Çfarë duan në të vërtetë fëmijët? Mësime nga zonat e luftës dhe kampet e refugjatëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Çfarë duan në të vërtetë fëmijët? Më mirë se kudo, përgjigjet e kësaj pyetjeje mund të gjenden në zonat e luftës dhe në kampet e refugjatëve, thotë një psikiatër që ka punuar në qendrat e strehimit të refugjatëve.

Edhe pse jetesa në një kamp të zymtë refugjatësh mund të duket si skenari më i keq për fëmijët, në fakt ka edhe më keq. Por pikërisht në zonat e luftës dhe kampet e refugjatëve del në pah ajo çfarë është më shkatërruese për ta.

“Më shumë se çdo gjë tjetër, fëmijët duan të jenë me njerëzit që i duan”, shkruan Lynne Jones, një psikiatre për fëmijë, e cila ka punuar në zonat e luftës dhe kampet e strehimit të refugjatëve.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Harvardit në Kembrixh, Masaçusets dhe është autore e librit “Jashtë azilit: Një kujtim i luftës, katastrofave dhe psikiatrisë humanitare”.

Jones u nxit për shkrimin në kohën kur në SHBA nisi debati për ndarjen e fëmijëve emigrantë nga prindërit e tyre.

Në artikullin e saj, Jones tregon historitë e fëmijëve që i kanë mësuar asaj çfarë është më e rëndësishme për ta. “Paradoksalisht kam zbuluar gjatë kërkimit tim në Bosnje se fëmijët që ishin të ndarë nga njerëzit e dashur për periudha të zgjatura, megjithëse jetonin në kushte relativisht të mira, kishin pasoja më të rënda psikologjike se ata që kishin jetuar me prindërit dhe njerëzit e dashur në kushte të këqija apo kur u rrezikohej jeta”, thotë ajo.

Jones kujton takimin me fëmijët pas konfliktit në Kosovë. Shumë prej tyre nuk donin t’i tregonin për atë se çfarë ndodhi, por “kur iu ofrua mundësia për të dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Luftës, të gjithë donin të intervistoheshin”, shkruan ajo.

Ndonjëherë është thjesht një çështje pritjeje derisa fëmijët të binden të flasin.

Jones i ka mbledhur historitë e fëmijëve që kanë kaluar në situata të tilla, në faqen e saj migrantchildstorytelling.org.

“Nëse i dëgjon, ata do të tregojnë se për çfarë kanë nevojë”, tha Jones. “Dhe nëse i dëgjon, duhet t’u kushtosh vëmendje dhe të bësh diçka për ta. Në të gjithë botën ka fëmijë që gjenden në situata të dëshpëruara”, thotë Jones. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *