FOTOT: Ilva Tare braktis Ora News, shkëput kontratën me Ylli Ndroqin pas 8 vitesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ilva Tare, drejtorja e Informacionit në Ora News, njëkohësisht autore dhe drejtuese e emisionit politiko-social “Tonight Ilva Tare” këtë sezon nuk do të shfaqet më në këtë ekran.

Sipas burimeve të sigurta për bordo.al, gazetarja ikonë e televizionit, e cila ndryshoi kryekëput imazhin e këtij televizioni, që nga formati original që ajo krijoi përmes programit të saj, e deri tek edicionet e mbrëmjes, i ka dhene fund bashkepunimit me Ora News.

Programi Tonight Ilva Tare solli në vëmendje temat më të nxehta politike dhe sociale, duke vendosur përballë gazetares, perzonazhet më të njohur të politikës, due vijuar me të njëjtin intensitet zhvillimin e argumeteve të ditës në edicionin e mbrëmjes.

Për një kohë të gjatë Tare arriti që të kthejë këtë ekran në mediumin më të rëndësishëm, por duket se tani gjithë vëmendja dhe eksperienca e saj do të jetë në një tjetër televizion.

Arsyeja pse Ilva Tare u largua nga Ora News është një projekt tjetër akoma më ambicioz, ku sigurisht do të ndihert energjia dhe profesionalizmi i saj, të cilat ajo i ka dëshmuar që në fillimet e karrierës së saj.

E njohur për reportazhet e luftës dhe gazetare e Al Jazira, gazetarja shqiptare ka qenë e vetmja mes kolegeve të kalibrit botëror që ka raportuar për ngjarjet më të rëndësishme vendase dhe të huaja.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

27 komente në “FOTOT: Ilva Tare braktis Ora News, shkëput kontratën me Ylli Ndroqin pas 8 vitesh”

  1. nje vezhgues i drejte says:

    Eshte gazetarja me brilante ne Shqiperi , nuk ka te krahesuar me asnje gazetar tjeter , mashkull apo femer qofte . I ben nder çdo kanali televiziv , ku mund te punoje . Suksese Ilva !

    1. Ylvi Torobelli says:

      Kjo femer brilante do ti mungoje shume shikuesve. Mos … spo permbahem dot. Po qaj… aman mos ik!

    2. xhixhi says:

      Nuk e ka braktisur,por e ka “kerkuar” New York Times si gazetarja me e mire ne keto 20 vitet e fundit ne bote!
      Paga 1 milion bitcoin ne vit!
      Lajme mjerane!

    3. Ah says:

      Paskam jetuar kot keto vite qe nuk kam marre vesh se Shqiperia paska patur nje gazetare te shquar qe po ben te qsje me lot nje popull te tere!
      Me vjen inat me veten se as per tv Ora news nuk kishs degjuar se ekzistonte!
      Cfare fatkeqesie kombetare!

  2. Luli says:

    Si ke punuar 8 vite per ate cope mishi moj budallaçke.

    1. fieraku4u says:

      ESHTE E VETMJA GAZETARE QE JA VLEN TE SHIKOSH PROGRAMIN. KAM SHUME RESPEKT PER KETE FEMER. SHUME PROFESIONALE…

  3. Trapi says:

    O ça lajmi. Edhe pika e shitjes karbrantit para baneses time kishte zevendesuar rojen e nates….

    1. I pagjumi says:

      Kisha disa netë që nuk më zinte gjumi. Ky lajm do të më bëj të flej i qetë më në fund.

  4. undefined says:

    Mos !Fatkeqrsi kombetare !Ngelem pa hy ne Europe.

  5. Bert says:

    Na dhjeu fare.Çfare fatkeqsie per popullin shqiptar.

  6. Iris says:

    Ilva ka qene e para gazetare shqiptare moderne.
    Le te shpresojme se do te rivije nje emision te ri inovativ dhe me me vlere per te vazhduar emancipimin e shoqerise shqiptare.

  7. Ali babushi says:

    Po kush meet me kete llapaqene qe I thote vehtes gazetare, kjo eshte vecse budallacke.

  8. ylli katunari says:

    …i perjetshem qofte kujtimi i saj…

  9. gloria says:

    DONI ME PER BELULIN…… mos haroni te shkruani se kjo ka krijuar Al Jaziran….

  10. xhuxhi says:

    Eshte gazetare por vetem per nga elokuenca qe eshte nje aspekt qe duhet vleresuar. Kur vjen pune pastaj ne studio per te bere pyetje qe cdo teleshikues do te donte tu a plaste ne fytyre hajduteve e kriminileve te paralamntit shqiptar duke fılluar nga Berishovici, Lulzimja, palloshit te ps e İlir floririt atehere aty gazetaria e Tares fatkeqesisht mbaron. Dhe kjo e ben ate nje gazetare te njeanshme qe i mban qiriun elites, edhe pse kjo e fundit mund te jete cdo gje vetem elite nuk eshte. Dru me pre nonjoni?

    1. Alba says:

      Nuk i heq asnje presje komentit tuaj ! BRAVO !

  11. Lil Toronto says:

    ONE OF THE BEST.

  12. ylli says:

    Imagjinoni cfare gazetare eshte , vetem Xhemail PASMACIU (Ylli NDROQI) E MORI NE TV ORANEWS , nje tv qe nuk e sheh askush.

  13. Jimi says:

    Kujt i plasi, e kujt i krisi pse ra Demua nga lisi !?

  14. Rozi says:

    Gazetare e famshme vetem se u ben pyetje te pranishmeve!
    Ne Shqiperi jane bere te famshem sidomos nje tufe karagjozesh qe bejne kompetentin per cdo fushe te jetes!
    U lumte kur gjejne budallenj qe i paguajne!

  15. Olga says:

    She is the best! Se di si ka punu aty. Vendimi me i nire 🙂 Suksese:)

  16. Sokrat Prifti says:

    Babane tende ( Bashkim Tare ) e kame njohur shume mire . Ka qene agronom ne sektorin Rrapez ferme fshat i lushnjes. Ka qene pijanec dhe dallaverexhi. Ju thoshte brigadiereve me japni nje shishe me raki qe t’ju firmos raportet e punes.

    1. Tërfoni i Gjenës pe Kolkondasi says:

      Sa kujtesë të fortë paske patur, ere Sokrat të keqen!!! Vallahi ne lalët nuk harrojmë kurrë, mezi e presim atë ditë që ta plasim atë që kemi ruajtur si hajmali në gji. Por një gjë do ma thuaç ti mua, ere Kati, sikur edhe burg të kish bërë babai i kësaj gazetares, sa vjet thua do e kishn dënuar për ato të flamosura shishet e rakisë? Ja ta them unë, e shumta 25 vjet. Njëmënthi ai do kishte dalë. Kurse ti ore Sokrat, e paske dënuar me shpirtin tënd përjetësisht!!! Ç’ke, or tu bëftë Fonia tyja, pse na turpëron duke na paraqitur si të liq në shpirt ne myzeqartë. Ne dallohemi si gjë e butë, or të keqen Fonia, që nuk e nxjerrim kollaj llafin e lig për tjetrin.

  17. osho oshi says:

    Keto lloje individualitetesh ne gazetari dhe televizione jane ikona dhe pasuri kombetare. Ne gjithe kete realitet dhe qerthull rrenqethes qe ‘leviz’ ne Shqiperi, jane disa profesionist mediash/gazetar apo drejtues emisionesh qe dine te flasin, komentojne, pasqyrojne realitetet shqiptare kerkojne per me te miren informative. Kjo u ka mundesuar te krijojne dhe ruajne personalitetin e tyre duke dhene edhe nje garanci per ‘drejtimin’ e kesaj klase te shtrember politike dhe kapitalisteve injorant qe dine vetem te mashtrojne dhe vjedhin pasurine kombetare te shqiptareve. Respekte per Ju dhe disa kolege te tjere Tuaj qe nuk jeni te ngarkuar me ‘ligesite’ e pronareve apo te politikes tone. Koha me pas do t’ju japi vleren e vertete te punes Tuaj..

  18. Franci says:

    Kjo eshte gazetarja me e mire qe ka Shqiperia sot.Oratore e drejte dhe qe nuk blihet kollaj nga politikane e pronare mediash .

  19. perkthyesi says:

    Lajmi me i bujshem qe kem lexuar deri tani…………..!

  20. Artan says:

    Gazetare e mire sipas jush po anetare e bordit te Sorosit ne Tirane e cila paguhet dhe ka bere betimin te mvroje politiken e Sorosit deri ne fund.

Lini një Përgjigje te ylli katunari Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *