“Armë, makina të blinduara, euro, veshje antiplumb dhe 4 të arrestuar”, policia zbardh detajet e super aksionit në Shkodër. Reagon dhe Prokuroria

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar dje në Shkodër ku u arrestuan 4 persona, si dhe i sekuestruan armë zjarri dhe 6 makina të blinduara.

Në pragat e policisë ranë Ilir Bajri, Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç. Ndërkohë një person është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Shkodër.

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, zhvilluar këto hetime në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjërë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie. Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.

Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim.

Të arrestuar janë:

Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;

Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);

6 mjete të blinduara;

rreth 800 fishekë;

1 armë e ftohtë

10.500 euro;

3 makina lojërash fati;

njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;

telefona celularë dhe karta telefonike;

2 veshje antiplumb.

“Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta. Ne deshirojme të falenderojmë shumë perzemersisht qytetarët e Shkodrës për mbeshtetjen që na japin cdo ditë në ushtrimin e detyrës sonë të vështirë dhe vecanerisht për qetësinë dhe mbeshtetjen që na dhanë gjatë këtij operacioni. Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqiperisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsin e forës së ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon”.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka vijuar hetimet intensive për  identifikimin e autorëve të krimeve të rënda që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës në muajt e fundit.

Çmojmë bashkëpunimin në nivel të lartë me Policinë e Shtetit për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për lejimin e kontrollit të banesave dhe vendeve të tjera.

Mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të deduktuar nga provat e administruara deri në këtë moment procedural i paraqitëm gjykatës kërkesën për të lejuar kontrollin e banesave dhe vendeve të tjera, në të cilat mund të gjendeshin prova me rëndësi për hetimin.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.  Gjatë kontrollit janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar disa prova materiale, mbajtja e të cilave përbën vepër penale, për kryerjen e të cilave janë arrestuar 4 shtetas.

Duke pasur njëkohësisht mbështetjen e fortë të Prokurorisë së Përgjithshme, ritheksojmë vullnetin e palëkundur për të përmbushur detyrat në përputhshmëri me ligjin për goditjen e krimit.

(TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...