PD letër Ruçit: Duam të shkarkohet urgjentisht Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, ndiqini penalisht

5 Shtator 2018, 18:07Politika TEMA

Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj dhe drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

“Selia blu” përmes nënkryetarit Edi Paloka, i dërgoi një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku akuzoi Ministrin e Brendshëm se ka penguar qëllimisht Komisionit që do të hetonte përfshirjen e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

“Edhe pse Komisioni Hetimor, që prej muajit Prill 2018, ka kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, deri më sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin, Komisionit nuk i është vënë në dispozicion asnjë e dhënë apo dokumentacion i kërkuar, duke pamundësuar punën e tij “, thuhet në letrën e Palokës.

Në letrën drejtuar Ruçit, Paloka shprehet se “pengimi i Komisionit Hetimor është bërë me qëllim për të fshehur gjurmët e lidhjes së Qeverisë me krimin e organizuar dhe për asgjësimin e informacioneve dhe provave që përfshijnë në veprimtari kriminale vëllain e dënuar për trafik droge të Ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj, si dhe vetë eksponentët e lartë të Partisë Socialiste si Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Jyrgys Çyrbja, etj. 

“Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjësisë politike dhe ligjore Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pengimi i qëllimshëm i Komisionit Hetimor përbën shpërdorim detyre, që sjell shkarkim nga detyra dhe përgjegjësi penale,” thuhet në letrëne Palokës.(TemA)

12 komente në “PD letër Ruçit: Duam të shkarkohet urgjentisht Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, ndiqini penalisht”

  1. Grigor says:

    Leter e hapur Sali Berishes.
    Hiq Ardi Daullxhiun qe ke vene si Kryetar te PD-se, sepse po mban Ramen ne pushtet me zor.
    Kur ta kuptosh kete, dhe kur te hiqesh edhe vetë nga PD, ky do te jete hapi i pare i PD ne drejtimin e duhur, dhe per t’u bere forca opozitare e fuqishme dhe e besueshme, per te cilen ka nevoje Shqipëria, dhe e cila do marre seriozisht pushtetin.
    Perndryshe, Loloja, Thuthuqi dhe Murrizi Jane opozita që do Rama, dhe Jo opozita që duam ne.

  2. Shefqet says:

    Po pse kerkoni te largohet fatmir xhafa ju?? Se e dini mjaft mire qe me fatmir xhafen bie edhe reforma ne polici dhe ajo ne drejtesi dhe kryetari juaj shpeton nga burgu.

    1. Kalec Dega says:

      U te qafsha re Shefqet, ene ty prej laberie tkena? Bjeri fot gjoksit te duket gropa mire….

      Po mire pse nuk e ngrene ne Parlament kete pune aty ku politikat e shtetit e qeverise duhet te japin llogari….

      Pastaj, cfare prisni ju nga vellai i kriminelit?!

  3. Astrit says:

    Ahhh ju jeni muter ore ju dhjefsha mu ne opozit. Ju e keni mendjen te vini ne pushtet dhe te zhvasni popullin nga leket. Juve nuk ju plas as per tahirin e as per popullin. Ju doni interesin tuaj

  4. Qazim says:

    Ce nxirrni kete thuthuqin papagall qe do vetem ti bej fresk kryetarit te partis se tij pa e ditur fare se cfare po ven e thot.

  5. robi says:

    paskan dale dy kryegangsteret e PD -se qe jane shkaku pse PD-ja nuk vjen dot ne pushtet deri ne vitin 2029 kur Muli dhe Paloqja te kene dale nje here e mire nga skena politike,,,,,

  6. Ok.
    Po nji pytje kam per lulbashen:
    Mbreme kanali I vetem tv fax news qe transmeton protesten e Teatrit transmeton live akuzen& prova te nje koleksionisti korcar qe edvinrama, mirelakumbero, ish ministri tahiri kane bere masaker mbi koleksionistin, familjen, pronen, pasionin, mbi trashegimine kulturore, nje rast ulurites, super ilustrues mbi Shtetin Mafioz ne veprim, per me teper per vete majen e Kupoles qe Qytetari (I vetem perballe Tiranise) akuzoi publikisht .
    Casus I denje per demonkracine shqiptare, interesant me shume se per Strasburgun ….per film… per Gjykaten e Hages.
    Ky casus eshte prova e gjalle qe uluret
    mbi Tiranine shqiptare (ke genocid multivalent praktikisht)

    Pyetja ime eshte: a eshte interesant ky
    casus makaber per PD?.

    Flndr prprkisht. per cilendo pergjigje, yhida

  7. rroku says:

    Dakort po i shkarkojme dhe ne vend te tyre po veme Mul malokun dhe Ed palokun. Te gjitha krimet ne shkoder jane te organizuara nga PDja e Lulit.

  8. Jepu te gjatin says:

    Ju doni nje k.r buzeve. Qelbesira Putiniane.

  9. Alboz934 says:

    Une jam dakord me Lulin qe Fatmir Xhafa dhe Ardi Veliu te shkarkohen e te ndiqen penalisht por edhe familjet e tyre te internohen ne Amerike . O JU HENGERT MORTJA NUK LATE NJERI PA DENU ME MENDJEN TUAJ .

  10. Vk says:

    Pyesni Mulin, se ai ulej gju me gju me lazaratasit e raportonte te saliu. Smer vesh Xhafaj nga punet e droges

  11. Jimi says:

    FAJIN E KA VETINGU!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje