Reforma në drejtësi, me qytetarët dhe për qytetarët: Shpejt do japin llogari politikanët dhe zyrtarët e korruptuar

Nuk ka dilemë se reforma në drejtësi përbën reformën më të rëndësishme të dekadës së fundit dhe një prej reformave më të rëndësishme të tranzicionit në Shqipëri.

Objekt i saj nuk janë vetëm organet e drejtësisë dhe sistemi i shtetit të së drejtës, por edhe indirekt, niveli i mirëqeverisjes dhe i standardeve të demokracisë funksionale në Shqipëri.

Mangësitë, kritikat, diferenca midis pritshmërive dhe rezultateve mund të kenë vlerën e tyre por thelbi, reforma dhe jetësimi i saj, janë e mbeten zhvillimi më pozitiv në Shqipërinë e sotme dhe për Shqipërinë e nesërme.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron reformën, në fazat e saj aktuale dhe sidomos, po ndihmon në njohjen e saj më të madhe publike, në stafet universitare dhe studentët e drejtësisë, shkencave politike dhe të komunikimit.

Qëllimi, – ata të jenë të mirë-informuar, të interesuar dhe indirekt edhe kontribuues në ecjen e gjatë e komplekse drejt një sistemi të ri të drejtësisë, të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë funksionale në Shqipëri

Materiali është realizuar nga stafi i Institutit të Studimeve Politike në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët.

Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim” Mbështetur nga programi i ligjit, OSFA.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Reforma në drejtësi, me qytetarët dhe për qytetarët: Shpejt do japin llogari politikanët dhe zyrtarët e korruptuar”

  1. sapa says:

    Kush e tha kete Llalla?

  2. VETTINGU FILLON NE SHTATOR - VITIN PERCAKTOJENI VETE says:

    I pershendes te gjithe lexuesit me melodine e bukur “Kthehu ne Shtator”.
    Sepse pikerisht ne Shtator do te filloje Vettingu ndaj Glases sone Politike.

  3. Kalec Dega says:

    E forte kjo, sdo kete vrime ku te futen:
    Edvin Rama
    Ilir Meta
    Sal Bisha
    Lulu Basha
    Gramoli
    Erjoni
    Tualeti
    Lali Eri
    Edscobari
    Vellai i Xhafajt
    Monika
    Etjetj

Lini një Përgjigje te Kalec Dega Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *