Jari i kundërpërgjigjet Panuçit: Je vegël e Edi Ramës për të testuar Reformën në Drejtësi

5 Shtator 2018, 19:25Antena TEMA

Trajneri i Kombëtares sonë, italiani Panuçi, ka paditur Jarin duke kërkuar 100 mijë euro në Gjykatën e Tiranës, për shkak se ky i fundit e ka quajtur sharlatan pas humbjes 3 me 0 me ekipin përfaqësues të Kosovës.

Pas lajmit, Jari ka postuar një replikë me Panuçin:

“Edi Rama kërkon të testojë fuqinë e tij pas reformës në drejtësi, duke më dënuar mua përmes një pinjolli të fashizmit italian. Le ta provojë”.

Dhe më poshtë sqaron:

“Të dashur lexues! Jari ju sqaron.

Arsyeja përse unë kam sulmuar trajnerin Panuçi pas ndeshjes me Kosovën, është e thjeshtë.

Trajneri Panuçi është një pinjoll i fashistëve italianë, të cilët donin ta fusnin Shqipërinë nën kthetrat e tyre duke na dominuar me kosovarët.

Ata shpallën bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe tentuan ta vinin Shqipërinë nën pushtetin e parisë së Kosovës.

Edhe Panuçi mendoj se e ka bërë qëllimisht shkatërrimin e ekipit tonë kombëtar përballë Kosovës, duke humbur turpshëm 3 me 0.

Ne e dimë të gjithë se ekipi ynë është më i mirë se i Kosovës, pasi kosovarët më të mirë, i kemi ne në ekip.

Kjo ishte arsyej përse unë e akuzova.

Por arsyeja përse më padit mua Panuçi, është tjetër.

Ai është një ushtar i Edi Ramës dhe përmes tij, Edi Rama kërkon të provojë nëse ka ndryshuar sistemi i drejtësisë apo jo.

Duke më paditur mua për një çështje banale, Edi Rama kërkon të testojë gjyqtarët e mbetur në sistem para vetingut, nëse janë akoma me mua apo me atë.

Nëse ata më dënojnë mua, do të thotë se reforma në drejtësi e ka bërë efektin e vet dhe Edi Rama është në rregull.

Nëse gjyqin e fitoj unë, atëhere kamzhiku i vetingut do të bëhet dhe më i fortë.

Për këtë operacion politik, Edi Rama po përdor trajnerin e Kombëtares, një pinjoll të fashizmit italian që kërkon të bëjë ligjin në vendin tonë.

Harron ai që unë kam qenë president i vendit dhe pronar i Kombëtares, kurse ai është i punësuar.

Por gjyqi do të tregojë pasojat e reformës në drejtësi.

Edi Rama kërkon ta testojë këtë gjë me mua, pasi mendon se për mua nuk ngrihet populli në këmbë dhe nuk ka trazira sociale.

Harron ai i mjerë që Doktori që nesër ka për ta quajtur Panuçin sharlatan dhe Çim Peka s’do t’i flasë më me gojë.

Atëhere ka për të parë ai, kush jam unë.”

2 komente në “Jari i kundërpërgjigjet Panuçit: Je vegël e Edi Ramës për të testuar Reformën në Drejtësi”

  1. M A R K I says:

    Jari bolekandari

  2. M a r k o says:

    Jari xog- gomari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje