“Babalizimi” qe iu bë një bisede mes dy miqsh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Denar Biba

Kur e lexova per here te pare shkrimin e portalit Exit.al ne lidhje me audio-pergjimin mes meje e gjyqtarit te Gjykates se Strasburgut, z.Ledi Bianku, fillimisht nuk me beri ndonje pershtypje kushedi dhe, tani mbrapa, me vjen mire per kete. Te degjuarit e zerit tend permes nje linku, ashtu, publikisht, nuk ishte ndjesi e kendshme, por kjo vetem nga kendveshtrimi i cenimit te privatesise, per me teper ne zemer te gjykates qe mbron te drejtat e njeriut. Transkriptimi i bisedes, nga ana tjeter, me la indiferent, pasi nga teksti i publikuar nuk arrije dot te kuptoje gje.

Por, ndersa minutat kalonin, telefonatat e miqve gazetare shtoheshin dhe, me pas, lajmi se kryetari i opozites do te dilte ne konference per shtyp posacerisht per kete ceshtje e do ta etiketonte ate si “shantazh” te qeverise Rama ndaj Strasburgut(!) me dha shqetesim.

I mesuar me lojrat politike prej vitesh tashme, me duhet te verej se ishte nje shqetesim ndryshe. Ishte i perzjere me habi. A mos valle e kishin keqinformuar z.Basha? Une e kujtoja (ajme se jo sakte) biseden dhe isha i bindur se nuk kishte asgje ne te gjithe ate (se ne tekstin e publikuar jo e jo) qe te meritonte vemendjen e kujdoqofte, aq me pak te shnderrohej ne debat publik me akuza e kunderakuza. Jam i vetedijshem per etjen qe ka opozita per skandale qeveritare, por serish, nga pozita e atij qe dinte te verteten, nuk arrija dot ta vendosja tekstin e publikuar ne kornizen e nje skandali. Dje lexova nje shkrim nga Prec Zogaj te “Panorama”, dhe me erdhi mire qe edhe brenda kampit opozitar ka njerez qe e mendojne si une (http://www.panorama.com.al/analiza-klasifikimi-i-bombave-p…/).
Sidoqofte, per tjeter gje u ula te shkruaj.

Se pari, por jo nga rendesia, dua te verej per lexuesin “babalizimin qe iu be nje bisede mes dy miqsh, ndonese ne nje pjese te saj u fol edhe per interesa shteterore. Pergjimi e degradon nje bisede, i humb asaj sinqeritetin dhe e teatralizon. E zhben qellimin e vertete, duke qene se qellimi i njerit prej bashkebiseduesve nuk eshte me diskutimi, perballja e ideve apo zgjidhja e problemit te parashtruar, por ajo cfare do kuptohet nga degjues te trete me pas, kohe me pas.

Edhe ne hipotezen se te dy bashkebiseduesit nuk jane ne dijeni te pergjimit, serish, fenomeni “babale” ka potencial te rrenoje nje instrument, i cili eshte shume i rendesishem, vecanerisht ne nivele te larta te shoqerise, aty ku diskutohen politika. Historikisht, marreveshje te medha, te cilat kane vendosur deri edhe fate te nje shoqerie e me gjere, e kane gjenezen e tyre te nje bisede mes vetem 2-3 individesh.

Ne historine e viteve te fundit – per te sjelle vetem nje nga disa raste, ishte pikerisht nje bisede e tille mes liderit te pozites dhe atij te opozites qe mundesoi zhbllokimin e situates politike ne vend dhe i hapi rruge zhvillimit te zgjedhjeve ne 2017. Biseda te tilla ka pasur e do te kete, gjithmone. Duke i “babalizuar” ato, opozita nuk ben gje tjeter vecse, me naivitet, i jep nje dimension negativ, krejtesisht te panevojshem, nje instrumenti qe me se shumti eshte ne favor te saj.

Etiketime te tilla si “ndikim”, “shantazh” “sekser”, “korruptim” jane budallalleqe – nese behen nga naiviteti, ose djallezore – nese behen me vetedije. Z.Basha, perpara se te shprehej per takimin tim me z.Bianku, do te bente mire te kishte sjelle nder mend oret e gjata te kaluara vetem per vetem me z.Rama ne mesnaten e 17-18 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithefare llojshme qe i mveshen kesaj bisede keqdashesit e tij politike. Shume here me e parendesishme ishte biseda ime me z.Bianku, nese merr parasysh faktin se, si une dhe ai, nuk kishim asnje kapacitet vendimmares ne lidhje me shtyrjen e kerkuar.

Sikunder sqaroi se fundmi edhe Gjykata e Strasburgut, ajo ishte nje procedure qe nuk mund te realizohej en block, por vetem rast pas rasti. Mire per mua nuk mendoi, por z.Basha kishte detyrim te mendonte per imazhin e gjyqtarit shqiptar ne Strasburg dhe te parashikonte sesi do dilte ky imazh pas publikimit te nje bisede krejt te parendesishme per politiken.

Se dyti, dua te ndalem edhe te perceptimi i kesaj bisede dhe koncepti i “papershtatshmerise”. Kjo fjale ne fakt nuk te thote asgje, eshte sa anemike aq edhe keqdrejtuese, duke qene se eshte subjektive ne thelbin e vet. Nje ceshtje qe diskutohet eshte ose e drejte, ose e padrejte, ne kuptim te standarteve morale dhe/ose ligjore, qe e minimizojne subjektivitetin (ne pamundesi per ta zhdukur). Po jap nje shembull per ta konkretizuar idene. Media e famshme amerikane CNN, ne nje editorial te dates 4 Shtator (https://edition.cnn.com/…/a-sense-of-inevitabil…/index.html…) shpreh shqetesimin se nje jurisprudence e tere shumevjecare e Gjykates Supreme mund te ndryshoje nese Republikanet, te cilet kontrollojne Senatin dhe menaxhojne procesin e vetingut te kandidateve, ia dalin te zgjedhin te preferuarin e tyre, z.Brett Kavanaugh si gjyqtar te 9-te.

Sipas CNN, Gjykata Supreme, qe per momentin ka mbetur me 8 anetare, prej te cileve 4 te zgjedhur nga Demokratet – liberale dhe 4 nga Republikanet – konservatore, “qendron ne buze te humneres, me shume te drejta (ato qe lidhen me abortin dhe diskriminimin pozitiv – per te dhene si shembull vetem dy) qe varen nga nje vote e vetme”. Vota dhe qasja qe do adoptohet ne lidhje me to nga gjyqtari Kanavaugh.

Sepse kur behet fjale per te drejta e liri kushtetuese, e drejta i largohet konvencialitetit dhe i qaset filozofise. Natyrshem, nje individ qe s’ka edukimin profesional perkates mund te cuditet sesi thjesht nje gjyqtar i ri mund te ndryshoje kursin qe gjykata me e larte e SHBA ka mbajtur per disa dekada, por per studiuesin e te drejtes kushtetuese kjo eshte lehtesisht e kuptueshme, ndonese jo lehtesisht e pranueshme.

Keshtu edhe ne biseden me z.Bianku, une dhe ai ndame qasje te ndryshme ne lidhje me kufizimin e te drejtave individuale. Ne gjykimin tim, atehere dhe sot, shtyrja me disa muaj e detyrimit te Shtetit shqiptar per te paguar disa individe ish-pronare, ishte nje mase e nevojshme ne nje shoqeri demokratike dhe ne interes te publikut te gjere, nga taksat e te cilit do te vilej pagesa.

Perkundrazi, ekzekutimi i menjehershem i detyrimit do i linte punonjesit e administrates publike dhe pensionistet pa paga e pensione. Kjo ishte dhe eshte qasja ime filozofike dhe motivimi im ne ate bisede. “Babalizimi” i tekstit dhe kontekstit me tej eshte nje histori naivesh qe ju tashme e dini. Shume zhurme per asgje, vertet, por qe ekspozoi nje diletantizem te frikshem nga nje pjese e politikes shqiptare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në ““Babalizimi” qe iu bë një bisede mes dy miqsh”

  1. KiKi says:

    Ore meqe ra fjala a ka ardhur gje ekspertiza e audiopergjimit Agron/Geron Xhafa- Babale???

    Se sikur skemi degjuar gje, edhe pse na e premtuat per pak dite…

    Jo per gje po mos i biem Babales kot me qafe…

    1. Spy says:

      Koston e zbardhjes se konfidencialitetit e paguan spiuni me reputacionin e vete. Jam kurioz se si do sillen shoket e miqte e Ledi Biankut pas pergjimit qe I beri mikut te vete, Denar Biba.

    2. Juristi says:

      Super shkrim Denar Biba!

      1. Komentuesi says:

        Shume mire ke shkruar zoti Biba,por kujt ja shkruan.Marin vesh lukunit e ujqerve te Bashes? Ata jane babale te tere.Qellimi juaj per biseden e L.Biankut,eshte shume e ire,pozitive,por ja qe ka dhe miq te poshter qe ta punojne pas kraheve.Megjithate,autoritei yt eshte rritur, kurse i Biankut kane rene breket te kembet.

  2. Ageron says:

    Ne kete rast kemi te bejme me BIBALIZIM dhe jo me BABALIZIM!

  3. Zorro says:

    Kjo ndodh se ne politiken shqiptare nuk sundon ideali patriotik,por agjenturizmi antishqiptar per t’i sherbyer padroneve te huaj dhe vetes!
    Keshtu ka ndodhur per 28 vjetet e fundit!
    Nje vend me pasuri kolosale ka nje popull qe akoma lufton per buken e gojes njelloj alo me keq se koha e tallonit!
    Mijra shqiptare jetojne nen terrorin e gjakmarrjes dhe shteti hesht sikur behet fjale per pula e jo njerez qe jetojne si ne mesjete,ndersa as Europes nuk i ben pershtypje kjo tragjedi per deri sa kete gjeme nuk e ka futur ne kushtet e integrimit te vendit,por vetem me lojra fjalesh pa lidhje me realitetin!

  4. rumpallhana e ripjelljes says:

    Ky shtet bananesh, vend cudirash me nenpunes shteti qe predispozohet te jene te depolitizuar veteofrohen ne ceshtje qe si kane as per tager pune dhe dalin dhe thone qe e bene veprimin per te miren e shtetit nderkohe qe si kane lene gje pa vjedhur ketij shteti ne vendin e punes ku jane. Keto lloj tipash qe skane limite ne genjeshtrat qe thone, duan te jene pjese e gjykatave kushtetuse. Plehra qe qelbet dynjane ky moral eshte i tepert

    1. O Saliiiii says:

      Plehre je ti!
      Se kollaj te fshihesh pas tastjeres e pastaj te vraposh te marresh 1000 lekshin te PD.
      Denari ka dale hapur si askush. E mori fije per fije kete bisede dhe e telendisi kryetarin tend kalama si askush tjeter.

  5. sulo Permeti says:

    Ledio Bianku,apo ata qe realizuan pergjimin bene autogol,sepse doli qe kunati i Pollos,Ledio bente korrupsion,duke favorizuar persona te vecante,ndonese ata kishin vetem disa muaj,qe ju drejtuan Gjykates se Strasburgut,dhe i morren shpejt e shpejt milionat euro,kurse shumica kane vite te tera,pamarre asnje pergjigje.Duhet qe qeveria shqiptare ,duhet ta padise ,kete mashtrues.dhe te njoftoje Strasburgun,per pislleqet e kunatit te Pollos.Turp!!!

  6. per legenet si pune ketij says:

    Po ik mor legen. Shume gjera thua dhe asgje nuk thua. Gjykata e strasburgut eshte gjykate politike dhe ti me siguri e di perdersa ke bere biseda te atilla per te demtur shqiptaret qe se kane gjet te drejten ne vendin e tyre me pretendimin se do paguakan shqiptaret. Ne fund te fundit le te paguajne se po shumica e shqiptareve jane pergjegjes per zgjedhjet qe kane bere ne 28 vite dhe per shkak te ketyre zgjedhjeve kane ardhur edhe padtejtesite ndaj nje pjese te tyre.
    Po te shtojme qe kreu i gjykates eshte italian dhe ca me keq napolitan(pa i paragjykuar te gjithe) ka te ngjare qe pervec se eshte politike te jete kthyher edhe ne gjykate korruptive se ne fund te fundit Berluskoni e vendosi aty per ta shperblyer per favoret korruptive. Natyrisht gjyqtari shqiptar ne ate gjykate ndikon per te favorizuar apo per ti bere dem gjithkujt qe padrejtesite ne vendin e vet e detyrojne te shkoj atje.
    Meqe ra fjala PD e saliut e ka fut ne thes prej kohesh kete napolitanin. Provat bejne muuuuu

  7. Landi says:

    Mos insisto kot me justifikime! Ti i more gjerat me mendjelehtesi, kur le veten te perdoresh ne emer te Agacit dhe sot po paguan pasojat, ndersa ai tjetri qe e quan ” mik”, tregoi qe eshte nje maskara, nje kamikace dhe gjobe e ndyre berishisto- pedeiste.
    Nese per tu bere politikan si Bianku, duhet te jesh kaq i ndyre si burre, per te merituar nje karrige pedeisti, atehere nuk eshte cudi qe politika eshte nje Kazan plehrash, mafjozesh, jashteqitjesh, gjobvenesish, laviresh te paskrupullta si Bianku.

  8. Komentuesi says:

    Shume mire ke shkruar zoti Biba,por kujt ja shkruan.Marin vesh lukunit e ujqerve te Bashes? Ata jane babale te tere.Qellimi juaj per biseden e L.Biankut,eshte shume e ire,pozitive,por ja qe ka dhe miq te poshter qe ta punojne pas kraheve.Megjithate,autoritei yt eshte rritur, kurse i Biankut kane rene breket te kembet.

  9. genc says:

    ne se ke akses kiki tek prokuroria mund te interesohesh se cfare ekpertize ka dale per babalen.Por sigurisht nje shumice gjerash e lajmesh nuk jane e nuk do jene asnjehere per publikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *