“18 vrasje në vitin 2010, 7 në vitin 2018”, PD komenton shifrat e Shkodrës: Patëm 11 vrasje më shumë por ne i zbardhëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të mazhorancës e cila nënvizon se alarmi i opozitës për sigurinë në Shkodër është fals pasi shifrat tregojnë që gjatë vitit 2010 kur Basha ushtronte detyrën si ministër i Brendshëm, në këtë qark janë ekzekutuar 18 persona.

“Selia blu”, ka pranuar shifrat duke deklaruar se qeveria “Berisha” mundi të zbardhë 89% të vrasjeve.

“Gjysëm të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra!

Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër.

E vërteta është se:

Në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve. 
Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit êshtë zero.

Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim!

Çlirimi i qeverisë nga krimi ështe prioriteti madhor i shoqërisë sot”, nënvizon PD. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në ““18 vrasje në vitin 2010, 7 në vitin 2018”, PD komenton shifrat e Shkodrës: Patëm 11 vrasje më shumë por ne i zbardhëm”

  1. M A R K O says:

    Per te mbyll ket muhabet e lagu se lagu duhet me u vra Berisha a Basha.

  2. Milan says:

    Bravo Marko,nuk ka zgjidhje tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *