Djali i Thaçit fyen publikisht Albin Kurtin: Do pres kur të rritet çika jote që të flasim për fatin tonë

Djali i presidentit Hashim Thaçi ka replikuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Endrit Thaçi liderin e VV nuk po e njeh si shqiptar por si malazez.

Ai i ka përmendur edhe vajzën e mitur si një përgjigje të më hershme të Kurtit  i cili duke komentuar dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se “ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”.

Ndër të tjera djali i Thaçit shkruan:

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem. Ajo duhet ta ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez.. gjetiu”, ka shkruar djali i presidentit.

Tutje familjen e Kurtit ai e ka cilësuar si “Kurtoviqi nga Vlladimiri”.

“E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vladimiri”, ka shkruar Endrit Thaçi.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...