Kristian Panuçi kërkon 100 mijë euro nga Bujar Nishani: Ja padia në gjykatë dhe kërkesa për ndjesë publike

Me datën 29 maj është luajtur ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin 3:0.

Në lidhje me këtë humbje aso kohe kishte reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani, i cili në një status në Facebook, kishte hedhur akuza të forta kundër teknikut të kombëtares Kristian Panuçi.

“Bravo Kosova, Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë qe ishte ndërtuar”, shkruante Nishani.

Burime nga Gjykata e Tiranës, kanë treguar  se në lidhje me këtë status të Nishanit, Panuçi ka depozituar një padi, ku kërkon dëmshpërblim pasuror në vlerën 100 mijë euro, dhe përgënjeshtrimin e deklaratave nga ana e Nishanit.

Panuçi në padinë e tij është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

Padia është depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë me datë  20 korrik 2018.(Dritare.net)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...