FOTOT/ Viti ri shkollor, Bushati: Shkollë të re në Velipojë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shkolla “Nikollë Zogorjani” është shkolla e vetme e Njësisë Administrative Velipojë. E ndërtuar në vitin 1972, që nga ajo kohë shkolla nuk ka pësuar asnjë ndryshim përveç ndonjë ndërhyrje të vogel restauruese. Në këtë godinë bëjnë mësim që nga fëmijët e vegjël të kopshtit e deri te shkolla e mesme dhe ka funksionuar me mësim me dy turne duke sjell vështirësi për nxënësit. 

Shkolla e mesme e bashkuar “Nikollë Zogorjani”, në Velipojë do të mirëpresë këtë vit nxënësit me ambientet e reja.

Me iniciativë të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, njëkohësisht dhe deputet i zonës, dhe financim të donacioneve të huaja është bërë rikonstruksioni i plotë të klasave, ambienteve sportive të jashtme, instalimi i sistemit të ri të ngrohjes dhe sistemit elektrik, me një vlerë totale prej 340 milionë lekë.

Pas rikonstruksionit rreth 367 nxënës të kësaj shkolle do të gjejnë ambiente të reja dhe me kushte shumë herë më të mira.
Popullsia e kësaj zone është nje popullsi arsimdashese.

Fenomeni i braktisjes se shkolles as nuk ekziston si term edhe pse, një pjesë e mirë e familjëve jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike. Maturantët e vjetshëm kanë patur një rritje kalueshmerie prej 14% me vitin paraardhës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

2 komente në “FOTOT/ Viti ri shkollor, Bushati: Shkollë të re në Velipojë”

  1. Yp xhixhi says:

    Ha ha haaaa,shkolle e re me mure te bojatisura dhe qe kushtoi 360 milion leke te reja ose 3.6 miliard leke te vjetra!
    Me kaq leke ndertoheshin 5 shkolla nga themeli!

  2. Bush says:

    Shkolle e re apo e bojatisur u?
    Me 340 milion leke beheshin 3 shkolla te tilla te reja nga themelet!
    A kontrollohet projekti dhe peventivi i kesaj shkolle?
    Kush e ka miratuar ate?
    Po KLSH a duhet ta verifikoje kete shume skandaloze?

Lini një Përgjigje te Yp xhixhi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *