Ndihma për fëmijët jetimë, Xhaçka: Ushtarakët me kuletë të vogël, por me zemër të madhe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dyert e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Muzeut të Forcave të Armatosura u hapën sot për 100 fëmijë me statusin e jetimit.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura iu bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Çanta dhe mjetet shkollore iu dhuruan vogëlushëve në prag të vitit të ri shkollor.

Gjatë vizitës në muzeun ushtarak, fëmijët dhe të afërmit e tyre janë përshëndetur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u uroi një vit të ri shkollor sa më të mbarë e të suksesshëm.

Ajo i siguroi fëmijët dhe familjarët e tyre se ndihma për ta nuk do të mungojë asnjëherë e se Ministria e Mbrojtjes e Forcat e Armatosura do të bashkëpunonin vazhdimisht me Kryqin e Kuq për t’ju ardhur në ndihmë këtyre familjeve.

Ushtarakët tanë kuletën nuk e kanë të madhe por e kanë zemrën e madhe. Siç punojnë e sakrifikojnë me dashuri për atdheun, ashtu jam e bindur do të gjejnë edhe mundesitë për të bërë maksimumin për t’u ardhur në ndihme vazhdimisht të dashurve tanë që janë sot të pranishëm këtu me ne.

Jam shumë e kënaqur që mbështetjen tonë përmes kontributit të punonjësve të MM e FA, Kryqi i kuq e ka përkthyer në dhuratën më domethenëse, e më të mirë të mundshme këtë prag viti shkollor.

 Kjo çantë shkolle përmban të gjithë pajisjet mësimore që do t’ju duhen për vitin shkollor e është një mundësi më shumë për të dalë mirë në shkollë e për t’u bërë në të ardhmen të zotët e vetes. Jam bindur se një ditë ju do te jeni krenaria jonë, në të gjitha fushat e jetës”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit me fëmijët.

Kryqi i Kuq Shqiptar vlerësoi kontributin e FA dhe identifikoi 100 fëmijët që do të ishin pjesë e këtij kontributi, i cili do të vijojë në shenjë bashkëpunimi mes tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në ndihmë të familjeve apo fëmijëve në nevojë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

2 komente në “Ndihma për fëmijët jetimë, Xhaçka: Ushtarakët me kuletë të vogël, por me zemër të madhe”

  1. Zbori says:

    Ne te gjithe boten ushtaraket jane me disa kuleta te medha!

  2. Kuleta says:

    Ne te gjithe boten ushtaraket paguhen me shume se cdo profesion tjeter,pr me kulete te madhe ,ndersa ne Shqiperi jo!
    Dhe thone se jemi antare te NATO-s!
    Mortja qe s’u ha!
    Moderator!
    Censuroje komentin se te kritikon padronin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *