Kush e pengoi Komisionin “Tahiri”?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka shfaqur sot dëshpërimin e saj që afati i Komisionit parlamentar “Tahiri” përfundoi pa zhvilluar asnjë seancë. Pesë muaj më parë, më 4 prill, Partia Demokratike mori drejtimin e Komisionit “Tahiri”, “Për të kontrolluar veprimet dhe mosvreprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm”

Biles PD shpalli që pranverën e këtij viti, do të ishte beteja kundër Tahirit dhe Xhafajt, dhe se ato do të dominonin si dy kauza të mëdha të saj.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë dhe kush i dështoi këto kauza?

Në fillim mjaftoi një kafe e kundërshtarëve të Bashës në Korçë, që Basha ta harronte Komisionin “Tahiri” dhe t’i kthehej urgjent problemeve në parti, duke thirrur Këshillin Kombëtar, duke kërkuar një statut të ri ku garanton veten për t’u zgjedhur përjetësisht, dhe ku eleminon kundërshtarët.

Gjatë muajit prill, PD harxhoi ndjeshëm energji për t’u marrë me demokratin nga Kukësi që ja plasi në fytyrë në  Këshillin Kombëtar gjithë pazaret e PD, biles dhe për protestën e Kukësit.

Basha premtoi zgjedhje të reja në parti dhe brenda korrikut do të zgjidheshin gjithë kryetarët.

Pas pesë muajsh, e vetmja gjë që ka bërë PD, është që ka sharë Majlinda Bregun pse është përzgjedhur të drejtojë një institucion të BE-së në rajon, dhe të ndërsejë Myslymin kundër ambasadorëve, gazetarëve dhe kritikëve në PD. As zgjedhje nuk bëri, as kryetar nuk zgjodhi, as detyrat e Kuvendit si përfundoi.

Ndërkohë që kishte premtuar betejë për Komisonin “Tahiri”, Salianjit i duhej të merrej me “Babalen”, ta instruktonte si të regjistronte njeriun e tij sikur ishte vëllai i Fatmir Xhafaj, t’i premtonte para dhe pastaj ta nxirrte si hero.

Kështu që prilli iku nën atmosferën e “Babales”, i cili arriti të ikë deri në Kosovë, ku sipas njeriut të tij, ka marrë 70 mijë euro, dhe sipas të tjerëve, 20 mijë, ndërkohë që premtimi ka qenë 200 mijë. Tani të presim të vërtetën nga Prokuroria, se nga Lulzim Basha patëm dhuratë vetëm spektaklin.

Me Komisionin “Tahiri” nuk u muar njeri.

Pastaj vazhdoi beteja kundër negociatave. Lulzim Basha harxhoi energji pa fund me dy- tri deputetë aleatë gjermanë, ta vështirësonte një “Po” të qartë për Shqipërinë për negociatat. Megjithatë Komisioni e dha dhe ja delegoi parlamentit ratifikimin e vendimit në vazhdim.

Për ndonjë muaj u duartrokit Krichbaun, që u bë zëdhënësi i tyre në Gjermani kundër negociatave.

Komisioni “Tahiri” u harrua përsëri.

Ndërkohë që koha kalonte, Lulzim Basha i informuar nga një oficer i SHISH për një aksion të policisë shqiptare, nxitoi ta dekonspirojë atë. Bëhej fjalë për një makinë Toyota “Yaris”, e cila kishte miliona euro të zeza të një rrjeti trafikantësh në Shqipëri.

Njeriu  që priste makinën Toyota “Yaris” bashkë me vëllain e tij që janë në kërkim, janë bash njerëzit që kanë mbajtur në këmbë çadrën e Partisë Demokratike vitin që shkoi, me lidhje të forta personale me Lulzim Bashën.

Prokuroria po heton nëse dekonspirimi i Bashës ishte për t’u larguar trafikantët që ishin shokë zyre të tij, apo për të devijuar rrugën ngaqë ishin duke ardhur nga Porti i Ankonës dhe shkuan në Bari.

Bllofi i Bashës për të akuzuar Taulant Ballën u shfry për 24 orë dhe Lulzim Bashës, në vend të akuzuesit, i duhet të mbrohet tani nga akuza zyrtare që mund të ketë për lidhjen me njerëzit e Toyota “Yaris”.

Komisioni “Tahiri” u harrua përsëri prej tij.

Ndërkohë në SHBA, revista prestigjoze “Mother Jones” botoi një hetim të plotë që lidh Lulzim Bashën me financimet ruse në SHBA dhe me një transfertë prej 500 mijë dollarësh paguar nga dy biznesmenë rusë, në emër të tij. Hetimet mund ta çojnë Bashën para drejtësisë shqiptare për pastrim parash dhe shkelje të ligjit shqiptar për financimin e partive, ndërkohë që lobistin e tij në SHBA e ka marrë tashmë në dorë drejtësia amerikane.

Komisioni “Tahiri” u harrua përsëri.

Dhe ndërkohë, për të harruar skandalin e financimeve ruse, Basha pa një ditë në oborrin e Teatrit disa aktorë që po ankoheshin pse po i zhvendosnin nga zyrat e tyre dhe e gjeti kauzën e re. Ju bashkua atyre.

Prej korrikut ai u angazhua përditë një herë pro aktorëve, pastaj kundër tyre, pastaj e ktheu sheshin e Teatrit në çadër për të promovuar aktorët e partisë së tij.

Komisioni hetimor “Tahiri” u harrua.

Tani erdhi shtatori dhe Komisionit i mbaroi afati. Lulzim Basha befas u kujtua, se nuk është marrë me të, por me veten. Nuk ka faj. Ka pesë muaj që shpik kauza të cilat i dështojnë, pastaj shpik kauzë tjetër, për të mbuluar dështimet dhe nuk ja del dot.

Tani kërkon kohë përsëri për Komisionin. Por nuk mendoj se ai ka problem me kohën, por me kokën. Ai nuk di ku ka kokën e tij, ndaj s’ka kohë të merret me kokën e Saimir Tahirit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Kush e pengoi Komisionin “Tahiri”?”

  1. kashi says:

    eshte e sakt dhe nuk i heq asnje presje

    1. M A R K O says:

      Luluqi e ka koken por e ka me shaleve te ngjitura.

    2. për mëmëdhenë says:

      Mero ktheje gazeten ne ‘LIVE-STYLE”
      ose nekrotafio per “krimet” e Enverit
      ose.. fillo me artikujt e dikurshem
      kur dhe zyrtare amerikane te kthenin pergjigje
      se ju digjte suma e Lulit dhe e kam fjalen per artikuj te tiile si
      ‘I FUNDMI I SERBERISHES NE WASHINGTON..
      apo lidhjet kriminale Basha -Fazllic qe ky I fundit nuk jeton ne kozmos
      por ne WASHINGTON
      .
      .

      Te ishe antikomunist I vertete o I nderuar Mero do te respektoja seriozisht. e bere Enverin cope-cope me dash kaloqet dhe kastriot derr-vishat
      .
      Te luash sot me karten e “antikomunistit” pas 30 vjetesh qe eshte nderruar sistemi….thjesht kalohet ne boomerang pra I rritet vlera periudhes 1944-1991 .
      .
      Mendohet nga shume shqiptare por nuk e di se per cfare aresye nuk thuhen hapur.
      .
      se edhe me budallai e di se pas 1991 u instalua junta PINOCET-ISTE me ne krye perbindeshin berishe qe me thene te drejten dipllomate amerikane & europjane qe u moren me Shqiperine kete cerek shekulli e KANE DHI PUNEN..

      Troc Muhabeti:
      Ku e gjeti kurajon ambasadori Arvizu qe Lul Devilit I thote YLL NE NGJITJE kur gjaku ne boulevard ishte I fresket..biles sot kane dale fakte qe Arvizu me menget e perveshura I genjeu shqiptaret duke ja future nga mbrapa Edi Rames…..Pra MERO me vjen keq qe nuk thua te verteten…ose je I trashe..ose nuk ta mban suma….ose ke ngrene nje luge corbe te prishur ne kohen e antiamerikaneve biberaj-rajeson.
      Pra nqs se nuk do kish pas bythe arvizune ne 21 janar 2011 ..dhe ky ambassador dhe ata qe jane pas tij te kishte bere detyren sot Lul basuma do ishte ne burg…biles dhe sot Donald Lu eshte bere “engjelli “ mbrojtes I Lulzi Bashes..
      .
      Pra ka ardhur koha te pyesim:

      Pse kjo politike antishqiptare dhe antiamerikane nga ish-Donald Luja I radhes ?

      Te ishte vetem genjeshtar Lu Basha do ishte fat I madh per Shqiperine..

      Ai eshte nje manekin “part time” qe pasi ka plotesuar misionin ne tradheti,krime,vrasje,vjedhje kolosale e mbajne si qen te lidhur dhe mund te bejne cte duan me te…prangat ..ose k/m ne 2017..ose japin azil ne hollande.

      Problemi nr 1 ne shqiperi ….eshte edi rama
      Ka kaluar cdo limit durimi dhe cdo limit kohe..ai eshte frikacak…impotent dhe tradhetar I shantazhuar..duhet burrerisht ose te kerkoje ndihmen e popullit..ose te jape doreheqjen me nder..
      Nqs edi rama do vazhdoje me kete gjendje apokaliptike me fasada ..bojra..pasarela apo duke firmosur cdo lloj dokumenti qe I japin miqte te firmose (kujtojme muxhahidinet)do te behet tradhetari dhe qytetari me I peshtirosur per te gjitha kohrat
      ———————————
      Problemi nr 2 ne shqiperi jane keto perendimoret me qatipet e tyre ambasadore qe jo vetem e kane dhjere pune ne shqiperi por jane vete problemi

      Per lexuesin e durueshem le te japim tre krahasime per te kuptuar qe keto “miqte e meros” ne trajtojne si FERME KAFSHES TE ORWELLIT:

      krahasimi I pare

      Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e “tmerrshme”:
      “…Diplomate te tipit Hill dhe Bill (Rajerson,) pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin…Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike…per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman… Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi… dhe jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time…por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet
      Pra Fatos Nano arrestohet si kryeterrorist per vjedhjen e 100 dollareve te ndihmave italiane.
      Kurse LULI I ketyre perendimoreve te MEROS grabiti 300-400 miljon dollare te rruga e kombit..biles po sipas meros ambasdorja e atehereshme MR deri sa I mori firmen ministrit manekin Lul ishkonte vizite private te shtepia ne darke..e habiteshme apo jo…komentin e vazhdon lexuesi per YLLIN NE NGJITJE TE ARVIZUSE
      ——————————
      krahesimi dyte
      14 SHTATOR 1998
      SULMOHET dhe pushtohet k/m shteti shqiptar nga banda e berishajve e tropojes e mamurrzakeve e koqevareve te bukoshit..dhe keto perendimoret e leshit…kujdes lexojeni mire TE LESHIT…NE VEND TE KERKOHEJ ARRESTIMI I Sali kriminelit..u pergezua se ktheu vullnetarisht armatimin e rende dhe tanket…hajde miq per fiq hajde
      21 JANAR 2011
      egzekutohen barbarisht 4 protestues ne boulevard pa kaluar gardhin njeri..ndoshta me ndonje “shkelje syri” te arvizuse qe te mbronte k/m e natos me cdo kusht..gjasme…duke then se fajin e paska patur edi rama..ne dakort ne te semes shkofte dhe edi rama me keto arvizute qe mbrojten hapur nje kriminel duke I thene burre shteti
      ————————–
      krahesimi I trete
      2009
      ne votimet e pergjitheshme pati nje vjedhje massive nga PD biles dhe pse fitoi PS “KUPEN “ e fitores e mori PD duke I falur dhe koqen e kandarit Ilir muten I shuguruar ne bodrume ambasadash
      Kerkoi PS te hapeshin te pakten disa kutija…ABSOLUTISHT..jo vetem qe nuk u happen por u dogjen ne nje menyre provokuese dhe anti ligjore ne Erzen..dhe asnje nga xhambasdoret e huaj nuk u ndje
      2011
      Fiton edi rama votimet e Tiranes dhe bota e uroi,,r por prisni..nuk keni pare gje akoma…del teoria se ishin hedhur vota te gabuara ne kuti te gabuara..Kulmi ishte te nje mengperveshur qe doli garant per te hapur kutite me “ndershmeri” ..dhe I moren fitoren Edit ndoshta me pelqimin e ketij te fundit..per ta bere k/m ne 2013 dhe keto perendimore ja dhane “lodren” axhamiut Rama pra idhane vetem godinen e K/m me celsat e kashtes dhe bibilushin e Zahos brenda
      —————-
      ne vend te mbylljes
      vetem keto tre shembujt e mesiperm vertetojne ate qe tha Fatos Nano ne 1993 kur e arrestuan per 100 dollare si binladeni me ndihmen e Hillave & Billave qe…
      Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi
      Fundja edhe te na kishin pushtuar perendimoret do ishte nje gje e pranueshme..por jooooo atyre I duhen 28 000 kilometra katrore si nje WC gjigande per te shkarkuar pislleqet e tyre dhe kete klase politike si pastrues dhe mirembajtes te kesaj haleje me emrin Halebania..

      1. Sela says:

        Hahahahaha… bilen e zahos.. tamam e ke thene.
        Edhe pse nuk esht per te qeshur.

    3. Skypion says:

      Eshte hera e dyte radhazi, qe zoti Baze ben pyetje te drejte dhe, ashtu si heren e pare, edhe kete radhe e pershendes. Ama, vetem per pyetjen.
      Kush e pengoi Komisionin “Tahiri” ? – pyet analisti yne.
      Ne nuk kemi pse te lodhemi shume per te gjetur nje pergjigje; ate na e ka dhene vete Sajmir Tahiri, para kamerave madje: ai eshte biri i kuurves !
      Ka muaj qe e ka dhene kete pergjigje Tahiri; duke e perseritur bile.
      Po c’eshte kjo ” biri i kuurves” , dhe kush eshte ky “biri i kuurves”?!
      “Biri i kuurves” eshte nje togfjalesh-kercenim, qe ish-Ministri i Brendshem i Shqiperise, i faktuar tashme si pjesetar i nje organizate te fuqishme te trafikut te droges, i perdorur si shantazh ndaj Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, si i vetmi qe kishte e qe ka ne dore, denimin a mosdenimin e tij.
      “Biri i kuurves” , si togfjalesh, dhe ne kete sens, eshte perdorur perhere te pare nga Edi Rama. Keshtu, Sajmir Tahiri kercenon publikisht Ramen, me fjalet e perdorura prej tij, pikerisht. Kjo u quajt nje gjetje interesante e Sajmir Tahirit; dhe ishte hera e pare kur, analiste te majte e te djathte rane ne nje mendje per nje gje.
      “Biri i kuurves”, per te cilin e ka fjalen Sajmir Tahiri, eshte vete Edi Rama. Kete e kutpuan te gjithe, qe momentin kur e tha. Ka ca muaj qe e ka thene, dhe atehere njerezit thoshin nese, ky “Biri i kuurves”, do ta shperfillte kercenimin apo do te zbythej prej tij. Ka ca muaj kjo, pra.
      Ja ku jemi tani tek pyetja e analistit tone: “Biri i kuurves” eshte frikesuar ne palce nga kercenimi i Tahirit. Qe nga dita kur kercenoi publikisht Tahiri e deri me sot, “Biri i kuurves” ka bere gjithe cka pasur ne dore, per te shpetuar kercenuesin e tij nga drejtesia.
      Pengesat jane te shumta; ajo ndaj Komisionit Hetimor eshte vetem njera prej tyre; qe per mua, eshte edhe me e vogla, pavaresisht se mund te duket si me kryesorja ne pamje te pare; eshte bere gjithcka qe te zhduket lenda me te cilen do te duhej te merrej ky Komision; shumecka eshte zhdukur tashme.
      Dhe te gjitha keto i ka bere “Biri i kuurves”.

      1. Grigor says:

        Ore koqe,
        Do zesh mend apo jo? Ti ose je sypeshkaqeni, ose Artan Hoxha, ose nje I paguar nga Saliu qe te beje komente ketu! Shko lexo komentin e atij ‘Per Memedhene’ te mesosh edhe ti ndonje gje se mbete debil tere jeten. Dhe sa per bir kurve, une nuk e njoh te jemen e Edi Rames, mbase Rama eshte vertet bir kurve. Ne di te te them. Por qe ty nuk mund te te kete pjelle nje grua e ndershme, kjo duket qarte. Nje Skypion si ty, vetem nje bushter mund ta kete pjelle.

      2. Durimi says:

        Ti o skypion i kupton menjehere gjerat se je vete bir kurve prej verteti , por i kupton aq sa kupton bytha se i erdhi pordha te porta.

  2. zi says:

    Punen si kamarjer e ka kryer mrekullueshem,
    kalon sa ne njeri ne tjetrin klient per ti sherbyer sa me mire,
    per te mar bakshishin.
    Besoj se s’ka dale me humbje,eshte nje menyre mbijetese qe ne atdheun tone s’ben shume pershtypje.
    Rendesi ka,ku dhe nga kush do e pime kafene neser.
    Kafene thame!

  3. Iliri nga Gjermania says:

    😂😂 I madh je😂😂

  4. Qytetar says:

    Ceshtja “Tahiti” eshte bere si bonot e privatizimit,shtyhet per te thene do merrni…leshte e curos !

  5. Dielli says:

    Shum e sakt Mero

  6. Bureto says:

    Skanim perfekt i punës së Bashës, që mund të shërbejë si manual për çdo politikan dhe shtetar për të mësuar se si nuk duhet të jetë.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e bukur.. Parti pa busull..

  8. Mendoj qe eshte nje pakt i fshehte! Ju leme rehat mos na trazoni! Te gjithe politikanet ne nje menyre ose tjeter jane te korruptuar! Njelloj si gjyqtaret dhe prokuroret! Pa folur per shoqerine civile qe ka marre miliona nga te gjithe! Per sa kohe eshte gjalle saliu dhe Basha me meten keshtu do te jete “hiqe por mos e keput”!

  9. Komentuesi says:

    Shume bukur Mero.

  10. Mondi Hajro says:

    shume e sakte..as nje presje nuk i heq analizes suaj..mjere ne qe jemi pa opozite..

  11. Dardan says:

    Mero, ke harruar (po cfare t’i kujtosh Lulit me pare!) se, ne muajin gusht 2018, ndersa Luli i Rruges se Kombit, i 4 deshmoreve ne mes te bulevardit “Desshmoret e Kombit” dhe firmetari i shitjes se Detit Jon; pra, ky aventurier politik, ne vend qe te ishte ne burg perjete , shetiti neper plazhet dhe hotelet me luksoze te botes, ish-ministri me i dashur i Puneve te Brendshme, SAIMIR TAHIRI, iu ngjit malit me te larte te vendlindjes se tij-Kendrevices, ku u prit si vella nga cobanet kurveleshas, ndersa kengetari popullor i kushtoi kete kenge:

    Bilbilenjte trembedhjet vane ne litare vete…
    Saimir Tahiri ne Gusmar, dale Sale te dredh cigare,
    Se nuk jam canaku me dhalle, jam Saimir Bilbili me palle!

  12. Illyria-Shqiperia says:

    E ke qare Mero. Faleminderit. Ky sharlatan me emrin Luli….

  13. LORA says:

    ,,,,mungesa e fakteve per S.Tahirin e “pengoi” komisionin e babalerise,,,,sado te zgjasin afatet ,qenin e ngordhur e kane te sigurt.
    Nderkaq seriali “babale” nuk do te kete te ndalur,nen tik-takun e amshuem te Vetting-ut.
    Tung.

  14. @ says:

    Sepse me ngjan kjo Lora, me nje shkodrane qe kandidoi per Bashkine e Shkodres…

Lini një Përgjigje te Syri i Shkodres Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *