VIDEO/ Rama i bën një premtim Manuelit: Nëse shkëlqen me nota, do të sjell fanellën e Messi-t, nëse jo maksimumi një fanellë të Tironës

5 Shtator 2018, 15:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në familjen Musi, e cila merr ndihmën ekonomike për t’i dhuruar librat falas për dy djemtë, Agimin dhe Manuelin, që këtë vit nisin klasën e 5-të dhe të 6-të. 

Ne i kemi bërë librat falas nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë për të gjithë ata që janë nga familje që kanë disa nevoja më shumë se të tjerët, librat janë falas dhe kështu balancohen të dyja.  

Nga e para në të katërtën është për të gjithë, nga e pesta e më lartë është vetëm për ata që janë familje në nevojë, fëmijët e tretë”, – tha Kryeministri Rama. 

Duke diskutuar me fëmijët, kreu i qeverisë i pyeti për skuadrat që bëjnë tifo, ku njëri prej djemve i tha se ndjek skuadrën e Tiranës dhe të Barcelonës, Rama i bëri një tjetër premtim. 

“Nëse më premton që do shkëlqesh me nota, me 10-a,  do të  sjell fanellën e Leo Messi-t. Po nëse merr nota poshtë 8-s maksimumi një fanellë të Tironës merr,” i tha Rama. 

Për t’i dhënë librat fëmijëve të familjes  Musi, në Allias, kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini si dhe mësueset kujdestare të djemve. (TemA) 

 

2 komente në “VIDEO/ Rama i bën një premtim Manuelit: Nëse shkëlqen me nota, do të sjell fanellën e Messi-t, nëse jo maksimumi një fanellë të Tironës”

  1. Gjon says:

    Jepi leke familjes te ushqeje femijet po leri fanellat e tirones

  2. Demokracia Shqiptare - Produkt Skarco i P.P.SH-së. says:

    Dil me 10-ta ke 1 fanele te Messit dhe kur te mbarosh shkollen pa asnje te ardhme emigrant ose azilant JASHTE.
    Dil me 7-ta ose 8-ta ke 1 fanele te Tirones dhe kur te mbarosh shkollen ke te ardhme ne FRESH shihemi ne JALE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje