Gjendet i vrarë një 43-vjeçar në Memaliaj, dyshohet se u ekzekutua si “informator” i policisë për mbjelljen e disa parcelave me hashash

Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Memaliajt të Tepelenës këtë të enjte. Mësohet se viktima është Alket Muho, 42 vjeç.

Muho u gjet i pajetë në Gllavë të Memaliajt, në fshatin ku edhe jetonte. Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese.

Burime pranë grupit hetimor thanë për “Panorama”, se rreth 10 ditë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash.

Sinjalizimi i SHCKB-së së Tiranës është bërë pasi mendohet se 42-vjeçari nuk ka pasur besim te strukturat lokale.

Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator ka informuar policinë lokale, që ka ndërhyrë dhe ka asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike.

Ndërkohë, ditën e sotme, efektivët e kanë gjetur të pajetë.

Nga këqyrja parapake e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar me breshëri automatiku.

Njoftimi paraprak i policisë lidhur me ngjarjen:

“Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...