“Kufijtë”/ Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të marrë formën përfundimtare në fillim të nëntorit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të marrë formën përfundimtare në Francë, diku në fillim të muajit nëntor.

Kështu shkruan mediumi serb “Novosti”, sipas të cilit një gjë e tillë mund të ndodhë në margjinat e festimit të njëqind vjetorit të fitores së aleatëve në Luftën e Parë Botërore, më 11 dhe 12 nëntor në Paris, përcjell Telegrafi.

Ndryshe rundi i ri i bisedimeve të Brukselit në nivelin e presidenteve, midis Hashim Thaçit të Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit të Serbisë, me ndërmjetësimin e kryediplomates së BE-së, Federice Mogherini, është paralajmëruar të mbahet këtë të premte, më 7 shtator.

Ndërkohë, së fundmi, dy presidentët, ai i Kosovës si dhe ai i Serbisë, kanë prezantuar idetë e “korrigjimit të kufijve”.

Megjithatë, partitë e opozitës dhe politikanë nga të dyja anët kanë kundërshtuar propozimin, të cilat, sipas tyre, mund të inkurajojnë nacionalistët etnikë diku tjetër në Ballkan.

Gjithashtu, siç kanë raportuar mediat, kundër “ndryshimit të kufijve”, përveç Gjermanisë ka dalë edhe Franca.

Madje, siç thuhet më tej, pozicioni i Parisit është akoma më i ashpër sesa pozicioni i Berlinit.

“Parisi zyrtar ka frikë se çdo ‘rishikim’ mund të shkaktojë një reaksion zinxhir në rajon, edhe në qoftë se vendoset se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm në mes të Beogradit dhe Prishtinë”, citohet të ketë thënë burimi në fjalë.

Para së gjithash, siç thuhet më tej, kjo lidhet me situatën në të cilën Republika Srpska do të përpiqej të ndjekë shembullin e veriut të Kosovës. 
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në ““Kufijtë”/ Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të marrë formën përfundimtare në fillim të nëntorit”

  1. DRENICA says:

    TRURPE DHE 1111000000% Turpe:Thachi ka Kene ne “Gropen” e Serbeve..
    1 -Ideja e “Korrigjimit” te Kufijeve ,ka qene e Serbeve..POR LOJA NE PRAPASKENE BEHET NGA RUSSET..
    2-Nje Korrigjim Kufijesh Midis Serbise-Kosoves…JUSTIFIKON Aneksimin e KRIMES nga Ukraina, dhe e bene Presidentin PUTIN FITIMTARE, por jo vetem Kaq…Edhe Ukraina Lindore qe po Lufton te bashkohet me Russine…Nen “Termin-Korrigjim” kerkon BASHKIMIN E SAJ me Rusine, sipas “Modelit Serbo-Kosovare”-..Dhe “Pa Lufte”…
    3-Ketu nuk beht Fjale qe te FITOJ Dicka Kosova:POR I JEPE TE GJITHA MUNDESITE SERBEVE, qe te Kerkojne edhe SERPSCA-REPUBLIKA…dhe Daljen e saj ne Adriatik…
    4-Gjithe se si “Kosovaret” jane te HUMBUR..sepse Vete u “Kruajten”…do te BRAKTISEN EDHE NGA Europa qe INVESTOJ NE TE…
    @@@DHE::ME C´FARE TE DREJTE NA “NEGOCJON ” THaci per Integritetin Territorjal te Kosoves, sikure te jete Kopshti i tije???
    KOSOVA ESHTE PROBLEM MBAREKOMBETARE.dhe jo “Koqevare”..KOSOVA eshte Krahine e Shqiperise….
    Por nje Pyetje:Pse Anashkalohet Shqiperia nga Bisedimet Serbo-Kosovare?????
    5-Hashim Thaci BENE NJE GABIM TE PANDREQSHEM HISTORIKE,Duke “Dhuruar” Trojet Shqipetare per gjoja “Njohje” te Kosoves ne OKB…kjo nuk eshte MARREVESHJE por TRADHETI Kombetare…Si munde te Dhurosh Trojet, nene “Siglen”-“Korrigjime”..qe te “Pranohesh” ne OKB???
    Mini-Shteti Kosovare NUK MUNDE TE JETEOJ GJATE, eshte thjeshte nje PROTEKTORATE-NDERKOMBETARE…dhe Klima Politike si ne SHBA-dhe EU…Nuk eshte ne Favor te Shqipetareve..KETE DUKET SE THACI BENE SIKUR NUK E “KUPTON”???

  2. mirel says:

    Epo mire, tani eshte mediumi serb qe dikton cfare do behet.
    Mediumi shqiptar i pergjigjet me bindje.
    Keshtu fillon dhe krijohet bindja ne popullate se mareveshja eshte fakt, dhe jo projekt.
    Populli te ndali kete cmenduri tradhetie te Thacit dhe te gjithe qelbesirave ramiste qe kane negocijuar per shitjen e veriut.
    Keshtu nisi me Pustecin, me Radiken, delimitimin me greket per detin, varrezat greke, demarkacionin me Malin e Zi dhe tani Veriu.
    Oh, harruam dhe portin e Durresit apo jo?
    Ja ka dhene Ramiu Maqedonise.
    E deklaron Zaev se qelbesira yne nuk ben ze.
    I ben te gjitha te fshehura dhe nen tavoline.
    Dronin..dronin shqiptareve. .

  3. Gebti says:

    Mesa kam kuptuar une Thaci eshte deklaruar shprehimisht per bashkengjitje te Lugines se Presheves teresise territoriale te Kosoves dhe jo per shkembim trojesh me Serbine. Nuk ma ha mendja qe Serbia te pranoje te leshoje nje territor aq strategjik si Lugina ku kalojne rruget magjistrale tokesore dhe hekurudhen qe lidhin Serbine me jugun e Evropes nderkohe qe ka humbur sovranitetin shteteror dhe territorial ne vete Kosoven. E gjithe kjo fushate mediatike me duiket si nje loje qe e kane stisur vete Presidentet e Serbise dhe Kosoves ne prag te njohjes reciproke dhe pa kushte ndermjet dy vendeve sipas detyrimeve qe u ka vene BE-ja para negociatave per stabilizim dhe asocim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *