Gjendet i vrarë një 43-vjeçar në Memaliaj, dyshohet se u ekzekutua si "informator" i policisë për mbjelljen e disa parcelave me hashash

6 Shtator 2018, 18:44Kronika TEMA

Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Memaliajt të Tepelenës këtë të enjte. Mësohet se viktima është Alket Muho, 42 vjeç.

Muho u gjet i pajetë në Gllavë të Memaliajt, në fshatin ku edhe jetonte. Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese.

Burime pranë grupit hetimor thanë për “Panorama”, se rreth 10 ditë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash.

Sinjalizimi i SHCKB-së së Tiranës është bërë pasi mendohet se 42-vjeçari nuk ka pasur besim te strukturat lokale.

Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator ka informuar policinë lokale, që ka ndërhyrë dhe ka asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike.

Ndërkohë, ditën e sotme, efektivët e kanë gjetur të pajetë.

Nga këqyrja parapake e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar me breshëri automatiku.

Njoftimi paraprak i policisë lidhur me ngjarjen:

“Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

9 komente në “Gjendet i vrarë një 43-vjeçar në Memaliaj, dyshohet se u ekzekutua si “informator” i policisë për mbjelljen e disa parcelave me hashash”

  1. AGERON says:

    I KENI QI ROBT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    NE MEKSIKE JEMI KETU? SIKUR PO LUFTON EL CHAPO ME EL MENCHON.

    JU QIFHSA EDI RAMEN, FATMIR XHAFEN E TE GJITHE SOROLLOPIN E BAJGAVE KOMUNISTE DHE KRIMINELEVE.

    SUMA E BYTHMIR BUSHATIT NUK I FSHEH DOT ME BAJROVICET/BAJRAJT E SHKODRES.

    NE PS DO PERFUNDONI TE GJITHE

    1. 123 says:

      Ik mer kar. Komunisti ta fuste me shkop gome kokes po te peshtyje pertoke.

      1. AGERON says:

        Edhe ne ju kemi shkep jo pak ju bajgat komuniste ne 1992-1997.

        Psh. Rames ja kemi thyer hunden dhe dhembet, tani i thyejme koken!

  2. PËR POLICINË QË NUK DUAM !!! says:

    ÇFARE DO ZBARDHNI ???
    AI JU ZBARDHI, JU E NXITE !!!

  3. Demokracia Shqiptare - Produkt Skarco i P.PSH-së. says:

    Babale vlonjati, per mosbesim te Policia e Xhafes, fitoi azil politik ne KOSOVE.
    Alket Muho i shkreti, per besim te Policia e Xhafes, fitoi azil ne BOTEN TJETER.
    RROFSHIN SHQIPTARET E NDERSHEM!!!
    POSHTE MAFIA POLITIKE!!!
    HAKMARRJE!!!

  4. Ledio says:

    Nga doli ky informacion? Pa tjeter ka dale nga SHKPB ose nga nga shefat e krimit ne Tepelene. Perderisa e di edhe gazeta Tema per cfare mund te jete vrare , e kam marre Mu.. kete shtet shkerdhatash me ne krye shalegjatin edhe te droguarin Edi Rama.

  5. IVONI says:

    .. NUK DO SHUME MEND ..~ KRIMI ESHTE NE SHTET ..! KESHTU NDODH KUDO NE BOTE KU QEVERISIN RRUGACET ..! SHTET DHE OPOZITE JANE NJE ..! KUJT TI DREJTOHET NJERIU I NDERESHEM ..!?

  6. Lani says:

    Policia ne duart e malokeve qofshin te jugut apo veriut, eshte si ti vesh ujkut melcite ne qafe. Po bejne punen e policit per hir te rrockes (sepse rroge nuk mund te quhet ajo e policit) valle? Eshte njelloj si ti vesh ujkut melcite ne qafe.

  7. Eri says:

    Po a kane thene kushedi sa hereqe shefat e polocise ngarkonin thaset me droge.Ka nevoje per nje pastrim me themel policia e shtetit nga funsionare qe i sherbejne krimit ose jane krimi vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje