"Armë, makina të blinduara, euro, veshje antiplumb dhe 4 të arrestuar", policia zbardh detajet e super aksionit në Shkodër. Reagon dhe Prokuroria

6 Shtator 2018, 10:41Politika TEMA

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar dje në Shkodër ku u arrestuan 4 persona, si dhe i sekuestruan armë zjarri dhe 6 makina të blinduara.

Në pragat e policisë ranë Ilir Bajri, Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç. Ndërkohë një person është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Shkodër.

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, zhvilluar këto hetime në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjërë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie. Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.

Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim.

Të arrestuar janë:

Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;

Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);

6 mjete të blinduara;

rreth 800 fishekë;

1 armë e ftohtë

10.500 euro;

3 makina lojërash fati;

njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;

telefona celularë dhe karta telefonike;

2 veshje antiplumb.

“Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta. Ne deshirojme të falenderojmë shumë perzemersisht qytetarët e Shkodrës për mbeshtetjen që na japin cdo ditë në ushtrimin e detyrës sonë të vështirë dhe vecanerisht për qetësinë dhe mbeshtetjen që na dhanë gjatë këtij operacioni. Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqiperisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsin e forës së ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon”.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka vijuar hetimet intensive për  identifikimin e autorëve të krimeve të rënda që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës në muajt e fundit.

Çmojmë bashkëpunimin në nivel të lartë me Policinë e Shtetit për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për lejimin e kontrollit të banesave dhe vendeve të tjera.

Mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të deduktuar nga provat e administruara deri në këtë moment procedural i paraqitëm gjykatës kërkesën për të lejuar kontrollin e banesave dhe vendeve të tjera, në të cilat mund të gjendeshin prova me rëndësi për hetimin.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.  Gjatë kontrollit janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar disa prova materiale, mbajtja e të cilave përbën vepër penale, për kryerjen e të cilave janë arrestuar 4 shtetas.

Duke pasur njëkohësisht mbështetjen e fortë të Prokurorisë së Përgjithshme, ritheksojmë vullnetin e palëkundur për të përmbushur detyrat në përputhshmëri me ligjin për goditjen e krimit.

(TemA)

 

10 komente në ““Armë, makina të blinduara, euro, veshje antiplumb dhe 4 të arrestuar”, policia zbardh detajet e super aksionit në Shkodër. Reagon dhe Prokuroria”

  1. Shqip says:

    Nga te 4 te arrestuarit 3 paskan emra te cuditshem anormale.Problemi qenka i vjeter fillon nga prinderit.

  2. nje antiturk i betuar says:

    Kater turq , shikoni emrat dhe gjykoni .

  3. HQ-18 says:

    Një pikë uji…
    Në oqean ka peshq të mëdhenj, ka peshkaqenë, balena etj…

  4. Hosteni says:

    Masakra qe eshte bere vitet e fundit. Emra qe as vete prinderit injorante nuk i shqiptojne dot. Vari leshte…

  5. Andi says:

    Si zakonisht kjo eshte tymnaja per te terhequr vemendjen nga cfare ndodh ne ate qytet. Nuk e kuptoj pse nje jelek antiplumb eshte nje material i paligjshem dhe duhet te sekuestrohet???

  6. Jimi says:

    Pse ti Andi mendon se sot erdhi koha qe ne te mos dalim me ne shetitjeme me tshirt, apo bluze e kanotjere por me jelejk antiplumb, pasi do te dukemi me trendi?

  7. Refik Malo (oficer ne pension) says:

    5-6 dite burg e dalin prap, pse jane ne sherbim te pulatikes, por kujdesen per interesat e veta. Ju shkerdhefsha opoziten qe s’guxoi ne Shkoder te permendte nje emer te vetem. Opozite anonime, do te fitoni leshin. Merrni shembull nga banditet e LSI, Monika dhe Liri, kercenojne me emer e mbiemer ne mes te dites e s’iu ben terr syri.

  8. DINGO says:

    Keta jane te gjithe Kolone Turq te mbetur ne Shkoder nga Pushtimi turk,i gjithe Kiras,Zdrale,Zooteknika dhe Xhabia,Perash jane TURQ me emra dhe Tradita jane Kriminela te lindur,Barbar pjelle.Keta duhet te egzekutohen ne fsheftesi dhe te pastrohet vendi.Shkodra ishte dhe eshte nje MIX me turq dhe maloke,mut njeri-kake tjetri.Flasim per njerez mizor qe nuk kane asnje gjen europian.

  9. Skifteri says:

    I paskeni lujt fene….

  10. Kadri Kadiu, USA says:

    Prisni tani kur Sali Shpellari, kryekrimineli i Shqipërisë, t’iu akuzojë për raprezalje në Popull. Pastaj dhe Like FLORIRI, kryehajduti i Shqipërisë, do të dalë në një konferencë shtypi e t’i kërkojë Policisë që të veprojë “me qetësi e dashuri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje