FOTOT: Ilva Tare braktis Ora News, shkëput kontratën me Ylli Ndroqin pas 8 vitesh

Ilva Tare, drejtorja e Informacionit në Ora News, njëkohësisht autore dhe drejtuese e emisionit politiko-social “Tonight Ilva Tare” këtë sezon nuk do të shfaqet më në këtë ekran.

Sipas burimeve të sigurta për bordo.al, gazetarja ikonë e televizionit, e cila ndryshoi kryekëput imazhin e këtij televizioni, që nga formati original që ajo krijoi përmes programit të saj, e deri tek edicionet e mbrëmjes, i ka dhene fund bashkepunimit me Ora News.

Programi Tonight Ilva Tare solli në vëmendje temat më të nxehta politike dhe sociale, duke vendosur përballë gazetares, perzonazhet më të njohur të politikës, due vijuar me të njëjtin intensitet zhvillimin e argumeteve të ditës në edicionin e mbrëmjes.

Për një kohë të gjatë Tare arriti që të kthejë këtë ekran në mediumin më të rëndësishëm, por duket se tani gjithë vëmendja dhe eksperienca e saj do të jetë në një tjetër televizion.

Arsyeja pse Ilva Tare u largua nga Ora News është një projekt tjetër akoma më ambicioz, ku sigurisht do të ndihert energjia dhe profesionalizmi i saj, të cilat ajo i ka dëshmuar që në fillimet e karrierës së saj.

E njohur për reportazhet e luftës dhe gazetare e Al Jazira, gazetarja shqiptare ka qenë e vetmja mes kolegeve të kalibrit botëror që ka raportuar për ngjarjet më të rëndësishme vendase dhe të huaja.

                 Loading...