DOSSIER: Forca e shtetit në vitin ‘36, ja si i mbronte kryeministri Mehdi Frashëri të drejtat shqiptarëve në Greqi

6 Shtator 2018, 17:38Dossier TEMA

Mehdi Frasheri: Qeverija greke, për t’i gjetun nji shkak për ti marrë mallin e sajë, vendimin e mandatarëve nuk asht tue e marrë parasyshë, kështu Zonja në fjalë, me gjithë fëmijët e vegjël të sajë, ndodhet në mizerje nëpër sokaket…

Në fillim të viteve ’30-të  shteti shqiptar kishte në fokus të vëmendjes së tij edhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi, të cilët në valën e shkëmbimeve të popullsisë me Turqinë, shpesh përziheshin nga pronat e tyre me prendimin se ishin muslimanë turq.

Në arkivat shqiptare gjenden qindra ankesa nga shqiptarë të Greqisë që qahen për këtë arsye dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit shqiptar për të mbrojtur të drejtat e tyre. Një prej këtyre rasteve ishte i një zonje që jetonte në Janinë.

Për fatin e saj interesohej vetë kryeminsitri Mehdi Frashëri, i cili i shkruante Ministrisë së Jashtme të ndërhynte në rrugë diplomatike për t’i njohur asaj të drejtën që të qëndrojë në pronat e saj.

Mehdi Frashëri e quan padrejtësi flagrante atë cfarë i kishte ndodhur zonjës Vehibe, dhe kërkon të bëhen “demarshët e duhuna pranë qeverisë greke.”

Dokumentacioni që ruhet në dosjen I-1548, të Fondit të Këshillit të Ministrave, i vitit 1936, dëshmon se çështja e zonjës Vehibe ishte trajtuar edhe në instancat e larta të Oborrit Mbretëror dhe se komunikimi zyrtar për zgjidhjen e problemit të saj kishte vijuar deri në tetor të atij viti.

Dokumentacioni nuk zbulon se çfarë ndodhi më tej me fatin e kësaj zonje shqiptare që i mohoheshin të drejtat në Greqi, por dëshmon qartë angazhimin e shtetit shqiptar për të shqyrtuar çdo rast në mbrojtje të të drjetat e të gjithë shqiptarëve që përndiqeshin e dhunoheshin në vendet ku jetonin. Sot diçka e tillë është gati e paimagjinueshme.

Dokumenti i plotë:

20.3.1936

Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tiranë

Siç do të merret vesh nga aktet e bashkangjituna, Zonja Vehibe, e shoqja e Z. Hajati, i biri  Ahmet Hulusi, dhe e bija e z. Hajri Paçanda, qi banon aktualisht në Janinë, për shkak se asht provue origjina e sajë shqiptare, ishte përjashtue nga shkëmbimi i detyrueshëm i pakicave turko-myslimane të Greqisë dhe kjo gja merret vesht nga dosari i pakicave të shkëmbyeshme nr.4/31/315/474 të seksionit për mbrojtjen e pakicave në Lidhjen e Kombeve.

Me gjithë kët, Qeverija greke, për t’i gjetun nji shkak për ti marrë mallin e sajë, vendimin e mandatarëve nuk asht tue e marrë parasyshë, kështu Zonja në fjalë, me gjithë fëmijët e vegjël të sajë, ndodhet në mizerje nëpër sokaket.

Prandaj lutem që ti hiqni vërejtjen Ministrit Fuqiplotë të Greqisë këtu për reparimin e kësaj padrejtësije, dhe ti jepni instruksjonet e duhuna ministrit fuqiplotë të mbretnisë shqiptare n’Athinë, z.Xhafer Vilës, për të bamë demarshet e duhuna pranë Qeverisë greke mbi këtë padrejtësi flagrante.

Përfundiumi të na njoftohet.

Kryeministri Mehdi Frashëri(tesheshi)

13 komente në “DOSSIER: Forca e shtetit në vitin ‘36, ja si i mbronte kryeministri Mehdi Frashëri të drejtat shqiptarëve në Greqi”

  1. ME EMER says:

    ..dhe qeveria greke e plotesoj kete , mbas kater vjet hyri ne shqiperi , kur mbreti zog vodhi thesarin dhe pasi kaloj neper greqi , u be “syrgjyn ” a dicka te tille si i thote turku , me te cilin nuk me lidh asnje qime ..!

  2. Cobo says:

    Mehdi Frasheri ka qene figure brilante. Njeri me kulture, kurajo dhe eksperience te madhe politike.

    1. lola says:

      po, po ky qe firmosi Protokollin e Korfuzit, qe praktikisht e shiste Shqiperine…

  3. Pellazgos says:

    Cpune ka Turqia ne vitin 1936 ne qofte se keta e konsideronin veten “Shqipetare”?
    Keta te ashtuquajture Cemer e kishin per nder qe ishin Turq,ashtu si Ismail Vlora dhe Naim Frasheri,Samiu,Abdullahu dhe dhjetra myslimane shqipetare u shkolluan d.m.th u bene Njerez ne Gimnasion e Janines dhe shkuan tek Dum Baba,kjo eshte e verteta.
    Dhe po mos te qe Amerika dhe Anglia nuk do kishte Shqiperi myslimane.
    Qellimi dihet qe sa me pak Orthodhokse kaq me pak influence Ruse.
    Kjo ishte edhe aresyeja qe Qivernisin Dhimokratike te Theofan Stilian Mavromatis nuk e njohu asnje shtet i Madh,as Amerika,as Italia,as Anglia.
    Donin me mire nje servil turk se sa nje Patriote Epirote.

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Shko mor gomar grekiiss , kush i pordhat perralla! Sot ne kulmin e civilizimit…e keni nga frika jeni te humburit ..edhe te perradhave tuaja :me analiza te ADN-se je nga lindja…Pirdhuni..Na tregoni ne se si e kush jemi??? majmune te europes, PIRDHUNI NE QIPRO!

    2. Luti says:

      Po perse ne kenget e tyre ushtaret Grek te vorio ep..it Grek ne luften e pare Boterore kendonin ‘Oj nene po vdes ne malet e Shqiperise’. Perse nuk kendonin po vdesim ne malet e GERRQISE (tende FALLCO) . Me keto PALACOLLIQE qe shkruan turperon veten dhe asgje me teper. Identitetin Shqiptaret e Cameris e kane ruajtur duke derdhur gjak lumej ne shekuj kundra cdo lloj pushtuesi.

  4. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    Vehabia mori ”to makri”[madje me gunga] sepse pasuria e saj ishte me qitap turk,dhuruar te pareve te saj per poshtersi dhe bashkepunim me hordhite osmane kunder popullit kristian grek……………………

    1. e verteta says:

      Qe ti je nje fashist e ksenofob ssshqipfoles i kontureve te Megalo Ide-se kjo duket.Greku perpara se te ishte grek ishte shqiptar pellazg.Kete e ka shkruar Marko Bocari e Xhavella ne nje leter derguar vellezerve arberor me fe muslimane. Ti je nje trushpelare qe te eshte bere gjaku uji duke mbrojtur genocidin. Vemje!

    2. undefined says:

      Mire Vehabia e kishte qitapin “turk” po ku e kishin apo kane edhe sot qitapin kristianet “greke” more rendelecpuar “te gjatin” me gunga keni ore b…q…sepse te gjithe ato kristian jane ose camet ortodoks te zbritur nga Malet e Cameris qe nuk kishin gje tjeter pervec brekeve qe u vinin era shurre ose jane kopilat e Anadollit qe u vendosen aty kur u debuan camet mysliman te vetmit me tapi te atyre tokave more baxhelle forumi

  5. fshatari pafshat says:

    Kush eshte ai Loqe me fjongo qe e ka formuluar kete shenim me kete derro titull dhe, zero permbajtje ???!!! Nuk ka det e jo me lume qe ta laje varferine, mizerjen, poshterimin, injorancen, tradhetine,… ndaj popullit – gjate monarkise fashiste Zogolliane. Letra te tilla, gjysmake, – sepse nuk e dime se sa e cau karin qeveria greke per porosine e Mediut – ka patur e do te kete gjithmone ne kancelarite shtetrore. Do beni mire te shkoni ne arkivin e MPJashtme dhe te gjeni e lexoni letra me te verteta te jetuara (ka qindra te tilla) te shkruara me dore, kopjativ, ku tregohet se si greket i’u futnin doren ne vagine grave came shqiptare dhe ua nxirrnin femijet si ushqim per qente. Keto shkruani ju.
    Lereni LUMON beqar, kurvar, letrar, etj., nuk po zgjatem meqe eshte Frasherlli, se nuk i hyn ne pune as dreqit.
    Dhe shikoni se si iken, firuan burrat e vertete shqipetare dhe Shqiperia. Nuk ka kusht ti ndale. Fund i Filmit.

  6. Lili says:

    Me emer,
    shteti shqiptar ,nepermjet nenpuneset e tij,bile beri detyren si duhet e si i ka hije nje shteti
    Kurse sot…

  7. Bossi says:

    Pastaj i djame Shen Naumin dhe Vermoshin jugosllave dhe hoqem shulet e pushkes dhe ja shiti Italise Gjithe Shqiperine

  8. emigranti says:

    Kjo tregon forcen e shtetit te asaj kohe qe parim baze kishte reciprocitetin dhe jo parimin idiotesk ( Shqiperia faktor paqeje e stabiliteti ne rajon kur dihet qe fuqia jone eshte minimale dhe behet fjale vetem per leshime qe duhet ti bejme fqinjeve per te ruajtur stabilitetin ).
    Ne kete periudhe si Greqia edhe Jugosllavia bene marreveshje shkembimi popullate me Turqine ne dem te popullsise shqiptare ( qe ta dine mire turkoshaket se Turqia gjithnje e ka konsideruar vendin tone si placke per shkembime ne favor te saj ) .
    Persa I perket Shen Naumit qe permend dikush, lexo Mehdi Frasherin qe me mburrje flet per shkembimin e tokave ne Vermosh e Shen Naum, ku per kete te fundit pas shume perpjekjesh, arrin me 1926 te marre dyfishin e tokave duke shtyre kufirin qe ishte shume afer rruges nacionale Korce-Pogradec pertej pikes strategjike. Mehdi Frasheri ka qene ne ate kohe kryetar I komisionit shqiptar per rishikimin e kufijve dhe eshte dalluar per nje pune te palodhur, por komunistet e djeshem dhe litari I lene perjashta permendin jo shkembimin, por vetem cfare eshte dhene duke mos treguar cfare eshte marre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje