Ilir Meta përplaset me Gramoz Ruçin, mban peng Gjykatën Kushtetuese

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës nuk ndan të njëjtin mendim me kreun e Kuvendit në lidhje me gjendjen aktuale të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga i cili varet edhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese.

Të martën kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh se KED tashmë nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për t’u mbledhur e për të funksionuar, arsye për të cilën theksoi se pret nga presidenti Meta nëse do ta hedhë shortin apo jo shortin për të plotësuar vakancat.

“Presidenti ka detyrimin Kushtetues dhe ligjor për hedhjen e shortit. Por nëse ai nuk e ushtron këtë detyrë, do e ushtroj menjëherë unë si kryetar i Kuvendit”, u shpreh Ruçi.

Burime pranë presidentit Meta i thanë Top Channel se kreu i shtetit vijon të mendojë se KED ka kuorum dhe të gjitha mundësitë që të funksionojë.

Sipas të njëjtave burime, në kushtet kur kryetari i KED ra për shkak të vettingut, në gjykimin e presidentit Meta, mbledhja e KED mund të drejtohet nga zv/kryetari.

Këtë qëndrim presidenti ia ka shprehur Kuvendit edhe në një letër-përgjigje korrikun e kaluar, ku duke cituar dispozitat ligjore, nënvizon se i takon anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, që të drejtojë mbledhjet e KED-së me cilësinë e zv.kryetare.

Aktualisht në gjykimin e presidentit, kjo është gjendja e anëtarëve funksionalë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

Anëtarët e KED funksionale sipas Presidencës:

1- Vitore Tusha – zëvendësuese nga GJK (kaluar vetingun)

2- Enton Dhimitri – gjyqtar nga gjykatat e Apelit (në proces rivlerësimi)

3- Fatos Qato – gjyqtar nga gjykatat e Apelit (në proces rivlerësimi)

4- Fatjona Memçaj – prokurore pranë gjykatave të Apelit (kaluar vetingun)

5-Ahmet Jangulli, gjyqtar nga gjykatat administrative (në proces rivlerësimi)

Anëtarët zëvendësues funksional:

Sotiraq Lubonja nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (në proces rivlerësimi)

Sipas Kreut të Shtetit, këta pesë anëtarë e bëjnë legjitime KED-në.

Në letrën drejtuar Kuvendit, presidenti thekson se KED mund të mblidhet e të vendosë sipas tagrit të saj mbi kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, që gjithashtu është jashtë funksioni për shkak të mungesës së kuorumit.

“Çdo vonesë dhe mosmbledhje është e pajustifikueshme”, shprehet Presidenti Meta, ku thekson gjithashtu se ai e ka të pamundur të hedhë një tjetër short për anëtarë të KED-së jashtë hapësirës kohore 1-5 dhjetor, që i njeh ligji për këtë.

Në këto interpretime, presidenti ndahet edhe me socialistët.

Juristët e PS-së anëtarë të Komisionit të Ligjeve i thanë Top Channel se Meta ka të drejtë kur mendon se KED ka ende kuorum, por sipas partisë në pushtet, pa kaluar vettingun anëtarët e këtij organizmi, nuk mund të vendosin për fatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mazhoranca do të presë të shikojë nëse pesëshja aktuale do t’i mbijetojë vettingut, gjë që do të thotë se edhe ngërçi me Gjykatën Kushtetuese do të vijojë të qëndrojë.(TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Ilir Meta përplaset me Gramoz Ruçin, mban peng Gjykatën Kushtetuese”

  1. KUJTIM PUSHKA says:

    Like FLORIRI dhe Berisha QENI dhe Basha ADOLESHENTIN bashk me Monen jan ne grup
    Jan edhur kundra Shqiperis
    Populli duhet ti denoj me vot
    Dhe nuk duhet te behet pal meketa
    ANTISHQIPETARE

  2. Toni says:

    O like gomari ska me gjykates qe ti nxjerrin faktet si montazhe, do i pagush te gjitha te keqiat qe i ke bere ketij populli, familje vampiresh

    1. Kalec Dega says:

      A nuk jane keto fytyra te veshtira qe i kemi degjuar qe japin e marrin per 30 vjet?Pse lajm eshte ky? Me shume nje lufte unesh dhe kapricozlleku se sa ajo qe mendojme ne.

  3. Devolliu says:

    Like FLORIRI, kryehajduti i Shqipërisë, e ka vendin vetëm në burg.

  4. Komentuesi says:

    Mos prisni ndonje gje te mire nga presidenti Meta.Ai gjithmon ke per te qene kundra qeverise se ka te shoqen kryetare partie qe e ka inat Edi Ramen.Do i sherbej edhe te shoqes,se per ndryshe ja leron nenen ajo,e nxier nga shtepia.President kukull.

  5. KUJTIM PUSHKA says:

    O MJERA SHQIPERI NGA KUSH DREJTOESH
    O ZOT I MATH NDESHKOI KETA KERMA QE KAN IZOLUAR SHQIPERIN
    SKE CTJU THUASH KETYRE ANTISHQIPTAREVE
    POPULLI DUHET TE TREGOHET I ZGJUAR
    NE KETE KOH TE VESHTIR
    UJQERIT E URITUR JAN TE REZIKSHEM
    DUAN KARIGE ME PATJETER

  6. kokebreshka says:

    e nxori koken breshka meta me ne fund….???!!!!

  7. Sami says:

    Shikoni si rri ky hajduti ne fotografi. I dhjere por krenar. Sikur do qe te thote , “Ju a kam kredhur gjithmone por e meritoj se ju flini gjume dhe beni muhabete kafenesh. Ku punoj une dhe ku jeni ju. As qe po e ndjeni qe ju kam futur jo shiringen por pallakinen dhe ju nuk po ndjeni dhe as kuptoni gje” .
    Presidenti yne nje gdhe i paqyteteruar idiot me buzeqeshje guimpleni. Dhe ne kete e kemi president te Republikes se Shqiperise. Pse nuk na ha nje mortje ne te gjitheve me mire.

  8. hysa says:

    Duket qe nga surrati, e ngre koken si bullar. Duket se sa mend ka e per cfare mund te punoje. Gjithmone kunder ketij vendi, e vetem per te vjedhur, se bashku me sorollopin e tij.

  9. rexha 10 says:

    MOSE E LESHO DREJTESINE zoti PRESIDENTE ,SE KA ARDHUR KOHA E KEQE.
    MOSE I BESO EDHE KEMISHES QE KE VESHUR.RUHU NGA MIKU SE AI TA BENE GJEMEN ,SE ARMIKUN E DINE SE KUSHE ESHTE DHI I THUA PROVOJE PO TA MBAJTI……………….. nga i famshi KADRI RROSHI. RAHMET PASTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *