Një letër e hapur Ramës, për tenderin 15 milionë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Agim Binaj

I nderuar Z. Kryeministër Rama!

Unë që po komunikoj me ju jam Agim Binaj, Ekspert kontabël dhe Fiskalist që e ushtroj këtë profesion që nga viti 1995, pra rreth 23 vjet. Në tërësi kam qenë i suksesshëm.

Ajo që më shqetëson është njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që thonë se do të hapin një tender më 17 shtator 2018 me vlerë 1.8 miliard lekë ose 15 milion Euro, për një sistem të ri të administrimit të taksave dhe me një sistem të ri kasash.

Unë nuk jam kundër sistemeve më të përparuara, por atëherë kur s’ka asnjë rrugë tjetër.

Çfarë mendoj unë për këtë dhe çfarë zgjidhje propozoj?

Aktualisht sot kemi një sistem që u ka kushtuar tatimpaguesve shqiptar rreth 16 milion Euro, dhe ky sistem në përdorim ka 3-4 vjet.

E vërteta është që ky sistem “[email protected]”, ka probleme, sidomos në transmetimin e të dhënave, kasave fiskale, menaxhimin e xhirove, serverin e të tjera.

1.Mendoj që me një kosto më të ulët rreth 5 herë më pak, pra rreth 3 milion Euro, sistemi aktual mund përmirësohet. Asnjë soft sot në botë nuk është ideal,por ai analizohet, përcaktohen difektet, anët pozitive dhe negative dhe në bashkëpunim me ekspert IT-i dhe ekspert kontabël e fiskalist, zhvillohet.

2.Ç’do të thotë zhvillohet?Shtohen module të reja apo përmirësohen ato ekzistuese.

Kaq të pasur jemi ne që të zëvendësojmë sistemet në çdo 3-4 vjet?

3.Unë mendoj se difektin nuk e kemi tek sistemi aktual, por tek kasat, të cilat nga firmat që i kanë shitur nuk janë ato të duhurat. Mendoni që janë mbi 200 mijë kasa në treg, një subjekt mund të ketë 40 apo 50 kasa që duhen ndërruar, me kosto 300-400 Euro, i thonë 60 milion apo 80 milion Euro, nuk janë pak.

Këtu nuk del përgjegjësia për kontrata e lidhur me këto firma, të dhënat që duhet të ketë një kasë që të realizojë informacionin e kërkuar,sistemin e transmentimit të tyre etj.

A nuk do të ishte mire që kasa në çdo biznes të ishte monopol shteti,pra një mjet i rëndësishëm kontrolli?

4.Mendoj se luftën kundër evazionit nuk e bën sistemi, sado i sofistikuar qoftë, sepse ai që është munduar të mos i bjerë kasës, përsëri s’do t’i bjerë edhe me sistemin e ri.

Lufta kundër evazionit fiskal kërkonë reforma rrënjësore dhe një sistem të integruar Doganë-Tatime- QKR apo QKB e ndonjë tjetër:

a)Diferencimi i TVSH, për artikujt ushqimor të nevojës së parë, shërbimet, restorantit etj. ajo të jetë 5-6%, siç e kanë dhe vende të tjera Maqedonia,Kosova,Gjrmania etj..

b)Heqja e fashës 2 milion, të gjithë subjekte të TVSH-së edhe me 1 lek xhiro,por me tvsh të diferencuar,do të ulen çmimet,do të rritet konsumi, do të rriten të ardhurat.Sot

70% e TVSH-së arkëtohet në doganë, ndërsa vetëm 30% e tvsh-së arkëtohet nga nga vlera e shtuar. Kjo s’është normale. TVSH-ja nuk është taksë doganore, është tatim mbi vlerën e shtuar dhe si e tillë duhet të tatohet kur shtohet vlera.Vetëm nga një llogaritje e thjeshtë me vlerën e importeve rreth 4 miljard Euro,duke llogaritur vlerën e shtuar, p.sh. 1.5 herë apo 2 herë, shteti nuk arkëton rreth 800 milion Euro. Si ti vemë në efiçencë këto vlera? Sot janë jashtë skemës së TVSH-së rreth 60-70 mijë biznese.

c)Duhet të përdorim dhe skema stimuluese, si kthim mbrapsht të TVSH-së, 5-6% të saj, për ta bërë të interesuar konsumatorin të tërheqë kuponin. Llogarisni rreth 600 mijë pensionistë apo dhe të tjerë, se çfarë ndikimi do të ketë.

Këto eksperienca ka përdorur Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Çekia, etj.

Zoti Kryeministër,

Unë kërkoj që sistemi aktual të zhvillohet me module të reja me kosto 5 herë më pak.

Kjo nuk është vetëm mendja ime, por dhe e specialistëve të tjerë IT-i apo ekspertë kontabël e fiskalistë që e njohin këtë fushë.

Mirë është të bëni një tryezë e të na dëgjoni, se së na ka dëgjuar njeri dhe do të merrni atë që ka nevojë vërtet sot sistemi fiskal dhe lufta kundër evazionit fiskal, duke vënë në lëvizje si faktorin social dhe atë psikollogjik.

Me respekt dhe konsideratë të lartë

Agim Binaj

(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Një letër e hapur Ramës, për tenderin 15 milionë euro”

  1. qejfliu says:

    Binaj te informohet njehere para se te jape mend. Sistemi qe “supozohet te permiresohet” eshte ai i kasave ekzistues. Sistemi Nexus sic e quajne ne tatime. Aktualisht ky sistem mirembahet me 5 milion lek te vjetra ne muaj. Pra eshte akoma me i lire se ai i eTax qe Binaj (me dashje apo pa dashje) e ngaterron. Ne perfundim, nje sistem qe mirembahet me 4000 euro ne muaj do ta ribejne me mirembajtje per 2 vite me 15 Milion Euro. Kjo eshte situata e vertete.

  2. Zhdukuni o te felliqur says:

    Ti mire ke nendu dhe je shprehur si specialist ne kete fushe Po kujt tia thuash? Keshtu ka shkuar shqiperia. Ju kujtohet komputer si vendosi ne sallen e parlamentit topallja dhe mrapa i hoqen se ishin te shemtuar. Kush e pagoi ate dem? Asnje. Miqte e topalles moren milionat e çdo gje shkoi lisha. Te njejten gje don te bej edhe rama. Kur asnjeri nuk paguan nga xhepi vet chi se ne frega . O te korruptuar . O gjakpires. Kur do te shpetoje ky popull nga ju?

  3. Tr says:

    Z.Agim Binaj
    Qenke shume i mençur ti?!?!?!
    Te ulim TVSH-ne thua ti?!?!
    Po biznesi i madh( qe eshte edhe dhurusi me i madhe per partite) ku do i gjeje ministrat e deputetet tu japi rrushfet po te ulet tvsh-ja????
    Nuk kupton ti qe po te ulet tvsh-ja,nuk do na duhen me rrushfetet?!?!
    Kaq budalla qenke?!
    Po kasat perse te mos jene ashtu siç thua ti,te pamundur qe te fuksionojne normalisht?!
    Po çunat e tatimeve çdo bejne pastaj?!
    Si do ti,te merren me kasa qe fuksionojne tamam e te rrine 2ore ne zyre qe te shikojne deklarimet?!
    Leri cunat te vene gjoba per kasen qe nuk fuksionon se na duhen numra per instatin dhe po te rrine “çunat” te nxejrrin numrat,do na dalin gjysma pa shkolle te mesme…ndaj he te keqen,hiq dore nga keto mendime.
    Ti ja ke bere leter te hapur,une e kam ” informuar” per baterdine e taksave ketu e pese vjet…Privatesisht ndermjet emailit.
    Une nuk mora pergjigjie,aq do marresh edhe ti.
    Dhe e fundit:
    Ti kujton se nje piktor me arsim te larte dhe nje me master anglishteje te jene kaq budallenj sa te mos dine se ulja e tvsh-se ndikon direkt ne zhvillimin e ekonomise dhe mireqenjes sociale?!
    _________
    Te uroj per shkrimin por e verteta eshte se jeni e shumta pese veta ne shqiperi.

    1. Lee lee says:

      Nuk e di.Se po ta dinte sdo merrte borxhe ke FMN dhe ke creditoret duke kaluar 70% te prodhimit bruto.E kalove ri urte ata vendosin.Dhe te mbajne keshtu borxhli nje jete.Meksika ka falimentuar qe me 80 pshm po mbajne keshtu me pikatore.Si ka mundesi qe vendet e zhvilluara e kane 8% …12%…18% max kurse shtetet me borxhe 22% ..28% e siper.Mund te jem dhe gabim po si ka mundesi.Si ka mundesi shtetet me papunesine me te lart kane dhe tvsh me te lart.Dhe e kane vetem ato shtete qe kane borxh te jashtem.Ato qe kane borxh te brendshem e kane me te ulet.

  4. MAJAKOVSKI says:

    Nje leter e specialistit te fushes qe duhet lexuar me vlersim dhe diskutohet gjeresisht me specialiste te tjere perkates. Kur flitet me argumenta I ben te ndalen te mendohen ato qe kane ne dore te marrin vendime.

  5. Politikane kurva says:

    O ndyresira politiqener. Po vetem te vidhni doni. Po ku mutin do i coni ! E rropet kete popull. Ja moret dhe shpirtin.
    Ju vdekshin te gjithe njerezit e dashur me sa me shume vuajtje. Po si nuk del nje i cmendur tju ver bomben ne parlament ?

  6. Kalec Dega says:

    Agimi eshte shume i guximshem qe vazhdon te jetoje ne Al banistan.

  7. Alban says:

    taksa me e rende qe po I shemb pensionistet eshte TVSH-ja e pegeses se dritave. Per pensionistet lutemi bejeni 6% sic e ka SHBA-ja.

  8. Ali Pisha CPA says:

    Ky njeri idiot qe u be ekspert mashtrues tek Vefa nuk rri dot pa u shfryre nga zorra e trashe ! Se pari nuk eshte ekspert. Mbeti duke genjyer veten dhe tjeret. Futuni tek ieka.org – nuk eshte!
    Mjere ne qe do me na dhene mend ky budalla. Mjafton te flasesh 5 minuta me kete njeri dhe e kupton sa injorant eshte. Ka nje aftesi, po.,, po. E mbulon injorancen me arrogance. Pyesni studentet dhe ky do ishte testi me i mire per injorancen e tij.
    Te fala sateme!

    1. Jela says:

      Sa turp!!!!!
      Z.Ali Pisha vetem intelektual i CPA nuk mund te jeni!!!!
      Fjalori juaj i peshtire e arrogant vetem se moral e miresi ……nuk ka!!!
      Mesa duket,profesionalisht qenkeni i zhgenjyer!!
      Zilia dhe cmira per prof.Agimin iu ua paska erresuar syte!!!
      Sa turp!!!!
      Arrini ne nivele te ulta ,kur me aq “edukate” e “zemergjeresi” dergoni te fala per “temen” e “Tetaten”
      Merruni me gjera konkrete,e jo me hatermbetje profesionale,”shum i nderuari z.Ali”(nese jeni ivertete dhe jo i rreme)
      Une jam nje nga ish studendet e prof.Agimit!
      Respekte e nderime pa fund per Prof.Dok.Agim Binaj
      I vetmi ne pak intelektual shqiptar qe ngre zerin dhe ka burrerine te dergoje letra te hapura Z.Rama e Ministrave te tij,te cdo krahu politik qofshin.
      Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per njerez te tille.

      Respekte per Prof.Dok.Agim Binaj

    2. Kela says:

      Me vjen keq Z. Pisha, jo per fjalet tuaja (qe sjane aspak te verteta), por per titullin qe perfaqesoni dhe e ulni ne nje nivel te tille. Te marresh mesim nga Prof Agim Binaj eshte nje privilegj qe kam pasur fatin ta kem.

  9. Admir says:

    Ky zoteria Agim, Bino qe jep mend per taksat, ka qene nje llogaritar prapavije ne ushtri, qe as nuk e ka idene se si funksionon sistemi i taksimit sot. Prej vitesh ka nje studio kontabiliteti dhe ben me qindra bilance fallso ne vit, per komani matrapazesh qe fshehin te ardhurat dhe bejne dy bilance, nje per vete dhe nje per Taks-Tatimet me qellim per te fshehur te ardhurat. Nje nder ata qe ben dhe vulos bilance te tilla fallso eshte edhe ky Agim Bino. Ky duhet derguar per ndjekje penale per demin qe i ka shkaktuar shtetit ne keto vite……. por fatkeqesisht ketu shteti mungon…ndaj dhe Bino me shoke livadhisin, vjedhin dhe dalin edhe japin mend.

  10. Ramiu says:

    Edi Rama nuk eshte kryeminister per te degjuar njerezit e zgjuar,por veten e tij!
    Ai investon atje ku rrjedh e jo pikon!
    Rama rreth vetes nuk ka njerez te ditur dhe trima,por jenicere sa per numer!
    Nuk ben vaki qe Ramen ta kritikoje njeri se e fluturon nga puna!
    A eshte Rama diktator?
    Nuk e di ne se ka huqe me shume se Rama ndonje diktator!

    1. HYSNI M says:

      Rama ketu , rama atje, gju me gju me popullin…..pse cfare tjeter do te thote kjo? Dilreant dhe prepotent…….qe nuk e kupton ose nuk e do demokracine, dmth pavaresine e pushteteve, gjyqesorit dhe policise….


      trum eshte ne faqe te pare se ne fund te fundit dihet kush eshte dhe cfare perfaqson…po Rama pse eshte ne cdo gazete dhe televizor , me shume se Sali Diktatatori…

      pra, edrama eshte nje dktator po aq sa ramizi e saliu….ne nje demokraci fallco…..

  11. Mustafa says:

    Zoti Agim jam i kenaqur qe lexova shkrimin tuaj ne kete gazete.Ju si gjithmone keni qene shume i afte ne punen tuaj profesionalisht.Une qe ju njoh se aftesi keni shpresoj qe problemet qe ngrini te mirepriten nga ata qe drejtojne shtetin.

  12. Rrumi says:

    Rama vetem per llafollogji,arrogance te shfrenuar,harbuteri,mendjemadhesi,reklamaxhi etj eshte,por per kryeminister eshte fatkeqia me e madhe!
    Ne se pas shporrjes se Berishes do te ishte vendosur si kryeminister qofte edhe roja e portes se selise se PS do bente me shume pune se Rama!

    1. naimi says:

      Rrumi fatkeqesisht ke te drejte. Sivjet ka punuar plot 6 dite, Vjet 4, shpresojme t’i beje 8 ne 2019. Mjere ky popull qe beson se ky do beje shtet.

  13. rexha 10 says:

    ZOTI SALI BENTE BIZNESE ME KOMPANITE E PASHAPORTAVE ,KURSE KY I GJATI PO BENE BIZNESME KONCESIONET DHE KASAT + SAHATET E DRITAVE QE VAZHDOJNE TI BLEJNE QYTETARET. KU ESHTE GABIMI I SISTEMIT,KU VETEM ME KREVATET E PLAZHIT ,APO SICE I QUANI JU SHEZLLON
    FITOHEN NGA NJE PRONARE 500 MIJE LEKE NE DITE PA LESHUAR ASNJE KUPON TATIMOR . CDO LLOJI SISTEMI ,NUKE FUNKSIONON PA U REGJISTRUAR. DERI NE 5 VJETE PROGRAMOHEN,OSE VENDOSEN PROGRAME TE REJA,POR GJITHMONE NJERZIT DUHET TE NDERGJEGJESOHEN PER TE MARE KUPONIN E KASES FISKALE,POR MOSE KERKO TI VENDOSESH KASE ,ATIJE QE SHETE FARA LULEDIELLI.
    MOSE U BENI ARROGANTE ME NJERZIT,SE NUKE KA MUNDESI QE TI, TI DISHE TE GJITHA GJERAT. te fala SANDRIT.

Lini një Përgjigje te Zhdukuni o te felliqur Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *