Policia britanike shpall në kërkim dy rusë të lidhur me çështjen Skripal, reagon Moska: Nuk i njohim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia britanike njoftoi sot lëshimin e dy mandatarresteve për dy shtetas rusë në lidhje me çështjen e helmimit me “Noviçok” të ish-agjentit rus, Serguei Skripal dhe vajzës së tij Julia, në Angli, të identifikuar si Aleksander Petrov dhe Ruslan Boçirov.

Megjithatë, këto dy emra konsiderohen si pseudonime, sipas shefit të antiterrorizmit, Neil Basu, gjatë një konference për shtyp, duke i bërë thirrje publikut që t’i identifikojë.

“Me shumë mundësi ata udhëtojnë me pseudonime që nuk janë emrat e tyre të vërtetë. Ata kishin pasaporta ruse që mbanin këto emra”, shtoi ai.

Në një komunikatë, prokuroria britanike theksoi se ka ngritur kundër dy rusëve tre akuza:

“Konspiracion me qëllimin për të kryer një vrasje, përpjekje për vrasje kundër Skripal dhe një polici britanik i cili ishte kontaminuar gjat dhënies së ndihmës (…), si dhe përdorim dhe mbajtje të Noviçokut, një agjent i fuqishëm helmues”. 

Ndërkohë Rusia konfirmon se nuk e di se cilët janë dy shtetasit rusë kundër të cilëve policia britanike ka lëshuar mandate arresti në kuadër të çështjes për helmim të ish-agjentit rus, Serguei Skripal në Angli.

“Emrat dhe fotografitë e publikuara në media nuk na thonë asgjë”, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova e cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *