Një letër e hapur Ramës, për tenderin 15 milionë euro

Nga Agim Binaj

I nderuar Z. Kryeministër Rama!

Unë që po komunikoj me ju jam Agim Binaj, Ekspert kontabël dhe Fiskalist që e ushtroj këtë profesion që nga viti 1995, pra rreth 23 vjet. Në tërësi kam qenë i suksesshëm.

Ajo që më shqetëson është njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që thonë se do të hapin një tender më 17 shtator 2018 me vlerë 1.8 miliard lekë ose 15 milion Euro, për një sistem të ri të administrimit të taksave dhe me një sistem të ri kasash.

Unë nuk jam kundër sistemeve më të përparuara, por atëherë kur s’ka asnjë rrugë tjetër.

Çfarë mendoj unë për këtë dhe çfarë zgjidhje propozoj?

Aktualisht sot kemi një sistem që u ka kushtuar tatimpaguesve shqiptar rreth 16 milion Euro, dhe ky sistem në përdorim ka 3-4 vjet.

E vërteta është që ky sistem “[email protected]”, ka probleme, sidomos në transmetimin e të dhënave, kasave fiskale, menaxhimin e xhirove, serverin e të tjera.

1.Mendoj që me një kosto më të ulët rreth 5 herë më pak, pra rreth 3 milion Euro, sistemi aktual mund përmirësohet. Asnjë soft sot në botë nuk është ideal,por ai analizohet, përcaktohen difektet, anët pozitive dhe negative dhe në bashkëpunim me ekspert IT-i dhe ekspert kontabël e fiskalist, zhvillohet.

2.Ç’do të thotë zhvillohet?Shtohen module të reja apo përmirësohen ato ekzistuese.

Kaq të pasur jemi ne që të zëvendësojmë sistemet në çdo 3-4 vjet?

3.Unë mendoj se difektin nuk e kemi tek sistemi aktual, por tek kasat, të cilat nga firmat që i kanë shitur nuk janë ato të duhurat. Mendoni që janë mbi 200 mijë kasa në treg, një subjekt mund të ketë 40 apo 50 kasa që duhen ndërruar, me kosto 300-400 Euro, i thonë 60 milion apo 80 milion Euro, nuk janë pak.

Këtu nuk del përgjegjësia për kontrata e lidhur me këto firma, të dhënat që duhet të ketë një kasë që të realizojë informacionin e kërkuar,sistemin e transmentimit të tyre etj.

A nuk do të ishte mire që kasa në çdo biznes të ishte monopol shteti,pra një mjet i rëndësishëm kontrolli?

4.Mendoj se luftën kundër evazionit nuk e bën sistemi, sado i sofistikuar qoftë, sepse ai që është munduar të mos i bjerë kasës, përsëri s’do t’i bjerë edhe me sistemin e ri.

Lufta kundër evazionit fiskal kërkonë reforma rrënjësore dhe një sistem të integruar Doganë-Tatime- QKR apo QKB e ndonjë tjetër:

a)Diferencimi i TVSH, për artikujt ushqimor të nevojës së parë, shërbimet, restorantit etj. ajo të jetë 5-6%, siç e kanë dhe vende të tjera Maqedonia,Kosova,Gjrmania etj..

b)Heqja e fashës 2 milion, të gjithë subjekte të TVSH-së edhe me 1 lek xhiro,por me tvsh të diferencuar,do të ulen çmimet,do të rritet konsumi, do të rriten të ardhurat.Sot

70% e TVSH-së arkëtohet në doganë, ndërsa vetëm 30% e tvsh-së arkëtohet nga nga vlera e shtuar. Kjo s’është normale. TVSH-ja nuk është taksë doganore, është tatim mbi vlerën e shtuar dhe si e tillë duhet të tatohet kur shtohet vlera.Vetëm nga një llogaritje e thjeshtë me vlerën e importeve rreth 4 miljard Euro,duke llogaritur vlerën e shtuar, p.sh. 1.5 herë apo 2 herë, shteti nuk arkëton rreth 800 milion Euro. Si ti vemë në efiçencë këto vlera? Sot janë jashtë skemës së TVSH-së rreth 60-70 mijë biznese.

c)Duhet të përdorim dhe skema stimuluese, si kthim mbrapsht të TVSH-së, 5-6% të saj, për ta bërë të interesuar konsumatorin të tërheqë kuponin. Llogarisni rreth 600 mijë pensionistë apo dhe të tjerë, se çfarë ndikimi do të ketë.

Këto eksperienca ka përdorur Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Çekia, etj.

Zoti Kryeministër,

Unë kërkoj që sistemi aktual të zhvillohet me module të reja me kosto 5 herë më pak.

Kjo nuk është vetëm mendja ime, por dhe e specialistëve të tjerë IT-i apo ekspertë kontabël e fiskalistë që e njohin këtë fushë.

Mirë është të bëni një tryezë e të na dëgjoni, se së na ka dëgjuar njeri dhe do të merrni atë që ka nevojë vërtet sot sistemi fiskal dhe lufta kundër evazionit fiskal, duke vënë në lëvizje si faktorin social dhe atë psikollogjik.

Me respekt dhe konsideratë të lartë

Agim Binaj

(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...