FOTOT: 230 mijë turistë rrugëtojnë nga Velipoja në Theth, ja bukuritë marramendëse në zonat e mbrojtura të Shkodrës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

230 mijë turistë vizitojnë Zonat e Mbrojtura në Qarkun Shkodër këtë sezon turistik. Këtë shifër e konfirmon specialistja e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Age Martini.

Shkodra ka disa pika me akses turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit, por më të vizituarat këtë sezon veror kanë qenë Velipoja dhe Thethi. Age Martini thotë se “Velipoja pati prioritet këtë verë edhe për arsye të motit të freskët që largoi për disa ditë pushuesit e plazheve drejt kësaj zone me një bukuri të rrallë natyrore dhe mundësi vëzhgimi të shpendëve ujorë”.

Thethi ishte një tjetër destinacion i preferuar për turizmin malor dhe atë të aventurës.Lugina e gjelbëruar,ujërrjedhat malore, kullat e vjetra mbushur me histori e gojëdhëna si dhe ushqimi bio, e bëjnë të preferuar në çdo stinë këtë fshat malor. Age Martini thotë se “sivjet patëm dyfishin e lëvizjes turistike krahasuar me vitin e kaluar, ku një ndihmesë të veçantë dhanë djemtë dhe vajzat e “Smile Albania”, rreth 700 syresh të shpërndarë në mbarë pikat e vizitueshme të zonës.

Ditët e ngrohta nuk kanë mbaruar akoma dhe pas tyre do të nisë turizmi i “bardhë” apo ai i maleve me borë dhe kështu që Qarku i Shkodrës i ka të gjitha mundësitë ta zhvilloj atë që nga Kelmendi deri në malet e Dukagjinit”, thotë specialistja e AdZM-së Shkodër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

2 komente në “FOTOT: 230 mijë turistë rrugëtojnë nga Velipoja në Theth, ja bukuritë marramendëse në zonat e mbrojtura të Shkodrës”

  1. rexha 10 says:

    MOSE HARRO QE TI KUJTOSHE KETA TURISTE, ME BUKE NE TORBE <<<ose<<<<<<buke me vete<<>>>>>.

  2. ju dhjesha kryqin me mut turizem te ju o shpellar te ndyte e degjenerut shkodren o plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *