Kapiteni Agolli: Më duket sikur s'kam ikur nga Kombëtarja, objektivi jonë është të paraqitemi mirë

6 Shtator 2018, 19:05Sport TEMA

Në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm përballë Izraelit, i pranishëm ishte dhe kapiteni i kuqezinjve Ansi Agolli.

Mbrojtësi 35-vjeçar u shpreh i lumtur për rikthimin në kombëtare duke shtuar se skuadra është gati për nesër.

“Ne do të jemi gati, kurdoherë që Kombëtarja ka nevojë. Për çdo futbollist shqiptar Kombëtarja është maksimumi. Vimë këtu japim eksperiencën tonë dhe ndihmën tonë. Vijmë këtu për të bërë maksimumin në fushë.

Më duket sikur skam ikur nga Kombëtarja, dhe kam 1 jetë. Janë të njëjtët djem, që do të japin maksimumin. Është një klimë pozitive kemi punuar mirë dhe skuadra është gati për nesër.

Nuk është momenti të kujtojmë humbjet në miqësore. Në bazë të humbjeve, grupi ka marrë shumë mësime. Nesër do të jetë diçka ndryshe.

Është herë të flasim për fundin. Është eksperiencë e re. Objektivi i parë i jonë është të paraqitemi mirë dhe pse jo të fitojmë ndeshjen. Do shikojmë ecurinë e skuadrës”, deklaroi kapiteni i kuqezinjve Ansi Agolli. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje