Shkrimtari shqiptar fiton çmimin për romanin më të mirë romantik në SHBA

Shkrimtari shqiptar Amedeo Baçi ka fituar një çmim mjaft të rëndësishëm në SHBA.

NABE, (Nacional Association of Book Entrepreneurs) ,i ka akorduar çmimin e romanit më të mirë në kategorinë e krijimtarisë romantike në USA shkrimtarit shqiptar.

Çmimi “Pinnacle Achievement Award” jepet për romanin “Between Heartaches and Love” – “Mes dhimbjes dhe dashurisë”.

NABE që jep çmimin “Pinnacle”, është organizimi më i madh i sipërmarrësve të librit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në tërë botën, që njihet e respektohet si qendra kryesore dhe specifike që vlerëson autorët më të mirë të vitit nga të gjitha vendet e botës.

Baçi është autor i rreth 40 romaneve me prozë të gjatë në dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare.

Baçi u bë mjaft i njohur, kur një histori dashurie do të niste të tregohej sa në një studio televizive në një tjetër, dhe personazhe të kësaj historie ishin Lumturi Kodra dhe shkrimtari Amedeo Baçi.

Gjithçka mes të dyve ka përfunduar në gjykatë, ndërsa Baçi duket se po e shijon suksesin e tij edhe jashtë kufijve.

 

                 Loading...