Zmbrapset Hashim Thaçi, të premten s’do ta hapë çështjen e kufijve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pavarësisht paralajmërimeve, “Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Thaçi, javë më parë, kishte paralajmëruar se gjatë shtatorit do ta prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Megjithatë, në takimin e së premtes të Thaçit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçic nuk do të diskutohet për “korrigjimin e kufijve” dhe as për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Korrigjimi i kufijve dhe Asociacioni nuk do të  jenë në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë zyra e presidentit për gazetën “Zëri”.

Sipas zyrës së presidentit Thaçi, në takimin e pasnesërm do të diskutohet rreth “modaliteteve” për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *