Det për Maqedoninë, Edi Rama: Kur nuk e ke diçka, di çfarë vlere ka

5 Shtator 2018, 18:43Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Kryeministri maqedon e konsideron fakt të kryer. Zoran Zaev pretendon se ka marë premtimin e homologut shqiptar Edi Rama për t’i afruar vendit të tij një port në Durrës. Me gjithë të drejtën e zotit dhe të logjikës, në Maqedoni një gjë të tillë e shohin me frymëmarje lumturie. Një port për Maqedoninë, një vend pa dalje në det, që në Shkup, në lumin që ndan kryeqytetin në dy pjesë, rrinë si dekor absurd e megaloman dy anije me vela, që nuk kanë lundruar kurrë, “pronësia” në një port shqiptar, është një lajm i shkëlqyer. Një lajm i bujshëm politik dhe një mundësi e jashtëzakonshme ekonomike e dyanshme. Një kontribut mjaft i mirë i Shqipërisë, në këtë rast, edhe për politikën rajonale, edhe për zhvillimin ekonomik.

Për të kuptuar vlerën e diçkaje, duket gjykuar jo prania, por mungesa e saj. Në Shkup, me shumë gjasa e dinë më mirë se në Tiranë se çfarë do të thotë det dhe port në det. Sepse nuk e kanë.

Pothuaj 20 vjet më parë, ish-kryeministri Majko, pak javë nga përfundimi i luftës së Kosovës, do të thoshte një frazë të famshme në fjalimin që njoftonte “rilindjen e idesë për ndërtimin e rrugës së Kombit”: “Le t’i japim Kosovës një dalje në det”!

Ideja e atëhershme ishte që porti i Shëngjinit do t’i shërbente Kosovës, nga pikpamja politike, si një port ku do të përpunoheshin mallra dhe nga pikpamja politike, si një kërthizë e re në Shqipërinë e re të Mesme. Brenda kufinjve evropiane të atëhershëm, kur Shqipëria dukej më pranë se kurrë me Brukselin, por sidomos me Uashingtonin, patriotizmi ishte portret jo vetëm i gjuhës së njëjtë, historisë së përbashkët apo kontinuitetit territorial, por edhe më shumë se kaq. Patriotizmi ishte siguri dhe biznes. Biznesi afronte më shumë siguri dhe siguria ishte bisnesi më i mirë për të ardhmen.

20 vjet më pas, një ide e tillë është përmendur vazhdimisht – zoti Berisha e thoshte shpesh – por natyrisht siç ndodh në Shqipëri, deti ka shërbyer vetëm për të treguar distancën mes fjalëve dhe premtimeve nga njëra anë dhe veprave dhe punës nga ana tjetër.

Për të mos shkuar më larg, serbët në Ballkan kanë bërë luftra për të dalë në det. Armiqësa e tyre me shqiptarët, por dhe me kroatë, sllovenë e malazezë kushtëzohet edhe për shkak të mungesës së detit. Serbët e dinë mjaft mirë se çdo të thotë det. Sepse nuk e kanë detin.

Në Shqipëri, fatkeqësisht është ndryshe. Nuk e dinë se çdo të thotë det pikërisht sepse e kanë. Dhe këtë dhuratë të perëndisë e kanë trajtuar me një mendjelehtësi kriminale.

Po të shihet se çfarë është bërë me detin në këto tre dekada pluralizëm, kuptohet qartë se në Shqipëri është jetuar për sot me nesër dhe vendi është qeverisur me vizionin miop që nuk sheh dot përtej të nesërmes kalendarike. Janë tenderuar e ndërtuar rrugë pafund, por është hedhur vetëm ndonjë qindarkë e vobektë si kusur nëpër porte.

Eshtë shpenzuar gjithçka për makina, por pakkush mendon të përdorë varka apo skafe. Çfarë është blerë deri tani ka ndodhur vetëm për vanitetin e të pasurve të rinj që kërkojnë luksin e pushimeve verore dhe për nevojën e banditëve të vjetër, të cilët kanë kaluar nga trafiku i qenieve njerëzore tek ai i drogave.

Tre apo katër herë në këto 30 vjet ka pasur ndalim të plotë të lundrimit në det për shkak të pafuqisë së shtetit për të ndaluar trafiqet detare duke e kthyer pjesën shqiptare të Adriatikut dhe Jonit në një shkretëtirë të trishtuar. Dhe kjo gjë është dukur normale. Madje edhe e duartrokitur nga publiku i lodhur nga krimi.

Shqipëria vazhdon të jetë i vemi vend në botë, me gjasë vetëm Koreja e Veriut e shoqëron, që nuk ka asnjë anije tregtare me flamur shqiptar. Shqiptarët, pronarë anijesh numërohen me gishtat e një dore; ndër këta “aventurierë” që shpëtojnë nderin e vendit, vetëm dy-tre dinë çdo të thotë det.

Pse ndodh kështu? Arsyet janë pafund. Por ato nisin dhe me faktin dramatik që kush ka pasur fatet e Shqipërisë në dorë ose nuk e ka kuptuar se vendi zhvillohet vetëm duke pasur sytë nga deti, ose nuk e ka ditur se deti është zhvillim, ose thjesht fare, nuk ka ditur not.

Ndaj në Tiranë e kuptojnë me vështirësi ngazëllimin maqedonas për portin e premtuar. Sepse në Tiranën politike deti vazhdon të duket vetëm si destinacioni i dikurshëm i trenit të të dielava; vendi ku shkohej për të parë si dukeshin me rroba banjo vajzat sexy nga Tirana që gjithashtu shkonin në Durrës me tren. (Javanews)

15 komente në “Det për Maqedoninë, Edi Rama: Kur nuk e ke diçka, di çfarë vlere ka”

  1. Flutura says:

    Ore Lorenc,
    Po a e di ti qe Shqiperia ka patur dy transoqeanike qe lundronin me flamurin shqiptar dhe nuk i ka? Pse nuk ben pyetjen ku vajten apo me mire si u “zhduken” po ben blabla kot? E terrti e verti….

    1. Lloji says:

      Neve nuk kemi kulture deti, ne nuk kemi nji dítě qe tja dedikojme detit, ne detin e shohim si mje kazan me uj qe duhet ta kalojme per me shit barin tek Italjanet, neve deri ne 90 i hanim vetem peshkun detit…. Zoti na ká dhene kot detin ne nuk e meritojme ate mrekulli.

  2. zi says:

    Eshte nje ligj nderkombetar,
    ku cdo shtet fqinj qe s’ka det,mund te kete dalje ne det nga shteti fqinj,
    se si regullohet kjo ne menyre ligjore eshte pune tjeter,
    ndersa brockullat qe na sjell ketu ,s’jane vec tjeter disa klithma vetmimtaresh, apo te paguar nga interesi,urejtja,lufta per pushtet,injoranca,
    ku nuk kane haberin nese ja hipen kaloresi kalit apo e anasjellta.
    Te hapesh gojen per te thene dicka, eshte domethenese,
    te hapesh gojen per te ngrene mut, eshte e pa imagjinushme.

  3. Xhixhi says:

    Afer detit afer mbretit .Mirpo ne jemi popull qe s’na ka dal akoma anestezia.

  4. Peza says:

    Kur te qeverisin Shqiperine idealiste te vertete,atehere do te behet dicka per popullin shqiptar!
    Deri atehere do duhen edhe 500 vjet!

  5. Viro says:

    Keshtu ndodh kur nuk ke plane zhvillimi dhe punon sot per neser. Ju flisni per detin, po nentoka dhe ujrat apo pjesa e brendeshme (jobregdetare) e pazhvilluar dhe e braktisur. Keto jane mundesi te medha zhvillimi per te cilat duhet fol, diskutu dhe planifiku. Na mbyti politika, gjithe diten e gjithe vitin politike.

  6. Adi says:

    Po ku do dije ca eshte deti nje popull coban i qeverisur nga cobener … ne vetem kosin dhe dhallen dime … prandaj themi dhe u be deti kos

    1. toni says:

      Te duket vetja pirat o kopil i janulles??

      1. Adi says:

        Une jam nga Ulqini or coban dhe ne detin e njohim pak te pakten … ky Janulla mos eshte gje dashnori mamit atje ne katund – une s’njoh njeri me kete emer

  7. shkolla detare e marines VLORE says:

    Lorenc, shkruaj me shkurt dhe gjera konkrete.
    Ne duhet te ishim ure lidhese ne menyre qe porti i durresit te shfrytezohej nga maqedonia , serbia ((padyshim dhe kosova e cila po rrit volumin vazhdimisht)
    Por nga infrastruktura skandaloze qe kemi, maqedonia perdor portin e selanikut, kurse serbia shkon ne malin e zi dhe kroaci edhe pse me kosto te larte
    Pervec transoqeanikeve , ne kemi patur ne Vlore shkollen fantastike te marines detare e cila u shkaterrua nga hajdutlliku dhe injoranca e qeveritarve shqiptar

  8. Klod says:

    Hahah bravo ado..sa kam qesh

  9. leka i madh says:

    Po pse nuk thua qe kemi pasur nje flote te shkelqyer….qe funksiononte por u shit per skrap…plehra e saliut me gramozin qe mos i gjete shpirti paqe

  10. shqip says:

    E gjitha kjo permblidhet ne nje veprim te thjeshte matematikor . Dru me pre +babale = lufte kunder komunizmit ( mullinjte me ere ) . Kur s’di te mbledhesh fiqte ne oborrin tend , do vije komshiu ti haje . Ka nje thashethem te themi , qe ka qarkulluar vite me pare . Ka lidhje me Durresin . E keni parasysh fushen e kenetes besoj . Ne ato vite u tentua te kthehej ne toke buke . Por nuk dha rezultat per shkak te terrenit jo pjellor qe kish specifika e kesaj toke . Flitet per gjoja nje koncesion te nje shteti te fuqishem aziatik . Ku me gjase ne ate siperfaqe te madhe ,te ndertohej nje interport per levrimin e mallrave . Nje aeroport , linje hekurudhore qe te çonte deri ne porto- romane . Investim miliona dollare , Po ti shtosh ketu edhe hapjen e nje kanali lundrues per anijet qe do pershkonin gjithe kete interport , fitimet e konçesionarit do ishin miliarda . E Po ashtu miliarda do gjeneronte edhe Shqiperia . Ne fakt ky projekt u be me forcat tona . E beri Saliu Duke sjelle mijra investitore nga fshatrat . Keshtu kur bie 10 ‘ shi , vendi mbytet ne uje + ujrat e zeza qe Jane prezent dimer , vere . E tha mire nje komentues me larte ; e moren çobenet ne dore . Keta nuk Kane ndermend te bejne shtet . Ketyre u mjafton paraja e momentit . Pa per gjera te Tilla as e vrasin mendjen . O shqiptar ! Po le te vije edhe maqedoni , edhe serbi , edhe kinezi . Ku eshte e keqja ketu ? Madje ftoi te investojne per porte e hekurudha . Ku ka levizje , ka para . Boll me patriotizem fals . ” E imja , e Jona “, etj . Ne duhet te riaktivizojme edhe nje Here floten tregtare . Kuptohet , jo ne formen shteterore . Por mbi bazen e aksionereve . Te hapen kanale navale si i ka e gjithe bota . Ku jahtet apo varkat te ankorohen e te mirembahen njekohesisht . Pse jo edhe serbe , maqedone , austriake , çeke- sllovake , etj , tu jepet hapesire ankorimi ne keto kalata qe ndertohen ne brendesi . Para do mbledhesh , plus krijon edhe vende Pune .

  11. Tema says:

    Nurije Shaqir Piku që është martuar në Semnicë (Gostivar).,po e mbulojnë morrat si dhe foshnja i ka vdekur në barkë., të merret Makedonski i veriut me shtetasit e saj.

  12. Shkodrani says:

    Po filloni o njerez tia thoni vetes te verteten ne sy se vetem keshtu ecim perpara. Ore jeni 60% turq prandaj nuk ia dini detit. Te vetmit detare ishin ulqinaket e himariotet, shqiptare te paste, pjesa tjeter e kishte frike detin. I jeni shmangur tradicionalisht sepse e kishit frike. Nje shembull nga Shkodra; 2 fshatra buze liqenit, Shiroka: Shkodrane e peshkatare gjithe jeten, Zogaj:turq puro, burrat thurnin qilima gjithe diten e nuk i afroheshin liqenit deri sa i detyroi PPSh me dhune te benin kooperative peshkimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje