Anëtarja e kryesisë së PD, akuza Ramës e Bashës: S’luftohen bandat me show policor dhe seminare, Shkodrës i mungon dhe PD…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend.

Në postimin e saj, Bushati shkruan se quteti me i madh i kultures ne vend i eshte nenshtruar krimit dhe bandave qe kane zoteruar jeten e qytetit.

Ndërsa më tej ajo thekson se shkodranët e dinë se ata i shërbejnë pushtetit, e dinë se Rama me to po planifikon marrjen e Bashkisë vitin që vjen.

Gjithashtu Bushati shkruan se nga ana tjetër, Shkodrës Reaksionare, qytetit që nuk e nënshtroi dot krejtësisht as Enver Hoxha, sot i mungon dhe PD.

Postimi i plotë i Bushatit: 

Shkodra vetëm…

Shkodranët në dorë të Zotit….

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete. Dhuna, terrori, vrasjet në Shkodrën tonë e vendin tonë duhet të ndalen”.

Ështe ky apeli i fuqishëm i Dom Artur Jakut.

Më i fuqishëm se shoë policor i Ramës dhe Xhafës në Shkodër….

Më i fuqishëm se seminari post-summer i Bashës në Hotel Rozafa….

Qyteti më qytet i Shqipërisë, qendra e artit dhe kulturës, vatra e opozicionit ndaj çdo qeverie, sot është vetëm, i nënshtruar nga terrori dhe krimi, gjobëvëniet dhe pengmarrjet, mes Palermos dhe Far West….

Shkodranët e dinë se të kujt janë bandat….e dinë se ata i shërbejnë pushtetit, e dinë se Rama me to po planifikon marrjen e Bashkisë vitin që vjen…

Ndaj, Renea dhe autoblindat nuk bindin e as bëjnë më të sigurt asnjë shkodran…

Shkodranët e dinë se në cilat kafe duhet të ulen e në cilat jo, në cilat kafe të ulen me shokët e në cilat nuk duhet të ulen me vajzat apo të fejuarat…

Biznesi e di se cilës “firmë security” duhet t’u paguajnë gjobën, sa herë dhe si duhet të buzëqeshin…

“Rendi” aty është vënë: Renea, Xhafa dhe autoblindat s’e “prishin” dot ekuilibrin e vendosur për mbijetesë….

Bashkisë Shkodër, Sulltani i ka vënë syrin….dhe bandat do ta lehtësojnë si proces….

Nga ana tjetër, Shkodrës Reaksionare, qytetit që nuk e nënshtroi dot krejtësisht as Enver Hoxha, sot i mungon dhe PD…

“Se ashtu ishin rrethanat”, Basha i hoqi Shkodrës, pa një shpjegim a arsyetim publik, Topallin, që inat ta kesh, po s’mund t’ia mohosh që i ka dhënë shumë qytetit…pa përmendur çfarë simbolizon për qytetin historia personale dhe e familjes së saj…

Basha, po prapë, si gjithmonë, nuk merret vesh nëse do të rikandidojë Voltanën apo po kërkon kandidat tjetër….8 muaj para zgjedhjeve…

Ndërkohë që, nxjerr deputet Korçe për të folur për situatën në Shkodër, duke shpërfillur dhe fyer deputetët e qytetit…aq sa së bashku me kryebashkiaken i vendos në rresht të dytë, siç vendosen fëmijët me parulla për dekor për Udhëheqësin…

Për më tepër, shkodranët e dinë: Lulzim Basha ka qenë dhe Ministër i Brendshëm…dhe bandat “nuk i gjeti gjë”…..

Sa për seminarin “e gjendjes pranë shkodranëve” në Hotel Rozafa, përgjigjen ia dhanë shkodranët…me mospërgjigje…

Për një të vetquajtur Lider Opozite, që pasi heq rrobat e kuqe të plazhit, i abronzuar, kthehet e mban një seminar mbi mafian e qytetit….

Shkodranët kanë veç Barcaleta….

Ndaj dhe Apeli i Dom Artur Jakut, është i vetmi apel që shkodranët dëgjojnë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *