Raporti sekret i Sigurimit: Feçori dha urdhër për tërheqje të forcave që ndiqnin bandën e Zenel Kelollit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

 

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Vetëm pak javë pas ngjarjes së 18 dhjetorit të largët vitit 1981, kur kryeministri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit nga plumb-a pistolete në rrethana tepër misterioze për të cilat dhe sot pas 37 vjetësh vazhdohet të diskutohet ende, me porosi të Komitetit Qendror të PPSH-së, në të gjitha organizatat bazë të Partisë, në mbarë vendin, u mbajtën dhe u zhvilluan mbledhje të shumta, ku diskutohej “nën frymën e fjalës së shokut Enver Hoxha, për armikun Mehmet Shehu”, të cilat do t’i shërbenin më pas Enverit për të shkruar “Tablonë sinoptike për poliagjentin Mehmet Shehu”?!

Në të gjitha këto mbledhje, veç të tjerash, ashtu siç bëhet e ditur edhe nga një mori dokumentesh me siglën “Tepër sekret”, që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, Arkivin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëmarrës e diskutantë të shumtë që kanë marrë fjalën aty, kanë hedhur lloj-lloj akuzash, me të vërteta dhe të pavërteta, denoncime, spiunime, shpifje, trillime, thashetheme, intriga, sajesa e gjithfarë u kanë ardhur për shtat, të gjitha këto në drejtim dhe kundër ish-kryeministrit të vdekur, Mehmet Shehu, familjes së tij dhe atyre që u konsideruan bashkëpunëtorë të tyre, duke përmendur me dhjetëra emra, ushtarakë, funksionarë të lartë, etj. etj.

Po kështu, këto mbledhje u intesifikuan së tepërmi, sidomos pas tetorit të vitit 1982, kur u arrestua dhe ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, (i cili për gati tri dekada me radhë kishte mbajtur postin delikat të ministrit të Brendshëm), ku dhe ndaj tij, u përsërit e njëjta tablo, si me ish-kryeministrin Mehmet Shehu. Dhe pas zhvillimit të këtyre mbledhjeve, komitetet e partisë të rretheve përkatëse, kanë hartuar një sërë raportesh me përmbledhje nga “problemet më kryesore”, të cilat më pas ia kanë dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së.

Për të gjitha këto mbledhje, gazeta TemA disponon një numër të madh dokumentesh të nxjerra nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, ku ish-anëtarë të Byrosë Politike, sekretarë të Komitetit Qendror të asaj kohe, si Spiro Koleka, Enver Halili, Vangjel Çerrava etj, etj, informojnë Komitetin Qendror për mbledhjet ku kanë marrë pjesë, duke dhënë me detaje dhe hollësira gjithçka është thënë dhe diskutuar aty. Po kështu përveç këtyre raporteve, në dosjen në fjalë, gjenden edhe një sërë raportesh të hartuara nga funksionarë të rangjeve më të ulta që nga Komiteti Qendror e më poshtë, apo dhe raporte kolegjiale të Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe, shtabeve, komandave dhe komiteteve të partisë së Korpuseve ushtarake, që ishin edhe njësitë më të mëdha që kishte Ushtria shqiptare asokohe.

Nga kjo dosje voluminoze që gazeta TemA e disponon të plotë, në dy numrat e kaluar publikuam raport-informacionin e ish-anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, Spiro Koleka, dërguar Komitetit Qendror, lidhur me aktivin e partisë të rrethit të Pogradecit, ku ai ka marrë pjesë si i deleguar, më 25 shtator të vitit 1982. Për të vazhduar nga ky numër e në vijim, (në tre shkrime radhazi) me raport-informacionin “Tepër sekret” të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë të Korçës, Enver Halili, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së (personalisht Enver Hoxhës) lidhur me punën dhe veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit në rrethin e Korçës si dhe “implikimin” e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçorr Sheut etj, me punonjës të Sigurimit dhe persona të tjerë në atë rreth dhe më gjerë.

(vijon nga numri i kaluar)

PARTIA E PUNES E SHQIPERISE Tepër sekret

KOMITETI I PARTISE RRETHIT

K o r ç ë Korçë, më 28.10.1982

I N F O R M A C I O N

Për

DISA PROBLEME QE DUALLEN NGA DISKUTIMI I KONKULZIONEVE TE

BYROSE POLITIKE DHE TE PLENIUMIT TE 5-të TË KQ TE PARTISE

NE ORGANIZATAT BAZE TE PARTISE TE DEGES SE PUNEVE TE

BRENDESHME DHE TE PROKURORI-GJYKATES

Këto kanë çuar deri aty sa ndonjë kuadër i Sigurimit të bëjë skandal, të nxjerre pistoletën në vënde publike. Të futen edhe në fushën e sportit një “buj-omani”, që linte të kuptohej se po vjen Dega, ajo të bën këtë dhe atë, gjë që kishte krijuar disa herë një ndrojtje dhe frikë në popull.

Shafqjet e kapadaillëkut e të mungesës së thjeshtësisë si punëtorë Partie vihen re tek disa kuadro të Sigurimit që nga drejtues e deri tek punëtorët operativ. Ndonjë prej tyre për të mbuluar të metat e punës e për të bërë atë të pakontrollueshme nga Partia dhe organet e pushtetit, ka spekulluar në punën e mbyllur, e cila në disa raste është fetishuzuar. Kulti është reflektuar gjithashtu edhe kur ndonjëri mundohet ta trajtojë Hetuesinë si lloj të punës agjenturore-operative, apo në rastet kur kuadrot e Sigurimit shprehen që; “Për çdo gjë që kërkohet në zonë duhet pyetur punëtori operativ, pasi ai është zot i vëndit”.

Ky koncept është mbështetur dhe inkurajuar edhe nga Ministria. Bujomania në kryerjen e detyrave, përdorimi në disa raste dhe nga disa punonjës me dhe pa vënd i veturave të ndërrmarrjeve e institucioneve për punë zyrtare e personale, ka çuar në mëndimin se këta kanë punë shumë të rëndësishme. Në ndonjë rast kulti i punonjësit të Degës është ushqyer edhe nga element të të lëkundshëm të cilët në rrugë të ndryshme i kanë afruar ata dhe duke i mburrur nëpërmjet dhënies së dhuratave, etj.

Ka pasur raste që nga ana e punonjësve të Degës së Punëve të Brendëshme janë bërë kontrolle për ruajtjen e sekretit në rreth e në bazë, në organet e pushtetit dhe të ekonomisë. Kjo ka kultivuar mendimin tek ndonjë se Dega e Brendëshme është gjithçka, bile dhe mbi organet e pushtetit.

 

Veprime të arrogancës e prepotencës janë bërë edhe nga kuadro të policisë, duke shkelur ligjet dhe rregullat siç është rasti i sjelljes brutale me punonjës e kuadro në stadium, ose rasti i dy kuadrove që marrin me forcë rojen e Ndërrmarrjes së Përpunim Drurit dhe e çojnë në polici, duke lënë për një kohë dhe objektin pa roje. Kulti ka çuar ndonjë, siç është rasti i punëtorit operativ, që i kërkon sekretarit të organizatës-bazë të një institucioni ku i punonte gruaja, të studjojë protokollin e mbledhjes së organizatës, se kush dhe përse e kishin kritikuar gruan e tij, gjë e cila u kritikua rreptë nga Komiteti i Partisë i rrethit.

Në ndonjë rast sjellje arrogante janë reflektuar edhe në disa oficerë të kufirit në marrëdhëniet me popullin dhe ushtarët, duke arritur deri aty si në postën e Vidohovës e Kallamasit që të godasin dhe ushtarët, gjë për të cilën u muarrën masa të rrepta. Kritika për shfaqje të arrogancës janë bërë edhe për kuadro kryesorë të Degës. Në organizatën e Policisë u bënë mjaft kritika për shefin e Policisë së rrethit, Hajredin Shyti, i cili sillet me arrogancë, nuk përfill sa dhe si duhet mendimet dhe propozimet e komunistëve, nuk i çon deri në fund propozimet për punonjës të veçantë të Policisë që kanë njollosur figurën morale, etj.

Kulti i punonjësve të Sigurimit është kultivuar që në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, ku siç doli nga diskutimet, petagogët i trajtojnë leksionet mbi baza jo reale, duke i fryrë arritjet e armës së Sigurimit dhe figurën e punonjësit të saj. Në këtë shkollë ka pasur një farë nënvleftësimi për lëndën bazë të formimit ideologjik Marksizëm-leninizmin, dhe mbivlerësimin e lëndëve të specialitetit, defekt ky që bie në sy në formimin e me mangësi të studentëve, në rradhë të parë si punëtorë Partie, si kuadro dhe qytetarë të kulturuar, gjë që është reflektuar në punë dhe në jetë tek disa prej tyre. Kur në shkollë kanë mbetur studentë në lëndën e Marksizëm-leninizmit, Kadri Hazbiu ka urdhëruar që të kalojnë klasën meqë janë të mirë në lëndët profesionale. Disa nga kuadrot e reja me veprimet dhe sjelljet e tyre të pahijshme kanë ulur figurën e tyre morale, duke krijuar privilegje për vete nëpërmjet shfrytëzimit të postit, ose veprime të tjera të cilat kanë çuar deri në lirimin nga kjo armë. Kështu në 10 vjetët e fundit janë nxjerrë në lirim 30 oficerë, ose mesatarsisht 3 veta në çdo vit.

Kulti dhe këto qëndrime janë ushqyer nga vetë ish-drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Armiqtë, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu etj, me qëllim thoshin se: “Kryetar i Degës është shefi i Sigurimit në rreth”, duke i lënë të kuptojë se vetëm kjo armë ka rëndësi dhe është gjithçka, ndërsa të tjerat nënvleftësoheshin. Pikërisht këtë qëllim kishte dhe armiku Feçor Shehu, kur thoshte se: “Ç’u bë Ministria e Punëve të Brendëshme, Bashkimet Profesionale”. Veprimtaria armiqësore e këtij grupi ka synuar që në metodën e punës në marrëdhëniet me njerzit të mbisundonte arrogance e prepotenca e shfrenuar, mbytja dhe ndrydhja e kritikës për t’i bërë njerzit të frikshëm ndaj pushtetit të tyre.

3.Edhe në politikën e trajtimit, emërimit dhe lëvizjen e kuadrove janë bërë gabime.

Në të gjitha organizatat-bazë të Partisë kemi komunistë që kritikaun veprimet e qëndrimet armiqësore të Kadri Hazbiut e Feçor Shehut ndaj politikës së Partisë me kuadrin. U shpreh mendimi që të shihet me kujdes efektivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme ku ka pasur familjaritet të sëmurë, mungesë kritike dhe humbje të frymës revolucionare pasi janë grumbulluar edhe disa njerëz me vese të këqia si karrieristë, servilë, dembelë, imoralë, thashethemexhinj, pijanecë, arrogantë e prepotentë. Të shihet gjithashtu se ka shumë kuadro nga Vlora dhe Tepelena, ndonjë edhe me lidhje farefisnore e krushqi me të grupit armiqësor. Disa nga njerzit që janë marrë atje qoftë edhe në vënde të rëndësishme megjithëse të paaftë, janë marrë mbi baza njohje dhe simpati personale duke I nxjerrë me shërbie edhe jashtë shtetit.

Duke pasur parasysh ndikimin e kësaj veprimtarie, u kritikuan qëndrimet konformiste të shokëve që janë marrë me problematikën e kuadrit si p.sh. zv/ministri përkatës, drejtorët e Kuadrit, Petro Zisi dhe Ilo Manushi, për faktin se kanë lejuar qëndrime të tilla për një politikë krahinore. U kritikua veprimi i Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike, Hajro Malile, që ka ndikuar në marrjen e mjaft kuadrove nga rrethi i tij, Gjirokastra. Vërejtje u bënë njëkohësisht edhe për qarkullimin që duhet t’u bëhet kuadrove në Ministri dhe jo siç është vepruar duke i qarkulluar brenda për brenda Tiranës, pa shkuar në rrethe.

Një politikë e tillë është bërë edhe për Degën e Punëve të Brendëshme Korçë,ku janë dërguar mjaft oficerë nga Vlora, 4 prej të cilëve janë nga i njëjti fshat i Vlorës dhe dy të tjerë po nga Vlora janë baxhanakë. Kjo ka bërë që të vihet re njëfarë familjariteti që e dëmton punën.

Kritika u bënë edhe për mënyrën e ndarjes së degëve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme nga komisioni përkatës ku fëmijët e disa kuadrove me përgjegjësi janë lejuar të shkojnë në degën e Sigurimit pa marrë parasysh cilësitë e dobta të tyre morale, gjë e cila ka pasur ndikimet e veta në kohën kur ata kanë dalë në jetë, ndërsa në atë të Kufirit, e të Policisë, janë caktuar përgjithësisht.

4. Eshtë mënjanuar deri diku Sigurimi i Udhëheqjes së Partisë duke u mbështetur më shumë në komanda dhe armët e saj.

Këta armiq, edhe për Sigurimin e udhëheqjes së Partisë kanë pasur synime të këqija, Kjo është shprehur edhe kur kanë ardhur e kanë punuar në Degë, shumë pak ata takoheshin me sekretarin e Komitetit, ose aspak me sekretarët e organizatave bazë, pra linin të kuptohej që është komanda ajo që zgjidh problem, etj. Kjo bën që të spostohej roli udhëheqës i Partisë, e cila shumë pak ka reflektuar dhe në veprimtarinë konkrete të komunistëve. Kjo pasqyrohet në atë që komunisti apo kuadri përgatitet më seriozisht për të raportuar para shefit ose në komandë, por nuk ka atë preokupacion dhe nuk ndejn atë përgjegjësi kur raporton në organizatën bazë të partisë.

Mjaft komunistë në organizatën bazë të Partisë nxuarrën përgjegjësitë e tyre që mjaft çështje i shihnin që ishin në kundërshtim me vijën e Partisë, por këto problem nuk i kanë ngritur në Parti, qoftë në organizatat bazë apo në organe më të larta të Partisë. Eshte fakt, u tha–që nuk kemi bërë asnjë relacion me iniciativë për të informuar Partinë për shkeljen e ligjeve e të metave në punën e seksioneve dhe kuadrove të Degës së Punëve të Brendëshme. Por edhe seksionet e veçanta të Degës pak kanë qenë të predispozuara për të ngritur probleme para Partisë, për të ndihmuar dhe kërkuar sigurimin e udhëheqjes së saj, kjo edhe për faktin se disa nga këto problem janë future në kornizat e një pune të mbyllur. Këto të meta kanë ardhur edhe se jo dhe sa duhet komunistët kanë punuar për të ngritur nivelin e tyre ideo-politik, pak u është kërkuar në këtë drejtim nga organizatat bazë e Komiteti I partisë, një gjë e tillë ka bërë që të mos jenë në gjëndje sa duhet për të kapur e vlersuar drejt situatat si dhe veprimet e këtyre agjentëve.

DISA NGA PROBLEMET E VEÇANTA NE DEGEN E PUNEVE TE BRENDESHME

Në rregulloret ushtarake të Kufirit, nuk ka thënie të shokut Enver Hoxha, por thënie të Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, bile të nënvizuara.

-Feçor Shehu ka dhënë urdhër për tërheqje të forcave që ndiqnin bandën e Zenel Kelollit.

-Janë bërë shkelje në kufi me gjueti nga Mihallaq Ziçishti dhe ish-komandanti i Kufirit, Faslli Shahinasi dhe kanë gjuajtur me armë zjarri.

-Kuadrot e Ministrisë kur venë për kontroll me tëpër i kushtojnë rëndësi dokumentacionit, se sa veprimtarisë konkrete me njerzit.

-Kërkesat për detyrat që ndjek Policia kanë qenë më të forta nga Ministria se sa kërkesat për Sigurimin për zbulimin e spiunëve.

-Organikat e Policisë shkurtoheshin, mbrojtja e pronës nga Sigurimi iu kalua Policisë, organikat mbetën të pandryshuara.

-Të shikohen disa akte normative të Policisë se ka prej tyre që kanë ndikuar për veprime jo të rregullta, ka edhe akte që vijonë në kundërshtim me njëra tjetrën. Ministria ka ndryshuar shumë akte normative për të vënë në korniza punën e bazës.

-Mihallaq Ziçishti ndërhyri për Thanas Andonin nga Ziçishti që të mos futej në burg dhe në gjyq, Kiço Treska e nxorri të pafajshëm.

-Në Drejtorinë e Dytë të Sigurimit të Udhëheqjes është i quajturi Bashkim Musai, i cili ishte me grupin e shoqërimit të Mehmet Shehut dhe i kishte shkuar jo njëherë në shtëpi me peshqeshe. Ka shoqëruar Mehmet Shehun në Francë. Si njeri i besuar i tij ka sjellë në Tiranë njerzit e tij motër e vëlla, etj. Për Fiqërete Shehun ishte njeriu më i besuar, i cili e shoqëronte kudo. U transferua në Drejtorinë e Dytë të Sigurimit të Udhëheqjes para vetëvrasjes së Mehmet Shehut.

-Mustafa Bakiasi, ish-sekrtetari i Byrosë në Drejtorinë e Dytë, u mjaftuan me shkarkimin si sekretar dhe u emërua kryetar dege po në drejtori, bile ju shtua dhe rroga. Eshte njeri pa respekt në masë, i njohur si servil i Llambi Peçinit, Bato Karafilit dhe Feçor Shehut.

-Kritikohet Inspektoriati Rrugor që jep shumë dënime për shoferët, aq sa komisioni quhet “gjyq”.

-U bënë vërejtje për disa oficerë që sigurojnë udhëheqjen që janë të pasjellshëm dhe priren pas rraqeve dhe të ngrënave.

-Për Kadri Hazbiun:

-Kur nga një punëtor operativ është ngritur problem se armiku Haxhi Hajdari shkonte tek një i riatdhesuar politik në kohën kur ishte akoma pa u demaskuar si armik, e ka ndëshkuar këtë punëtor operativ duke i thënë se; kush ta jep ty të drejtën se çfarë bën Haxhi Hajdari?! Gjithashtu kur po ky punëtor operativ, ka ngritur problemin se Mihallaq Ziçishti është shpqëruar në kufi me një mjek që më vonë u arratis, kjo u mbyll prej tij.

-Duke qenë nënkryetar i Komisionit të Internim Dëbimeve ka lejuar që në vënd të tij të firmosi Feçor Shehu.

-Ka zbatuar poltikë personale për kuadrin duke sjellë në Ministrinë e Punëve të Brendëshme të afërmit dhe miqtë e tij e njerëz nga krahina.

SEKRETARI I PARE I KOMITETIT PARTISE SE RRETHIT

ENVER HALILI

(vijon)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

9 komente në “Raporti sekret i Sigurimit: Feçori dha urdhër për tërheqje të forcave që ndiqnin bandën e Zenel Kelollit”

  1. Karalloi says:

    Na çate k… me keto histori. Bashke me kete shkaravitesin qe nuk di pune tjeter

  2. ME EMER says:

    .. ME C`FARE TE DREJTE “GAZETARE ” TE TEMES KENI TE DREJTE TE NXIRNI NGA ARKIVAT E SHTETIT KETO DOKUMENTA QE QUHEN “TEPER SEKRET ” ? PO NA DETYRONI TE MOS KEMI ME INTERES PER JU , PASI NA INTERESON E SOTMJA , JO E DJESHMJA QE E JETUAM ..!

  3. Nardi says:

    Keto jane te verteta,por budallalleqe.Mbas eleminimeve qe beri Dulla,u sajonin ngjarje,gje qe sistemi e bente me zagaret e tij.Nuk eshte ndonje gje interesante.

  4. demo says:

    Mire beni,qe i nxirrni.Ti dije populli cfare kane qene.Turp per Mallakastren,qe dekoron nje moster imorale si Fecorr Shehu!

  5. leka i madh says:

    keto jane dokumentet e kohes te shkruara ne frymen e kohes…sic e donte partia e burokracia…edhe ti qe e ke shkruajur apo yt ate te njejtat gjera do te shkruaje po te te kerkonte llogari enveri biles edhe ti mero nje mut do te shkruaje….pune leshi me keto lloj dokumentash se gjoja po na ‘hapni syte’

  6. Igli says:

    Duket qe sistemi socialist nuk i toleronte shkeljet dhe veset qe sot jane te perditshme dhe pjese e jetes se sistemit te korruptuar qe kemi sot.

  7. ELIOT says:

    PUNE IDIOTASH …TE GJITHE ISHIN SPIUNA DHE JA THTHNIN ENVERIT NGA FRIKA … MEHMETI PO TE KISHTE QENE POLIAGENT SIC E QUAJTI ENVER HITLERI .DO TA KISHTE VRARE KATNARIN NGA GJIROKASTRA NJA 100 HERE ..CFARE PRIT MEHMETI QE TA HIQT QAFE …. PRITI 50 VJET ..KUR TE PLEQEROHEJ ENVERI ..TE GJITHA SHIN INTRIGAT E NEXHMIJES DHE RAMIZ ALISE ..PER TE MARRE VENDIN E QEVERISE …SE KURVA NEXHMIJE JA KISHTE FRIKEN LABTE … ENVERI I PERDORI SA KISHTE NEVOJE TE GJITHE LABET ..DHE PASTAJ JA FUTI KESHUT E BENTE ME TE GJITHE ..MOS O MERZITNI NGA LABERIA .. JA BERI QEMAL STAFES …JA BERI KUNATIT QE ISHTE SPIUN DH ENVERI I JEPTE INFORMACIONE PER TE FITUAR PIKE TEK FASHSTAT PASTAJ E HOQI QAFE ..SE LUFTA MBAROI .SKISHTE ME NEVOJE .. DHE TRIMAT SI LYM KETA BEQIR ME SHOKE I VRAU ME .HILE .SE LINDI I QELBUR DHE NGORDHI QYRRAVEC PA KARAKTER PA DINITET .. DHE KETO MNISTRAT E ENVERIT TE DIKTATURES ISHINTE GJITHE SSHURRMANE QE I MORI NGA KATUNET .. DHE NGELEN COBAN KURRE SU BENE NJEREZ ME KULTURE …. PISELLIQET E KETURE DEBILAVE TE ENVERIT I DINJA QE KUR ISHA NE SHQIPERI …CDO GJE TANI ESHTE VETEM CONFIRMACIONI …. VERIFIKIMI ….. DHE ASGJE TJETER ..

  8. banali says:

    Mor po socializmit keta ti vijne verdalle e s’kane per ta njohur kurre sepse keta sot çojne nen e motren ne bordello per para dhe pastaj ngrene larte flamurin e kombit se gjoja jane shqiptare. Piçke e s’emes jane shqiptare; te gjithe muter e rrace muti, ka mundesi qe jane sperme e turkut 500 vjeçar se ndaj ngrene edhe bythen perpjete e bllokojne bulevardin deshmoret e kombit. E ku eshte sot komb Shqiperia me keta bastarde qe jane ngritur!

Lini një Përgjigje te leka i madh Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *