Marko Gjuriç nuk lejohet të futet në Kosovë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtori i zyrës për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nuk është lejuar pasditen e mërkurë të hyjë në Kosovë.

Gjuriç rreth orës 15:00, është kthyer mbrapshtë nga pika kufitare në Jarinje.

Ai tha se vizita e tij ishte paralajmëruar ashtu siç parashihet me marrëveshjen e Brukselit dhe se “kjo është një lëvizje skandaloze nga Prishtina”.

Ky është një vendim skandaloz nga Prishtina, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes”, tha Gjuriç, kur u pyet rreth incidentit nga “Tanjug”.

Ai tha se menjëherë pas kthimit në Beograd dhe pas konsultimit me presidentin Aleksandër Vuçiç, do të informojë publikun.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Marko Gjuriç nuk lejohet të futet në Kosovë”

  1. Baliu says:

    Ky teatri i gjoja ndalimit te Gjuriqit nga ngelaqat e tu Kosovs* ne pushtet eshte bere nje loje qe se hajne as lopt as thite. Nje jave para faljes zyrtare te veriut te Kosoves gjoja ngelaqat e kan qdo gje nen kontrolle dhe se “dijne” se qka jan duke bere. Nje kiq i veveritshem dhe cinik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *