VIDEO: Ndjekje si nëpër filma, policia i vihet pas gruas që ecte me 160 km/h

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një grua në Teksas, SHBA është filmuar live nga televizionet amerikane, ku shihet teksa ecën me shpejtësi duke u munduar t’i ikë patrullave të policisë. 

Caitlyn Rodriguez, 29-vjeç, shihet duke vozitur me 160 kilometra në orë nëpër një autostradë edhe pse në makinë kishte fëmijën e saj. 

Por kjo nuk e pengoi këtë grua që të ecte me shpejtësi të madhe duke rrezikuar edhe qytetarët e tjerë. 

Duke ikur nga policia Caitlyn Rodriguez në një moment humb kontrollin dhe përplaset me një veturë tjetër. Por, duket se kjo nuk i mjaftoi asaj, pasi tentoi të arratiset nga vendi i ngjarjes së bashku me foshnjën. 

Rodriguez tenton të futet në një veturë tjetër, por dështon pasi e kap policia. (TemA) 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *