka nevojë për shumë interpretim.

Qyteti i veriut nuk është në duart e shtetit, por të banditëve. Fatkeqësisht, me logjikën e hakmarrjes tribale, Shkodra është lënë jashtë investimeve dhe vëmendjes, ndonëse në Tepelenë investon për ndërtimin e 16 fshatrave “ekselentë”, a thua se pjesa tjetër ka dalë faret. Papunësia dhe varfëria ecin krah për krah dhe plagët sociale gangrenizohen. Më tepër Shkodra e njohur për traditën teatrore është përdorur nga Kryeministri për të replikuar nëpërmjet hokash tallëse me Voltana Ademin, kryetaren e bashkisë.

Nga ana tjetër, ai ka marrë nga Shkodra Senada Mesin, e cila mund të jetë zonjë e nderuar si zëvendëskryeministre, por ajo nuk pyetet për asgjë.

Këtë “qokë” Ramës nuk ia mori kush seriozisht, asnjëherë, as në Tiranë as në piacën e qytetit. Shkodra me këtë rast, meqenëse u vu në qendër të vëmendjes për vrasjet zinxhir, ka pësuar këtë derivat për arsye të politikës.

Ajo është ndier me mirë, duke e dominuar atë me “të fortë” sesa me elitën e vet. Shumica e di, por i duhet kujtuar edhe Edi Ramës e Lul Bashës se ajo zonë edhe në kohën e Osmanllisë përfaqësohej me intelektualë, të cilët i dhanë kaq shumë shkrimit e gjuhës shqipe, artit e kulturës në tërësinë e vet e kësisoj zgjimit dhe Rilindjes Kombëtare. Tani me ndonjë përjashtim në të dy krahët, këta u zëvendësuan me Lukun dhe Tukun.

E këtë ai qytet nuk ta fal. Nuk mundesh me dalë në tribunë të fushatës elektorale me persona më inferiorë se mesatarja e shoqërisë së atjeshme dhe t’u thuash, shikoni çfarë personalitetesh ju kemi vu në krye. Kështu, qytetarët dhe personalitetet që përdorin mendjen dhe jo gishtin, tërhiqen në punë të vet teksa hapësirën publike e zë dhunuesi, i cili bëhet aleat i politikës.

Prej 5 vitesh qeveris Partia Socialiste me në krye një burrë, që as më pak e as më shumë, por toptan me gojën plot, këtij vendi i ka premtuar Rilindje. Historia e Saimir Tahirit me Policinë që duam dhe hashashin që na mbolli, dihet. Mesa duket, në kohën e tij çunat e alltisë ishin të zënë me mbjellje-korrje.

Tani në kohën e Xhafajt, i cili u prezantua si dora e hekurt e ligjit dhe moralit socialist, situata nuk duket se ka përmirësim. Xhafaj ka dështuar si ministër i Brendshëm jo thjesht për historinë me të vëllain, por për ndodhitë tragjike në terren.

Socialistët me një lokalizëm absurd kanë përjashtuar veriun e Shqipërisë nga drejtimi i Policisë, duke i marrë të gjithë drejtuesit e lartë nga katundi i tyre. Kjo është gegofobi, siç është në traditën e lashtë të PPSH-së, e cila u shndërrua në PSSH. Këta pushtetin e shohin si revansh dhe sundim. Sot jeta e njeriut në vendin tonë kushton më lirë se ajo e një pule fshati.

Çdo adoleshent, që nuk fle mirë natën, shndërrohet në kërcënim për komshiun dhe tjetrin. Degradimi kriminal është i paprecedent e po kaq e tillë propaganda qeveritare, e cila nga mënyra si sillet, nuk jep mundësinë për të shpresuar se diçka do ndryshojë.

Opozita e ka për detyrë ta shndërrojë në kauzë madhore çështjen e sigurisë publike ashtu siç ka bërë dikur me betejën politike për dekriminalizimin, e cila dha produkte në fasadë, por jo në brendi të jetës politike. Gjithsesi, një betejë e dobishme.

Opozita është sfiduar përtej pritshmërive nga Kryeministri dhe aparati i tij mediatik. I fundit ishte ligji ad personam për Teatrin si çështje publike përtej opozitës, por edhe e opozitës.

PD dhe Lulzim Basha u ngjitën të hënën në “Aventino”. Nga mënyra sesi qëndrojnë, varet e ardhmja e saj. Nëse rezistojnë si plebenjtë, diçka do të ndryshojnë, nëse sillen si opozita italiane e 1924-s, rezultati është historik por tragjik. Opozita po krijon ndjeshmërinë e “emergjencës demokratike”. Po ka një të tillë.

Por ajo nuk do të funksionojë pa marrë në konsideratë “emergjencën demokratike” brenda në PD dhe LSI për ndryshim radikal dhe fabul të besueshme. Mbështetësit e opozitës kanë nevojë për të e në rastin më të keq për iluzionin e tij.

11 komente në “Agron Gjekmarkaj: Opozita shqiptare po kopjon atë italiane, ju tregoj emergjencën brenda PD e LSI”

  1. Ben says:

    Pse ky “profesori” Gjekmarkaj,ja fut gjithmone kot?

  2. Ilo says:

    Mos ja fut kot Drejtori i Policise se Shkodres eshte bash djale shkodre por ndoshta duhet te ishte nga Dukagjini pasi plumbi me plumb del

    1. njani says:

      e kan ba prov ata te dukagjint me ken me rastin tafilaj, dhe rrezultatin e din gjithkush.

  3. xhemal says:

    me vjen keq prof….. Rama e ps nuk kane
    alternative se pakica perfaqesohet nga at a qe e bene shqiperine germadhe ne kuptimin e plote te fjales ne ekonomi.arsim shendetesi.e kethyen ne shkretetire pa pyje pa buqesi e shkaterruan teritorin ne emer te pushtetit n dertuan geto te media qe nuk di nga ta kapesh per ta rregulluar. mbollen kulturen e anarkine e plote shteti ishte ne duart e nje Klani qe vodhi toka.pyje.minerale nafte e cdo gje te cmuat e i ketheu shqipetaret ne skllever modern .per sigurine as qe behej fjale gjenje Police qe hanin farà me universitete qe smesohej asgje u situa hakmarrja se mungoi drejtesia etj…….. te pakten tani ka drejtesi sociale paguhen dritat nga te gjithe.uji.eshte ndaluar hemoragjia e prishjes te teritorit punetoret jane me te mbrojtur paguhen me mire taksat eshte permiresime pastertia.sherbehet me mire ne zyrat e shtetit ka me siguri ne rruge.me shume gjelberim ne qytetar .trasporti publik funksionon me mire .arsimi .shendetesor kane permiresime te ndjeshme .pa diskutim qe ja nje mal me probleme ne shqiperi e pakica ne vend qe te paraqese idete e saj per permmiresimin e jetes se qytetareve behet nje qender e kronikave te zeza e pergatitet per prishjen e paqen sociale sic bejne grupet fasciste ne europe.shqipetaret dine mire te dallojne qellimet e mira e te mbrapshta

    ..

  4. Gopisti i fundit says:

    Jo mor Gjek , opozita e jone nuk po kopjon ate Italiane, por basha si kopjac dhe si pa vizion qe eshte, kopjon Edi Ramen , qe ben mbledhjet e qeverise ne qytete te ndryshme. PD- ja eshte nje parti , qe prej kohesh duhet te kishte dale nga skena , ashtu si kunder edhe ka ndodhur ne te gjitha vendet ish socialiste. Dhe kjo mor Gjeke ka logjike, sepse ajo parti nuk u krijua nga disidente te vertete por nga ish komuniste te thekur e njeres hajdute , thene me ckoqur njerez , qe kurre skane patur te bejne me demokracine. Pra sa me shpejte eshte e nevojshme te dale nje force e re, qe te beje opoziten e vertete dhe te jete shprese per kete vend.

  5. shqip says:

    Eshte e tepert ti thuash inelektual . Nje mendje e tille turperon kedo qe eshte nen nivelin mesatar te dijes . Budalla ! Nuk eshte faji i Rames qe Shkodres ( veriut ) , i pret timoni shtrember . Gjithe bota e ka harruar fare konunizmin . Ata vazhdojne tundin hanxharet kunder kufomave . Dhe sikur te mos mjaftoje kjo , pretendojne nga Tirana investime . E para , fillo paguaj faturat e korentit si gjithe pjesa tjeter . E dyta , mos bej pelivanin edhe kur nuk di te besh nje pune per qytetin tend . Kane alergji per te majten , keshtu duket te pakten . Sh.mire ! Mbani Saliun me gomeret e Shqupit , qe ne tre dekada e ka permbytur nja 30 here Shkodren . Ore Gjek- Markaj ! Po ç’ti beje rilindja pistolereve ne veri ? Ju jetoni akoma me kanunin mor burr . Kujtoj Sali shkemborin ne nje prononcim diku nga vitet 90te , thoshte per kanunin pak a shume ; ” Eshte pasuri kulturore “. Tjetri nje reportazh po bente keto dite , dhe ” veriori ” ja vuri pistoleten ne koke . A e kupton çfare marrezishe thoni ? Kauza e Lylit . Po pra , si puna e çadres ( cirku ne fshat ) . Ra dakort me Ramen , u turren budallenjte . Ra dakort me amerikanin qe i vuri vijen e kuqe . Te ishte per Ramen , sot do ishte akoma aty çadra . . Ore nje gje nuk kuptohet me keta shpellaret ! Çfare doni ? Doni zgjedhje , po a i fitoni dot ? Apo doni puç shteti ? Te dy obsionet ju nxjerrin humbes . Nese e beni vetem per t’ju shmangur vetingut , ketu keni te drejte . Fundja kush kerkon te veje me kembet e tij ne burg . Kush do qe ti marrin plaçke e gje , e ta shohi veten pas hekurave . Ah se me ngelet merak . O Gjek ! Nga surrati je shum nar .

  6. Noli says:

    Nuk ben hajer Basha me keta idjote qe e rrethojne Profesor tjetri dhe flet si e ema zeqos.
    keshtu flet Lela, Bushati, Zheji, Peka e tej gazetare prane Bashes.
    Keto degjon edhe F. Noka, N. Noka, A Alibej. V. Vokshi. E Salianji, A Ristani e tej e tej.
    Jane mbledhur te gjithe bashke e bejne politike.
    Me kete nivel te besimit publik nuk vijne ne pushtet dhe Rama rron 100 vjet ne pushtet
    megjithe gabimet qe ka.

  7. Engjelli says:

    Kush e beson se nje KM do te ndare vendin te cilin qeverise? Po qe se ky shkrim eshte shkruar per te pa shkolluarit dhe driteshkurterit, atehere eshte shkrim i mire. Po qe se eshte shkruar per lexues me intelekt normal, atehere kuptohet se autori ka nje brenge te madhe, ate qe idhullin e tij ,S Berishen e kane lene jo ne krye te logut te burrave.

  8. Kosina says:

    Edhe sikur ti plotesoheshin te gjithe deshirat Gjekes, PDja do vazhdonte te ishte ne humnere. Problemi eshte se PDja vazhdon te jete berishiste edhe pse vete psikopati qe e kaleroje eshte denuar nga shqiptaret me vote si jashteqitjet historie.
    Gjekat, Pekat, Mulet, Murrizet, Strazot, Paloqet, Luleshtrydhet teveqele dhe te gjthe eunuket e Shkelzen dhe Argita Berishes, nuk ja zgjidhin dot hallin.
    Ka vetem dy rruge;
    O Berisha e terheq PDne ne arkivolin e tij,
    Ose PDja fillon me ane te nje revolucjoni te brendshem, shkaterrimin e trashegimise berishiste dhe thonjve te tij qe e mbajne peng me kukulla dhe eunuke provincash si Gjeka.

  9. Lennard says:

    Lulka nuk po kopjon Opoziten Italiana por po Kopjon Gjyqtar Thanzen ,qe e kishte te qarte se kish bere Burg ne Itali dhe nga ana tjeter donte te kalonte Vetingun (me Hater),.Keshtu dhe Lul-Sumkapuci -I Zhyer me pisllek kriminal dhe Hajdut kerkon Veting (Si Breshka tek Nallbani ,qe donte ….Gozhde!!!)

  10. Nik says:

    Gone vellai ju mbushni kazanet televizive shqiptare qè shkarkojn midis jush dhe disa tè tjerève vetèm plehèra tè papèrpunuar.Nè kohèn e PPSH ès kush komandonte jugu??Ramiz dhelpra dhe Nexhmie Hoxha nuk janè nga veriu 100% dhe komanduan edhe mbas vdekjes sè enverit?(Dhuratat demokratike qè gèzojmè sotè nuk janè prodhim “Shkodrani R,Alia” Ramizi ka drejtuar gjith jetèn propagandèn komuniste ,rinin brezat e ardhshèm.kulturèn,televizionin si dhe lidhjen e shkrimtarève ,ju duken pakè kèto struktura .Dèshironi pèr dibranen Nexhmije Hoxha,ishte numèr 1/2 nè qeveri dhe besoj se nuk i shpètonte asgjè pèr tè influencuar gjykuar dhe dènuar prandaj agron populisti shko dhe gèrvish fundin e shpinès se mos tè kruhet.
    Pèr drejtuesit e policis keni plotèsisht tè drejt duhen nga tè gjitha krahinat jo si veproj ” Berisha”me ministra e zv nè polici tè gjith nga veriu(malokè jo, sepse ofendohet gjekmarkaj nga labi gjysèm opinge)Ju me shkrimet tuaja pèrfaqèsoni njè populizèm ose fashizèm tè kamufluar mbase dhe gaboj por lexova artikujt tuaj mè mjaftuan tè krijoj njè ide .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje